Parisi nje dashuri pa fund

Do të më pëlqente te pija nje kafe me miqte e mi çdo ditë dhe të ndanim bashkë lajme serioze po aq sa dhe budallalleqe

30 juin 2008

Motive

Refreni
Motivés, motivés
Il faut rester motivés !
Motivés, motivés
Il faut se motiver !
Motivés, motivés
Soyons motivés !
Motivés, motivés
Motivés, motivés !

Posté par tetena à 21:16 - Arti dhe artistat - Commentaires [0] - Permalien [#]


27 juin 2008

Bonbonet

100Kam folur per bonbonet estetikisht apo per raportin tim me to. Sot doja te flisja per bombonet dhe Francezet. Shpesh ne bisedat me koleget e mi kam pershtypjen qe ketu njerzit ngelin pak femije dhe kur rriten (apo shume femije ! diskutim i gjate ky). Kur dua te marr ndonje gje te embel ne pune per te festuar ndonje ngjarje te parendesishme, hezitoj mes nje kutie me çokollata apo nje tas te mbushur me bonbonet e femijut te shtepi.

Ne pamje te larmishme, ngjyra nga me te pabesueshme, ambalazhe qesharake - bonbonet jane kudo. Ne kete fotografi eshte nje tezge plot me te njejtin lloj bonboneje ne forma dhe ngjyra te ndryshme. Per ata qe nuk e kane degjuar ndonjehere (lidhja me siper eshte wikipedia dhe gjeni gjuhen qe njihji) eshte nje perzjerje sheqeri me veze te rrahura dhe gome pastaj e pjekur. Konsistenca eshte si sfungjer! as qe me shkon mendja t'i provoj. Nuk duhet te jeme transformuar akoma plotesisht vendalije me sa duket ! Nejse me shume mbi keto bonbone, pres deshmi se une nuk arrij t'i fus ne goje, jo se nuk jane te mira por nuk jane as te keqia - jane si azgje, sfungjer !

Posté par tetena à 22:37 - Franca dhe Francezët - Commentaires [4] - Permalien [#]

26 juin 2008

Emrat e përveçëm

bol_prenom_goelan

Kur nje shoqja ime shqiptare i vuri një emër francez djalit të saj, nuk dija çfarë t’i thosha dhe si të reagoja. Emri ishte një i vjetër që nuk përdoret më këtej nga anët tona. Meqë flitet për nga anët tona dhe këtu nuk bëhen komente mbi vendimet personale të njerzve nuk thashë gjë. Një deklaratë të ttjeshtë « ua emër fancez » dhe jo më shumë se nuk do bëhemi hipokrita sidoqoftë. Pra nëse interesoheni për emrat më në modë sot në Francë , lista më poshtë.

Pra emrat më të vënë sot në Francë janë :

Për vajzat:
Lea
Manon
Camille [Kamijë]
Chloe [Kloe]
Emma

Për çunat
Thomas [Toma]
Lucas [Lyka]
Theo [Teo]
Hugo [Ygo]
Maxime [Maksim]

Po si vihen emrat këtej nga Franca. Më përpara, ishte kalendari që vendoste emrin e fëmijut. Çdo ditë ka një emër në kalendarin katolik (nëse nuk gaboj). Imagjinoni ngatarrimet ! Sot janë sita interneti me statistika, lista pa fund, tendenca sipas viteteve, muajve, krahinave – që duhen studuar.

Posté par tetena à 22:40 - Franca, jo vetëm Parisi - Commentaires [6] - Permalien [#]

25 juin 2008

Vere e qete dhe pa dallge.

Sot ishin soldet (uljet e çmimeve masive). Nje vizite ne Paris jo e keshillueshme.

Bente kohe e mire, njerzit kishin veshur sandallet, Metroja ishte nje furre e vertete.

Lajmi i dites eshte heqja e reklamave nga televizioni shteteror francez, nuk e di pse te gjithe jane kondra.

Kam shume pune dhe nuk nga tja nis dhe aq me pak si ta bitis

Pushimet duken larg larg.

Blogostani me duket i fjetur ose kam humbur rrugen.

Kerkoj ide per gjallerimin e debateve apo te ideve ne koken time!

Posté par tetena à 23:09 - Commentaires [3] - Permalien [#]

24 juin 2008

Komshinjtë

064Më besoni apo jo veç këtu nuk njoh akom koshijtë, njohje në kuptimin shqiptarçe me kuç e me maç. Njoh fytyrat, e sigurt se nuk ka ndryshime të mbëdhaja nga lagja. Ju them pothuajse të gjithëve mirëdita/mirëmbrëma, mos më pyesni për emrat dhe as nuk e kam idenë nëse të moshuarit kanë fëmijë apo të rinjtë vellezër et/ose motra. Pallati/shtëpia ku jetoj, nuk ka më shumë se 7 apo 8 apartamente. Thuhet që njerzit janë diskretë këtu, që nuk i fusin hundët në punët e të tjerëve koshijve veç më duket pak e çuditshme. Se p.sh. kur mbaron krypa apo vezët ?

