Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
10 septembre 2008

Vizitorë të jashtëm në atdhe

TR

Nuk e di ju por unë jam shumë kurioze të dëgjoj përshtypjet e njerzve pas një udhëtimi të parë në Shqipëri. Nuk mendoj se ka të bëjë me kureshtjen për të ditur ç’mendojnë të tjerët për ne në përgjithësi apo për qytetin tim në veçanti. Për mua është më shumë një përzjerje mes nostalgjisë dhe krahasimi i këndvështrimeve apo nje provim i kujteses sime. Përshtypjet e një shoqeje franceze që ka jetuar gjatë në Portugali, i shënova dhe po i ndaj këtu:

• Tirana, një qytet i kontrasteve, sidomos mes rrugës kaotike dhe apartamenteve të pastra dhe rregulluara në perfeksion. Mendoj që ne si shqipo nuk shohim ndonjë contrast !
• Takat e shqiptareve nëpër rrugë ! Se kasha vënë re se nuk mbaj dot me thënë të drejtën.
• Një popull i qetë sidomos duke i krahasuar me portugezët. Edhe sot e kësaj dite kur diskutoj në punë trëmb kolegët se më thonë – mos u xeh goce, nuk është e rëndësishme por paska me keq se ne.
• Ekranet plazma gjithandej, ne një local të vogël kishte bile 6. Është e vërtetë që këtu lokalet me TV janë të rrallë. Po ta mendoj pak I numëroj me gishtat e dorës (ato që njoh unë sigurisht).
• Muzeu Kombëtar ishte gjithë kohës i mbyllur. Nuk e di nëse ndonjë bashkatdhetar mendon të bëjë një vizitë në këtë ndërtesë se mua s’më kishte shkuar ndonjëherë mëndja por me sa duket të jashtmit e kanë si referencë.
Publicité
Publicité
Commentaires
T
aty e kisha llafin - mgjth kam konstatuar qe edhe ne maje te Parisit, vizitoj sh me pak tashti qe jetoj se sa perpara kur vija per turizem!
A
Tena perpara, flas per veten time, te dergonte shkolla, keshtu qe s'te binte rasti per iniciative personale.
T
ania, pse na shkonte mendja me perpara thua.
A
Ha ha ha Xhenius, rrofsh se me ktheve humorin me ate historine e tabakase :)

Kam patur rastin te njoh disa persona te huaj qe kane vizituar Shqiperine dhe te gjithe me kane thene qe ju kishte lene mbresa te mira, kryesisht mikepritja e njerezve.
Jam e sigurt qe egzistojne edhe vizitore te huaj qe s'ju ka pelqyer memdheu jone por deri me sot nuk kam takuar.

N.Ago s'jam kundra faktit qe jemi grindavecer por qe jemi te vetmit mendoj se je gabim.
Isha ne Napoli dhe me nxorri sadopak mallin e memedheut. Qyteti ishte teper kaotik dhe njerezit grindavec te medhenj.

Tena Muzeun Kombetar s'na bie mendja ta vizitojme apo ta rivizitojme ne shqiptaret sepse e dime qe ska ngelur me gje, ndoshta kjo eshte edhe aryeja e mbylljes gjithe kohes.
Me kujtove me kete histori Muzeun Arkeollogjik te Napolit ku hyrja eshte 6,5 euro dhe ku 1/2 e sallave jane te mbyllura per mungese personeli se s'kane fonde ti paguajne!!!
T
eni, nela eshte e vertete kjo pjesa e tv dhe me thene te drejten qe eshte aq mire pa tv sa ketu e harroj sa i bezdisshem eshte sidomos kur do te diskutosh nje çik.

xhenius, me shkrive fare me tabaken. DUhet te shkruaj ndonje gje per qerasjen se ketu sikur nuk ekziston fare.

N.Ago ose goca nuk kuptonte shqipen dhe i dukeshin njerzit e dashur ! (ha ha). me thene te drejten kjo e nxehjes me çuditi fare.
Publicité