Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
24 juin 2008

Komshinjtë

064Më besoni apo jo veç këtu nuk njoh akom koshijtë, njohje në kuptimin shqiptarçe me kuç e me maç. Njoh fytyrat, e sigurt se nuk ka ndryshime të mbëdhaja nga lagja. Ju them pothuajse të gjithëve mirëdita/mirëmbrëma, mos më pyesni për emrat dhe as nuk e kam idenë nëse të moshuarit kanë fëmijë apo të rinjtë vellezër et/ose motra. Pallati/shtëpia ku jetoj, nuk ka më shumë se 7 apo 8 apartamente. Thuhet që njerzit janë diskretë këtu, që nuk i fusin hundët në punët e të tjerëve koshijve veç më duket pak e çuditshme. Se p.sh. kur mbaron krypa apo vezët ?

Para ca vjetësh, nuk e di nga erdhi, ka thashetheme nga një pallat në Paris andej nga qershori (fillimi i tij) organizohet festa e pallatit. Njerzit marrin pjesë me entuziazëm se festa organizohet pothuajse gjithandej.

Fotografia, e marrë nga unë, tregon ca pensionista të lagjes duke festuar. Ishin të parët e festës dhe dukeshin të gëzuar dhe ju bë qejfi që i morra ne foto.

Pra si përfundim mbase i mungon guximi koshijeve të mia se do ishin gati të bënim lloqe. Ne si shtëpi/pallat i vogël, nuk patëm fatin të bënim festa !

Dhe më e rëndësishme, më errdhi një lajm që edhe në Shqipëri kanë filluar të tilla festa ! Qyqa u bëmë diskretë sit ë jashtmi edhe neve?

Publicité
Publicité
Commentaires
S
Ne kendin tim te veshtrimit, francezet me duken shume prapa ne mentalitet, duke i krahasuar me gjermanet ose anglezet.
Une kam jetuar ne boten anglosaksone per nje kohe shume te gjate dhe di ta bej mire dallimin midis dy boteve, asaj latine varfanjake, sic i quaj une latinet dhe botes se bollekut sic jane bota anglosaksone.
Kam jetuar ne Australi per nje kohe te gjate, dhe ne Angli, por ndryshimi eshte shume i madh.

Nje here isha me gjithe gruan time ne Nantes te Frances, dhe aty pashe me syte e mi se sa te varfer jane francezet,nje cift i ri rreth te nje 20 ave ishin ulur ne park, kur djali qe ishte i shoqeruar me vajzen u ngrit, nga stoli, dhe mori nje pale kepuce qe dikush i kishte harruar aty,
une dhe gruaja pame njeri-tjetrin ne sy.

Dhe nje rast tjeter ketu ne pallatin ku une jetoj
nje dite nxorra disa thase me rroba te perdorura,dhe i lashe poshte tek dera kryesore, kur zbres prape poshte pashe, se te gjitha rrobat i kishin marre vetem breket kishin lene aty dhe thaset marre.

Kjo ishte e para, e dyta sa per te afruar une nuk i njof per te tille,
shkoj rregullisht ne Club Med Gym ketu ne zonen 16 ne Paris pasi une ketu jetoj,
dhe asnje njeri nuk flet duken te gjithe "grumpy" thone anglezet.

Te me falni se dola pak nga tema po kjo eshte pershtypja ime per francezet.

Dikush nga ju do te pyes po pse une jetoj akoma ketu, dhe pergjigja ime eshte se e perdor si baze per te shkuar per te vizituar vende te tjera.

Faleminderit!
T
rrofte pleqeria (ha ha)
E
...jo jo, plaka e kishte ne terezi kshu...nuk e shqetesonte asgje nga ana e saja :D
T
ervivi me shkrive. çifti me sa duket ishte i lumtur dhe plaka nuk donte me ja dit apo jo?

SR, mbase do te jete kjo arsyeja, mosha dhe interesat e perbashketa se nuk do na dalin francezet tane me te ftohte se sa zvicerano-gjermanet tend mgjth (ha ha).
S
une kam nje raport gati shqiptar me komshinjte (pa thashethemet shqiptare): Kripe, e veze e vere, perkujdes kalamajsh, blerje pazari. Edhe festat i kemi, por zakonisht nuk presim festat dhe mblidhemi spontanisht ne kopesht dhe pime apo hame se bashku. Apo shofim kampionatin se bashku. Dhe i kam komshinjte te gjithe te rinj e plot me kalamaj.
Publicité