Para ca vjetësh, nuk e di nga erdhi, ka thashetheme nga një pallat në Paris andej nga qershori (fillimi i tij) organizohet festa e pallatit. Njerzit marrin pjesë me entuziazëm se festa organizohet pothuajse gjithandej.

Fotografia, e marrë nga unë, tregon ca pensionista të lagjes duke festuar. Ishin të parët e festës dhe dukeshin të gëzuar dhe ju bë qejfi që i morra ne foto.

Pra si përfundim mbase i mungon guximi koshijeve të mia se do ishin gati të bënim lloqe. Ne si shtëpi/pallat i vogël, nuk patëm fatin të bënim festa !

Dhe më e rëndësishme, më errdhi një lajm që edhe në Shqipëri kanë filluar të tilla festa ! Qyqa u bëmë diskretë sit ë jashtmi edhe neve?

Posté par tetena à 22:29 - Franca dhe Francezët - Commentaires [6] - Permalien [#]

23 juin 2008

Louvre ashtu si nuk e keni pare ndonjehere

IMAGE_002

Dhe qe e shikon çdo turist qe vjen per te vizituar muzeun e famshem. Ne fakt sidmos ne fundjave dhe veçanerisht te djelave, ky eshte spektakli i hyrjes ne muze. Edhe galerite e shumta dhe sallat e panumerta jane te mbushura plot.

Posté par tetena à 22:02 - Parisi, jo gjithmonë i bukur - Commentaires [6] - Permalien [#]

22 juin 2008

Festa e muzikes 2008

Festa e muzikes dje.  Festa e muzikes fillon ne mbremje ne Paris. Eshte Parisi vendi i vertete i festes me nje program me nuk e di sa artista ne çdo cep te rruges. Edhe kete vit nuk pata mundesi te bredhja rrugeve te kryeqytetit veç festa eshte per te gjithe ndaj munda ta ndiqja pak ne lagjen time.

Nje nga avantazhet e festes eshte qe kuzhdo mund te jap nje koncert. Avantazh dhe desavantazh, gjykojeni vete. Ky ishte nje grup te rinjsh qe nuk dukeshin dhe aq keq.

Posté par tetena à 18:50 - Artistët e rrugës - Commentaires [2] - Permalien [#]

20 juin 2008

Nje artist ne rruge

dhe eshte nje artist i vertete i rruges. Na tregonite, ishte femiju qe bente pyetjet, qe instrumenti quhet organoja e te varferve. Po te shikoni me vemendje makina lexon nje karton dhe leximi realizohet me manivelen qe rrotullon artisti. E quaj artist se shoqeronte muziken me zerin e tij.

Posté par tetena à 22:52 - Artistët e rrugës - Commentaires [4] - Permalien [#]

19 juin 2008

Shqiptare kudo ne boto - VOTONI

G99

Mu duk nje inisjative per tu percjelle/konsultuar/ndare ketu. Gjithmone kam menduar qe mund te shkoja te votoja nese doja. Sigurisht duke menduar thelle, duhet te jesh regjistruar ne nje liste. Kush i ben listat ? Por me sa duket nuk ekzistojne. Pra nenshkroni peticionin dhe me thoni nese mund te votojme ketej nga anet tona apo ne shtete te tjera .

Posté par tetena à 22:41 - Atdheu - Commentaires [2] - Permalien [#]

18 juin 2008

Zgjidhja e situatave jetike

IMAGE_034çfare te shkruaj dhe çfare te fsheh. Ideja eshte qe kush kalon ketej, te gjeje se çfare eshte objekti ne fotografi, ose perdorimi i tij. Zmadhimi eshte i mundur duke klikuar tek fotografia.

Dhe dua te flase shume per kete fotografi. Pjesa ne qelq, eshte e destinuar te me ndihmoje ne zbukurimin e shtepise me lule te fresketa.

Objektin tjeter, pa mburrje, pa genjeshtra dhe duke folur seriozisht, e kam blere ne vendin e vetem aziatik qe kam vizituar ne jeten time. Kur e gjeta ne rajonin e tij ne dyqan, u hodha menjehere per ta blere dhe shoqeruesi im besnik, me shikonte i çuditur dhe pa kuptuar entuziazmin tim te papritur per kete objekt ekzotik. Akoma sot qesh kur e nxjerr per ta vene tek vazoja dhe per...

Ju siguroj qe kur ta gjeni pse-ne do me kuptoni qe jam shume e gezuar per zgjidhjen .

Posté par tetena à 22:25 - Jeta e francezes nga Shqipëria - Commentaires [12] - Permalien [#]
« Accueil  1  2  3   Page suivante »