Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
8 septembre 2008

Patriotizmi francez – ripërkufizim

P1050600

Një nga përshtypjen që më kanë lënë librat klasike rus (të përkthyera sigurisht, gjuha ruse nuk pati fatin të hynte në kokën time me gjithe përpjekjet e pamundimshme të kësaj të fundit), ka qënë vendi që këta të fundit i lënë gjuhës franceze. Kjo gjuhë kaq e sofistikuar dhe ariostrokratike (apo vetëm që flitej nga kjo e fundit !).

Nejse po unë me gjuhën e Molierit ? Në rradhë të parë si çdo shqiptar, anglishtja ka qënë dhe ngelet për mua gjuha e dritareve në botë. Fillimisht për të kuptuar këngët në radiot e jashtme pastaj kur fillova punë ishte me detyrim e përcaktim. Frëngjishtja më është dukur gjithmonë e paaritshme. Fillova ta mësoja për kurjozitet dhe edhe sot që jetoj në Francë, nuk di ta shkruaj pa gabime. Pra ngelet si një ideal.

Ideal them unë veç është vetëm imi se moda sot në Francë është inkurajimi i dialekteve apo gjuhëve lokale. Moda nuk është shumë e kordinuar. Pushtetet lokale janë dakort për dygjësimin e krahinave veç gjella me kripë dhe kripa me karar. Nga ana tjetër ka grupe ekstremiste, si për çdo çeshtje/kauzë që preferojnë radikalizimin. Fotografia është një shëmbull e këtij dy-qëndrimi. Tabelat janë në frëngjisht dhe dialektin lokal ndërkohë ca duar ilegale janë munduar të fshijnë gjuhën zyrtare !

p.s. shëmbullin e kam marë nga Korsika ku banorët kanë një tendence autonomie/panvarsie/asnjeraastjetra veç është njëlloj në Bretagne.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
eni, ne fakt i sjell se bejne pjese tek idete qe kisha para se te vija ketu dhe te njihja francen, francezet dhe sidomos idete ne koken time.

E.T e kisha me ri - perkufizim. Dhe po shkoj ta nderroj ja na mori ne qafe gjuha e jashtme.

ania, mendoj qe ne bretagne ke ndeshur te jashtmit dhe jo autoktonet (ha ha).
A
Tena te me falesh :) por personalisht si krahasoj dot Bretons me Korsikantet (eshte veshtire te gjesh si quhen shqip).
Jane kokeforte te dy palet e te etur per pavaresi por per mikepritje te turisteve une personalisht kam ndier nje diference te madhe.

Korsika eshte nje ishull shume shume i bukur e per mua peizazhet ngjajne me jugun e memedheut por popullin se kam ndier aspak mikprites (mbase kam qelluar ne disa specimen te ketij populli, shpresoj!!!).

Kam ndier urrejtje ndaj francezeve ose edhe jo francezeve me targe franceze :))) mgjthse keta persona flisnin gjuhe jo franceze, por si duket thjesht fakti qe banon ne France per keta specimen lejon nje sjellje te njejte me ata qe jane franceze.

Nejse shkurt muhabeti, Korsika me ka pelqyer shume si vend por nuk ma ben zemra ti bej reklame e aq me teper ta quaj France.
Ka plot vende po aq te bukura ne mos me te bukura e ku njerezit te presin sadopak me mire.
N

E
flm per keto detaje pikante qe na sjell;)
edhe ketu ka shume raste te tilla.
madje po mendoj te flas ne blog per kete;)
pershendetje e dashur
Publicité