Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
2 septembre 2008

A po lënë francezët shkollën pas dore ?

shtatori

Sot ishte një shtatori. Nuk kam ngataruar datën por po them që është fillimi i shkollës i cili ndryshon çdo vit me vendim qeverie. Sepse fillova të shkruaj, u interesova dhe gjeta arsyet pse se edhe vitin e kaluar kisha te njejtin "problem". Pas një leximi të shpejtë, ersyeja kryesore është që Franca është e ndarë në tre zona për pëshimet shkollore (1,5 javë në tetor – nëntor, 2 javë për vitin e ri, dy javë në shkurt – mars, dy javë në prill – maj dhe 2 muaj në verë). Ndarja në zona bëhet që njerzit të mos ikin të gjithë në të njëjtin moment për pushime. Shkaku i ndryshimit të datës së fillimit të shkollës, është që ekuilibrimi mes shkollës dhe pushimeve për çdo zonë të jetë i drejtë.

Sepse në përgjithësi këtu i vihet një rëndësi e madhe familjes dhe fëmijëve, për fillimin e shkollës prindërit që punojnë kanë të drejtë tëmarrin dy orë leje të paguara.

Fillova të shkruaja për shkollën se Eni më pyeste si ka mundësi që në Francë ka shkollë vetëm 4 ditë në javë ?

Java shkollore këtu, deri në vitin shkollor 2007 – 2008 ishte e organizuar : dy dite shkollë, një ditë pushim, dy ditë e gjysëm shkollë. Kjo bënte që nxënësit dhe mësuesit të punonin çdo të shtunë në mëngjes deri në orën 12 :00. Me vendim qeverie, shkolla në Francë është institucion publik, për kopshtet dhe shkollën fillore duke filluar nga viti shkollor 2008 – 2009 nuk do ketë më shkollë të shtunave. Ndërkohë oraret e shkollës janë 8 :30 – 16 :30 me një pushim për të ngrënë në shtëpi apo në shkollë prej 1 orë e gjysëm. Bëra llogaritë dhe i bie 26 orë në javë që është njësoj si oraret e mia në klasën e parë (kuj i kujtohet java ishte me 6 ditë në kohët e lashta).

Publicité
Publicité
Commentaires
T
ania nuk di ç'te shtoj. Per argumentin e pare nuk me kishte shkuar mendja ta shikoja keshtu.
Pjesa e dyte eshte e vertete veç mendoj qe oraret e prinderve sidomos ne Paris dhe rrethinat e tij jane nje çik te ekzagjeruara dhe qe bejne qe femijet te rine sh gjate ne shkolle.

Per sqarim oraret e kopshtit dhe fillores mund te shkojne nga 7:30 ne mengjes deri me 19:00 ne darke.
A
Mendoj se ne France ndarja e pushimeve shkollore (pushimet e shkurtit dhe te pranveres) behet per arsye te turizmit dmth qe stacionet e skive te kene gjithnje (perveç turisteve te huaj) pushues francez. Por ky eshte thjesht nje interpretim personal :)

Oraret e femijeve ne France me duken shume te lodhshem per ta sidomos kur jane te vegjel. Por keto orare jane te tilla sepse duhen te jene te ngjashem me oraret e punes se prinderve e gjithashtu per te kapur oret e "humbura" gjate javes 4-ditore e pushimeve te ndryshme qe ka Franca.
T
5 dite shkolle veç sa ore ne dite . Ne fakt mendoj qe duhet te jete njesoj veç ne nuk arrijme te orientohemi.
E
ne Turqi nuk ka dallime krahinash.fillon ose me 1 shtator ose me 8 nuk eshte e caktuar.por ne fakt duhet te filloje me heret per zonat veriore kur dihet se ne dimer per gati 1 muaj ose ka raste dhe me shume eshte e pamundur te shkosh ne shkolle.
pushime ka ne 2 bajramet si dhe festat kombetare dhe nje here ne fund te shkurtit.siç e sheh aty tek ju ka me shume pushime.
he se harrova ketu ka 5 dite shkolle pas asnje ndalim
T
eni kur te duash e dashur keshtu me jep edhe idera per çfare te shprehem tek blogu. Nuk me the si eshte ne Turqi.
Publicité