Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
17 juillet 2008

Darien - Vrasesi i qymyrit

vrasesi_qymyritU bënë kohë që kam zbuluar këtë librin të botuar vetëm në internet nga një autor i ri shqiptar. Libri është vepra e tij e pare. Lloji është një anketë policore në ditët e sotme në Tiranë. Personazhi kryesor është një hetues privat/ ish hetues policor dhe ortaku i tij, një avokat i shkolluar në një vend perëndimor.

Nuk dua të flasë shumë për përmbajtjen se sigurisht do të spiunoja intrigën. Ndërtimi i librit është klasik për një roman policor por këtu qëndron edhe arritja e autorit. Personazhi kryesor është hetuesi dhe ngjarja kryesore e librit është krimi që duhet zbuluar dhe gjatë librit mësojmë më shumë mbi personazhin kryesor dhe jetë e tij private apo mes ngjarjes kryesore njihemi me personazhe të tjerë që pasurojne librin. Nga ana tjetër njihemi me problemet e përditshme të njerzve në përgjithësi apo të shoqërisë shqiptare në veçanti që pasurojnë librin dhe e bëjnë më realist. Tirana është e përshkruar me shumë dashuri dhe shesh e ndjen veten në një metropol pa fund. Ja u këshilloj jo vetëm për të inkurajuar autorin por sidomos se libri është një moment i këndshëm letrar – ngjarjet nuk janë shumë të këndshme dhe shpesh ndjehet pesimizmi dhe bile edhe dëshpërimi ndaj realitetit të sotëm mes personazhit kryesor. Libri në tërësi nuk është pesimist dhe mendoj që do të ketë një vazhdim, apo ma saktë një intrigë tjetër me të njëjtat personazhe.

Shpresoj që autori të gjejë një botues për librin e tij për ta ndihmuar edhe për vepra të ardhshme. Nderkohe kush do ta lexoj, mund ta shkarkoje ketu.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
dARIEN, kur flas per botues, nuk e kam fjalen per shtypjen dhe shperndarjen e librit por per nje botues te vertete dhe me cilesi qe do te ndihmonte librin ku nje fraze duhet hequr apo e njejta duhet shtuar diku tjeter. Edhe shkrimtaret me te medhenj kane biseda te gjata me botuesin per librat ne pergjithesi apo per nje detaj ne veçanti. Redaktor mbase, veç per mua redaktor eshte me shume ai qe korrigjon gabimet!
D
Po edhe Jo, Tena. Seshte problemi shume tek botuesi, une nuk shkruj per lek por sepse duhet te shkruaj. Pagesa ime, te pakten per momentin, eshte nje liber i mbaruar dhe vleresimi.<br /> <br /> p.s<br /> flm per komentin.
T
Edrus, rrofsh qe nuk me le vetem ne vleresimin e autorit. Une mendoj qe i duhet nje botues i mire per te vazhduar me te tjera episode.
E
Tena, e kam lexuar që natën e parë që është "botuar" në internet dhe sinqerisht që më pëlqeu.<br /> Qoftë për thjeshtësinë e gjuhës por edhe për tramën e ndërthurur aq bukur nga autori... vërtet një libër i verdhë që ja vlen të lexohet.
Publicité