Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
25 août 2008

Një Libër gjatë pushimeve

We_were_the_mulvaneys

Ne ishim familja Mulvaney (nuk e di si shqiptohet në shqip !) të Joyce Carol OATES.

Permbajtja nga botuesi: Familja Mulvaney është një familje ideale e përbërë nga babai Michael, që punon në firmën e tij, katër fëmijë, Michael Junior, Patrick, Marianne et Judd (personi që tregon historinë) dhe së fundi mamaja, Corinne, dinamike, e fortë, gjithmonë entuziaste dhe sidomos me një besim të patundur tek perëndia. Kjo atmosferë e mrekullueshme familjare do të marr fund një ditë dimri të vitit 1976. Gjatë një mbrëmjeje festive, Marianne që ka vetëm 16 vjeç, do të përdhunohet. Kjo ngjarje shënon në të njëjtën kohë shpërbërjen e familjes nën presionin e opinionit apo të rregullave të jetesës në një ambjent rural amerikan. Dëshira për hakmmarje, frika bëjnë që secili nga pjestarrët e familjes të largohet nga kjo e fundit. Vetëm viktima do të ruaj nostalgjinë e dutëve të humbura përgjithmonë. Pra libri tregon historinë e zbritjes në fer të kësaj famije amerikane. Në fund të librit ndihen megjithatë nota optimizmi. Një roman që bën pjesë tek klasikët e literaturës tashmë.

Mendimi im: Kisha kohë që nuk kisha lexuar një roman të shruar kaq mirë. Gjithshka është e përshkruar me shumë art dhe pa fraza të tepërta. Shtëpia ku jeton familja, ambjenti, natyra, personazhet, dashuria mes tyre ashtu si dhe fatkeqësia, dhimbja, raporti me ambjentin ku jetojmë, presion direkt apo indirekt i këtij të fundit. Në pamje të parë një libër i gjatë por shkruajtur rrjedhshëm dhe lexohet shpejt. Për ata që emocionohen, ju këshilloj një shami në xhep. Pra një roman që ja u këshilloj me forcë. Po të më pyesni për notën, një 10/10.

Publicité
Publicité
Commentaires
Publicité