Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
21 août 2008

Deti mesdhetar dhe surprizat e tij.

P1050657

Më kujtohet me nostalgji plazhi i Durrsit, sidomos ai i fëmijërisë sime.

Ç’lidhje ka plazhi i Durresit me bidonin tek fotografia ?

Kujt i mbahet mënd që sistematikisht, pas një dite me shi në plazh, thashethemi i të nesërmen ishte gjithmonë çfarë mund të ketë nxjerrë deti në breg. Kishte gjithmonë një që njifte një tjetër që i kishte treguar si një mik i këtij të fundit kishte gjetur thesare pas një stuhie sidomos andej mbrapa Apollonisë . (Vendi im i preferuar për guacka dhe të asnjë zbulimi tjetër). E keqja (apo e mira kush lexon vazhdimin) ishte që anijet e huaja nuk lejoheshin në hapsirën naviguese Shqiptar në ato kohra dhe si rrjedhim plehrat apo objektet e humbura të anijeve, deti nuk mund t’i nxirrte në breg. Sot nuk e di ç’ndodh (mes njerzve në det dhe ata në breg të tij) vetëm se në plazhin e mrekullueshëm ku kalova pushimet, mbetjet sidomos plastike gjendeshin gjithandej.

Në fillimin e javës luajtëm me miqtë tanë ekologjistin e vogël. Morëm një qese dhe e mbushëm me kapaçkat, shishet, çakmakët etj objekte të gjetura. Të nesërmen, ishte deti që kishte punuar gjithë natën dhe bregu ishte njëlloj i mbushur me këto objekte. Ajo që më bëri përshtypje ishte se gjeje bile edhe në det copa qeseje të formave, ngjyrave dhe cilësive të ndryshme.

p.s.nostalgjike : kujt i kujtohen emrat e plazheve në Durrës shoqëruar me rradhitjen – mua më vjen në mëndje Iliria për momenti që ishte edhe i pari pas bllokut.

Publicité
Publicité
Commentaires
E
gu67i9888888888888
A
Agipi ,Teuta (ose rrota kuqe) hekurudha,iliria & Plepat ....... !
A
ahhhh ,kujtimet e femijeris buze Adriatikut (tek hekurudha) ajajaja iken ato vite .........nostalgji !!
T
mosha ben te veten ! (ha, ha)
E
jo e dashur eshte po aq i vjeter sa dhe stacionet e tjera!
Publicité