Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
2 juin 2008

Aktualiteti, drejtesia, virgjëria dhe Franca

drejtesi

Nëse këto ditët e fundit do të shikoni titujt e shtypit/TV/radiove në Francë, lajmi më i ndeshur është anullimi i një martese për çështje virgjërie (të asaj sigurisht). Ajo që çudit më shumë të gjithë është që si është e mundur që në Francën e sotme, një Francë laike, ku jeta private nuk përzihet me publiken - tema të tilla të përdoren si argumenta përpara ligjit dhe që po ky ligj t’i quaj të drejta.

Le të kthehemi me konkretisht në ngjarjen. Mbas natës së parë të martesës, andej nga viti 2006, burri përzë gruan sepse ajo nuk ishte e virgjer. Pra martesa nuk është konsumuar dhe Dhëndri kërkon thjesht anullimin e martesës (ajo nuk ka ekzistuar ndonjëherë) dhe jo divorcin (të gjendurit i divorcuar).

Ligji francez i jep të drejtën çdonjëriu të anullojë një martesë me arsyen „Gabim mbi personin“. Ky ligj përdoret shpesh në raste p.sh. kur personi mund të ketë gënjyer mbi moshën, gjatësinë, nacionalitetin etj. Për të aplikuar këtë klozë, akuzuesi rastin e mësipërm akuzon të akuzuarën që i ka gënjyer mbi një cilësi primordiale për të. Për këtë arsye ai kërkon anullimin e martesës.

Në Francë, një kërkesë për gjykim në rradhë të parë duhet të jetë e pranueshme. Kjo kërkesë e ka kaluar këtë prove të parë. Dhe gjykimi është dhënë në favor të akuzuesit pasi e akuzuara ka pranuar publikisht që ka gënjyer.

Atëhere ku është ligji dhe ku është Maliqi ?

Në rradhë të parë mendoj që motivet e kësaj kërkese janë fetare dhe shteti Francez është një shtet laik – Pra zgjidhja e një problemi fetar me anë të një ligji laik është anormale

Në rradhë të dytë, virgjëria është një problem intim, privat dhe në Francë, jeta private nuk përzihet me jetën publike.

Ka shumë njerëz që thonë që kjo ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë pratagonistët e kësaj ngjarje por ky ishte vetëm një rast më e rëndësishmja dhe më shqetësuesja është diskutimi anakronik i virgjërisë sot në shoqërinë franceze dhe reziku i një disriminimi komunitar dhe regresion në të drejtat e grave në përgjithësi në shoqërinë e sotme.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
akullnaja, po perpiqem te pergjigjem çdo paragrafi se jane çeshtje te ndryshme.

1. si mendon ti se ka ndodhur ngjarja - vajza i eshte pergjigjur nje petsori? apo ka qene me sh nje genjeshter par omission si thone ketu. Behet fjale per rrethe sh tradicionaliste/apo kthim tek "tradicionet" ku pyetja e virgjerise as qe mund te imagjinohet te shtrohet.

Fatkeqesisht kjo moda e martesave me zor eshte rrikthyer dhe eshte nje problem ne familjet me origjine nga magrebit se regresojne te drejtat e individeve ne pergjithesi dhe sidomos te femrave.

Martesa civile normalisht eshte nje akt, nje kontrate e nenshkruar me shtetin ndaj eshte ky i fundit qe duhet ta ç'beje dhe ne kete rastin flasim per nje martese civile. Pra shteti pranon si arsye thelbesore - virgjerine. Pra kontrata tre-paleshe eshte zhbere per nje arsyet te pranuar nga te treja palet dhe eshte jo genjeshtra por "genjeshtra mbi virgjerine e asaj".

Ngjarja eshte vertet sh tronditese dhe shokuese sot ne fr kur diskutimet jane influenca e fese ne rrethinat e qyteteve (banlieu), mbulimi i kokes, izolimi i femrave etj etj dhe ja edhe shteti qe njeh virgjerine si vlere thelbesore te femres !
A
Mua më duket që gënjeshtra nuk bën pjesë te seduksioni nëse për përgjigjen pyetet shprehimisht. Unë s'mendoj fare se virgjëria është e detyrueshme, por nëse kërkon një burrë për të cilin është e rëndësishme, atëhere mendoj se ndershmëria (jo virgjëria) është e detyrueshme.

Dhe në fund të fundit, çfarë vlere ka ajo martesë e bërë me zor?

Drejtësia ka punët e veta, por një martesë është para së gjithash punë personale, dhe s'të detyron dot njeri të ndërrosh vlerat, kudo që jeton, sidomos nëse këto nuk prekin jetën e dikujt tjetër.

Unë jam akoma e habitur nga jehona e ngjarjes. Nuk e kam ndjekur me vëmendje të mjaftueshme sa për të thënë se cilit zjarr duan t'i fryjnë tamam, sepse më duket se çështja fillestare është e ashiqartë...
T
aklli, faleminderit per perkthimin
Degjova nje debat ku thuhej qe genjeshtra ben pjese tek seduktimi dhe ligjerisht nuk eshte nje argument qe drejtesia pranon per perioden para martese.
Tjeter, perfaqesuesit e fese muslumane te intervistuar ne TV, theksuan te gjithe qe virgjeria nuk eshte nje obligim, martesa po.

Genjeshtren edhe une nuk e pranoj ne parim - te bardhat (genjeshtra) i quaj bile edhe te domosdoshme. Nuk e di nese ajo per virgjerine eshte nje e tille veç personalisht si edhe ti, mendoj qe nuk duhet shtruar si çeshtje.

Ervivi, shpresoj te jete nje rast jurispridece qe te pakten nje vendim i tille te mos perserit me. (mendoj prandaj ministrja beri apel).
E
Elais, sorry ..jam gjithmon me vonese :s :D ...e rendesishme eshte qe more pergjigjen e sakte te pytjes.

Une jam e lodhur me idjotlliqet e ketyre, as qe e shoh me te nevojshme te ndjek çeshtjen.
Ne parlament ky debat u kthye ne nje sulm kunder ministres, e cila njehere thote diçka pastaj nderron mendje, e pastaj rebelohet....ohooooo, gjojna koti mnjf.

Sjam dakort me vendimin qe u mor, problemi eshte se ligji francez per kete çeshtje nuk eshte shume preçiz, them se do kete jurisprudence dhe do i gjehet nje ane si gjithmon.
A
Së pari, Elais, pjesa e relevante e ligjit thotë:

S'il y a eu erreur dans la personne, ou sur des qualités essentielles de la personne, l'autre époux peut demander la nullité du mariage.

Kjo përkthehet :

Nëse ka gabim (mashtrim) mbi personin, ose mbi cilësitë thelbësore të personit, bashkëshorti tjetër mund të kërkojë anullimin e martesës.

Tani gruaja e kishte pranuar që kishte gënjyer. Nëse për burrin ishte cilësi thelbësore, që duket se ishte, atëhere s'ka asnjë gjë për t'u çuditur. Besoj se gruaja e dinte që për burrin ishte e rëndësishme, përderisa e gënjeu.

A është virgjëria vlerë thelbësore në të gjitha kulturat dhe për të gjithë njerëzit? Jo.

A është e vërteta vlerë thelbësore në të gjitha kulturat? Të shpresojmë që PO.
Publicité