Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
15 juillet 2008

Madam apo madama e Zotnisë

epouseDebat pa kuptim dhe duket anakronik në syte e mi veç fsheh një realitet të rrënjosur në Francë.

Më qartë.
Po e përsëris edhe për vedin se më duket nga pak absurde në vendin e lirive. Në kohët e lashta në Francë (akoma sot) kur një vashë martohet, jo vetëm merr mbiemrin e burrit (deri këtu e njohim çështjen) por ka akoma zyra ku ajo humbet edhe emrin. P.sh akoma sot në çeqet apo letrat e disa bankave vihet Zonja dhe Zotëria

Kjo ka të bëjë vetëm me traditat se në realitetin e ligjeve sot nuk e humbet mbiemrin (e kam me gocat). Pas martesës, në letrat zyrtare shtohet vetëm ‘e martuar me . Bile edhe për fëmijët mund të marrin sipas dëshirës mbiemrin e një prindi apo të dy mbiemrat së bashku. Vetëm se zakonet janë shumë të vështira për t’u ndryshuar. Më kujtohet gjithmonë debati im me edukatë me një farmaciste që mundohej të më thoshte me bindje dhe politesë :
“Këtu (në Francë) madamë kur martohesh merr mbiemrin e burrit” – dhe unë që sapo kisha studjuar rregullat mbi problemin, me frëngjishtem time me plot gabime ju përgjigja – “Këtu madamë kur martohesh mund të zgjedhësh nëse do apo jot a ndryshosh mbiemrin!”

Të gjitha këto mendime të thella m’u provokuan nga një artikull që lexova para ca ditësh ku shkruhej që për herë të parë First Lady në Francë në ftesën për banketin e festës kombëtare, mundi të shkruante emrin e saj.

Shenim : fotografia eshte franceze dhe nuk ka asnje lidhje me mua.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
e kam tek lista, e kam tek lista - po e ve tek vendi i pare.
Japim fjalen.
Nejse kam nje liber qe me pret perpara se e kam blere.

Per doktoreshat pjesa eshte qe normalisht kane bere botime me emrin e tyre dhe eshte e rendesishme vazhdimesia.
E
Nuk ke lexuar libra të Austen?
Këtë nuk ta fal :-)
Unë e lexoj Austen dy herë në vit. E kam në vend të ilaçeve. Nuk pi nga këto prosac e ku di unë ç'marrin të tjerët dhe i fus ca doza Austen.

Tani t'i mund t'i lexosh dhe sipas rradhës në të cilin janë botuar. Janë vetëm 6 novela. Janë të ngjashme (gjithsecila ka nga një heroinë kryesore femër në kërkim të partnerit), por janë dhe të ndryshme këto heroinat (në moshë, në status social, në rrethana të jetës, etj.). Renditja ime (sipas shijeve të mia) është:

1. Sense and Sensibility
2. Pride and Prejudice
3. Persuasion
4. Emma
5. Mansfield Park
6. Northanger Abbey

Nëse përton të lexosh, sigurisht që mund të shikosh dhe filmat. Të gjithë librat janë filma. Dy të parët në listë kanë marrë dhe Oscar.

Ka dhe një libër të shkruar vitet e fundit të titulluar "The Jane Austen book club", ky u bë dhe film vjet. Filmi ja vlen gjithashtu të shikohet. Përpiqet të gjejë paralele me heroinave të Austen dhe kohëve tona moderne.

Interesant kjo që gratë doktore nuk lejohen të ndryshojnë emër. Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë.
T
u mi goca se nuk ju pergjigjem dot gjate dites, ne pune nuk kam fare mundesi te konsultoj blogje apo mail private!

e paditur, me duket se nuk kam lexuar akoma nje liber te Austen ! me çfare libri me keshillon ta filloj ?

SR, ketu ne fillim kuptova qe po te ishe doktoreshe ne nje fushe nuk mund te merrje mbiemrin e burrit - nderkohe kam nje bllok çeqesh ku eshte vene Znj. et Z. dhe normalisht refuzoj ta perdor !
S
Pervec padrejtesive, ka edhe perfitimi nga kjo praktike. Psh, ti si grua ne momentin qe martohesh marton edhe titujt e burrit. Psh, ne se burri eshte Dr., edhe ti quhesh Zonja dr..

NE zvicer emrin tend mbas marteses mund ta mbash qe pas vitit 2000. Me perpara kishe vetem dy opsione, emrin e burrit, ose te bashkengjitur. Ndersa praktika qe permend ti ne shkrim, nuk respektohet me fare, vetem tek brezat e vjeter dhe kjo ne privat.
E
Përshëndetje Tena,

kam bërë ca mungesa, po për fat postimet e tua janë konçise, dhe mund të rikuperosh shpejt.

Sa për temën e sotme. Në fakt ky është zakon i vjetër jo vetëm në Francë por dhe në shumë vende të tjera europiane. Kjo sepse gratë nuk kanë pasur të drejta (si psh trashëgimie, vote, etj.). Në Gjermani thuhet: Herr Schmidt und Gemahlin (ku Gemahlin do të thotë bashkëshortja). Kurse po të lexosh librat e Jane Austen, gjithandej gratë e martuara referohen si Mrs. John Dashwood (pra zonja e filanit). Mirë që kanë ndryshuar ligjet të paktën, se protokollet zyrtare dihet që janë më të ngurtë.
Publicité