libri_per_shqiperineZbulova këtë librin i cili flet për Shqipërinë. Nuk e kam lexuar akoma dhe informacionet e mëposhtme i mblodha nëpër sita të ndryshme që prezantojnë autorin dhe veprën e tij. Autori përdor humorin sidomos vetëironizimin e personazheve apo shoqërisë oksidentale.

Përmbajtja: Libri me titullin « Pushime në një vënd të humbur, ka për hero një grafist I specializuar në krijimet e amballazheve për produkte ushqimore. I pakënaqur nga puna e tij, prodhimet ushqimore janë plot me produkte kimike apo toksike, vendos së bashku me një mikun e tij të arratisen në Shqipëri. Shumë humor i shoqëruar megjithatë me notë më realiste shoqëron aventurate e këtij antiheroi.

Një fragment:

"Në google shkruaj ‘katastrofë turistike.

Në ekran shfaqet : Shqipëri.

Një shtet i vogël, diku në Ballkan. I dalë ngë një diktaturë komuniste vetëm më 1992 dhe sot konkuron me Moldavinë si shteti më i varfër në Europë. Vizitohet çdo vit vetëm nga ca mijra turistë që në fakt kalojnë mes për mes pa mërrë frymë dhe në mëjë të gishtave për të shpenzuar dollarët e tyre tek grekët "