Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
31 mai 2008

Mai 68, Franca dhe presidenti i saj

Mai68_maoisme

Thuhet që francezët i kanë shumë qejf përvjetorët dhe ceremonitë. Maji 68 si një nga ngjarjet më të rëndësishme në këto dy shekujt e fundit, nuk munë të bëjë përjashtim në festivitete. Veç përvjetori nuk justifikon numrin e librave, emisioneve televizive, artikujve në gazeta që kanë shpërthyer këtë fillim viti rreth ngjarjes dhe që u intesifikuan në këtë muaj. Arseja është paragrafi i mëposhtëm:

Në fjalimin e tij më 29 prill 2007 kandidati për president, tashmë president, afirmonte : “Maj 68 na impozoi relativizmin intelektual dhe moral” : “Trashëgimtarët e Majit 68 impozuan idenë që gjithshka vlen ... Ata këmbëngulnin që nxënësi vlen po aq sa mësuesi, që nota në shkollë nuk duhet aplikuar për të mos traumatizuar nxënësit jo të mirë, dhe sidomos nuk duhet të ketë ngelje në klasë” “ në këto zgjedhje – vazhdon ai më poshtë – duhet të vendosim së bashku nëse vlerat e Majit ’68 duhet akoma ti respektojmë apo t’i varrosim më në fund për gjithmonë”.

Ironia e ngjarjeve bën që të gjitha mediat konfirmojnë që megjithëse ç’thotë apo ka thënë presidenti, ai vetë, me sjelljen e tij është jo vetëm mbrojtësi i kësaj lëvizjeje por deri edhe simboli.

Në fund të fundit çfarë ishte Maji ’68 – për mua ishte triumfi i individit mbi rregullat strikte të shoqërisë. Triumfi i gjykimit të secilit mbi imponimin e grupit. Çfarë po ndodh sot. Ky raport po vihet në petje sidomos nga fetë, nacionalizmi apo shivinizmi. Çfarë do ngelet në të ardhmen, jeta do ta tregojë se shoqëria nuk mund të rijë e ngurosur , drejtimi nuk mund ta parashikojùë?

Të djelë të këndshme qërshori.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
et e andivlora hajde gezuar mgjth nuk e kuptoj lidhjen me ate qe shkruaj por jam gjithmone per te gezuar.
A
Gezuar !
E
Tena :)
Publicité