Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
16 juin 2008

Sot matura.

bac

Dhe e kam fjalën për të njëjtën gjë që mendoni. Sot fillojnë provimet e maturës. Provimet zgjasin pothuajse një javë dhe përgjigjet jepen në fillim të korrikut.

Pse po flas për maturën? kujtimet e dikurshme ? malli për provime ? as njëra as tjetrë por fakti që ky është lajmi më i rëndësishëm sot në Francë. Çdo gazetë, kanal televiziv apo emision radioje ka në gojë sot këtë provim. Në fillimet e mia këtu më dukej pak infantile gjithë kjo zhurmë. Jo se e quaja të parëndësishme apo të panjohur nga ana ime, besoj të gjithë kujtojmë atë muaj provimi, veç këtu merr përmasa mediatike me dukeshin të ekzagjeruara.

Sot lexova pak më shumë mbi këtë datë dhe pse. Le BAC [lë bak] është diplloma më popullore në Francë (në kuptimin e numrit të personave që kanë një të tillë). Kjo dipllomë shtetërore është vendosur me ligj në vitin 1808 (ua i thashe vetes me vedi) dhe quhet si niveli i parë universitar (shkollor në fakt). Francezët i japin një rëndësi të madhe dipllomave dhe mos posedimi i këtij niveli të parë ndihet në biseda. Kam ndeshur tashmë më shumë se një person që megjithëse shumë i aftë në postin e tij, në rastin më të parë, pohonte i kompleksuar, mungesën e dipllomës. Për të konfirmuar edhe një herë këtë rëndësi, provimin mund ta kalosh në çfardolloj moshe. P.sh këtë vit, mosha maksimale e regjistruar është 63 vjeç. Më e vogla 13 për të ekuilibruar statistikat. Përqindja e suksesit është afërsisht 83% të pjesmarrësve. Nuk e di nëse mund të konsiderohet shumë apo pak. Nuk e di në atdhe si kanë qënë dhe janë këto shifra. Tek ne mbase matura ka një % më të madhe suksesi por jo një njohje të njëjtë si dipllomë !

Ca kuriozitete gjuhësore mbi termin në shtete të ndryshëm për të gjetur origjinën në shqip në:
Në Austri quhet Matura
Në Itali quhet Maturita
Svicër, sipas gjuhëfolësve : Matiruté/Matura/Maturita
Zgjidhni origjinën në shqip ?

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Elais, kam pershtypjen qe ketu i ngjan vertet matures sone se eshte disa ditesh me provime mbi lende te ndryshme ne funksion te specialitetit qe ke zgjedhur - letrar, matematik apo profesion tjeter.
E
jo provimet tona te matures as une nuk i mbaj mend si shume stresuese. Madje me me frike/problem mbaj mend te kem pritur provimet e tetevjecares.
kam idene qe matura ne France ashtu si dhe Testimi nacional qe ketu behet me fillim te prillit eshte nje provim i gjate disa oresh me pyetje te fushave te ndryshme (matematike, letersi, gjuhesi etj).Dicka si SAT + TOEFL se bashku.

S'e di ndoshta ja fus kot, nuk me ka rastisur te shoh permbajtjen e ndonje provimi "mature" ketu.
T
Elais, nuk eshte keq si zgjidhje veç une nuk kam nje kujtim te nje gjeje sh te veshtire (veç hartimit ku isha zero me xhufka). Ne pergjithesi kush shkonte deri ne mature, e merrte provimin.
E
orgjina ne shqip
shah- mat
matura eshte kur te kapin mat :P
Publicité