Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
26 août 2008

Brad & Angelina - Si te motivojme natalitetin.

pitt_jolie

Franca prej shumë kohësh ndjek një politikë për nxitjen e lindjeve. Dihet që vendet oksidentale, meghithë një nivel jetese gjithmone në përmirësim kanë nivelin e lindjeve gjithmonë në ulje. Kjo alarmon politikanët të cilët janë të deturuar të ndërrmarin masa për të zbutur efektet e kësaj tendence.

Pse është negative për vendet e indistrializuara niveli i,lindjeve i dobët ? Pasi janë brezat e rinj që duhet të punojnë për të siguruar të paktën pensionin e brezave që kënë lënë stafetën dhe gjithashtu të sigurojnë zhvillimin dhe ngritjen e mëtejshme të jetesës.

Në Francë janë të shumta këto politika dhe në të gjitha nivelet.

  • Leja e lindjes është 16 javë me pagesë të plotë për fëmijën e parë dhe të dytë dhe shkon deri më 26 javë (nëse mos gaboj) për fëmijët e tjerë.
  • Çerdhet gjenden në çdo komunë dhe i marrin fëmijët sapo rifillon punën mamaja dhe janë të hapura nga ora 7 :00 – 19 :00 me ambjent të kontrolluar dhe me nivel (gjenden më me vështirësi në Paris dhe rrethinat e tij.
  • Nëse nuk ke vënd në çerdhe, shteti të ndihmon për të paguar një dado në shtëpi. Çerdhet ngelen prioritare.
  • Kopshti, shkolla i presin kalamajtë duke filluar nga ora 8 :20 e deri 18 :30 që do të thotë që prindërit mund të punojnë të dy. Kopshti dhe shkolla janë falas veç ushqimit që është relativisht i lirë dhe që rimbursohet një pjesë nga tatimet.
  • 10 ditë leje lindjeje edhe për babin – jo e paguar 100% por që baballarët e marrin në përgjithësi.
  • Ndihma në të holla duke filluar nga fëmija e dytë pa pasur nevojë të deklarosh të ardhurat.

Nëse do të jepja unë një opinion mbi këto masa, ato që lejojnë të punojnë prindërit mendoj që janë më të mirat. Ndihma në të holla nuk mendoj që e meritojnë të gjithë.

Të gjithë është fundi i frazës së mësipërme për të bërë lidhjen me fotografinë që në pamje të parë duket jo në vendin e vet. Çifti i aktorëve të njohur jetojnë në Francë, në një komunë në jug të vendit. Si banues të komunës edhe ata kanë të njëjta të drejta si gjithë të tjerët ndaj gjenden sot në situatën që shteti francez ju jep, për t’i ndihmuar në rritjen e fëmijëve të tyre të shumtë, afërsisht 2000euro në muaj, një ndihmë direkte apo për të paguar dadon(t) !

C’est beau la France (sa e bukur është Franca, një shprehje që me thënë të drejtën e themi shpesh ne që banojmë këtu !)

Publicité
Publicité
Commentaires
T
ania, çfare i thua goces. Ketu dhe nuk kemi diell sa duhet, mendo nga vendet skandinave nuk ka drite sa duhet !
A
Tena prandaj s'me realizohen planet mua eee :)));)<br /> <br /> Nela po qe per avantazhet te keshilloj me mire te shkosh ne vendet skandinave per te bere bebin se jane shume me mire se Franca ne lidhje me ndihmen qe i japin prinderve kur bejne femije. <br /> Mgjthse eshte gjynah te qahemi se Franca ka goxha te mira nga kjo ane, por si gjithnje e mira s'ka fund, e andeja eshte pak me mire se ne France nga kjo ane.
T
nga pervoja ime kjo gjeja eshte ne kontradikte me plane - pra kur ben plane nuk ecen dhe kur i harron realizon!
N
Jo, jo, s'kemi lene gje, as rruges nuk eshte :)Me plan afatgjate :p
T
kur de duash nela. Per kur e keni lene apo eshte duke ardhur?
Publicité