Parisi nje dashuri pa fund

Do të më pëlqente te pija nje kafe me miqte e mi çdo ditë dhe të ndanim bashkë lajme serioze po aq sa dhe budallalleqe

25 septembre 2008

Mengjes ne qender te Parisit

20070515_004

Fotoja eshte marre nga une. Nxora me nxitim aparatin qe kur pashe turmen e policeve nga larg dhe kjo eshte pamja me interesante. Nuk mund t'ju them pse njerzit ishin grumbulluar. Si gjithmone per manifestime te tilla qe nuk dalin as ne TV, kishte me shume polica se sa demonstrues dhe kalimi prane tyre, prane policave dhe demonstruesve, nuk ishte i rrezikshem.

Me shume nje manifestim tjeter.

Posté par tetena à 22:52 - Parisi - Commentaires [5] - Permalien [#]
Tags : ,


24 septembre 2008

Lajme nga/per atdheun

Thuhet qe kryeministri i Luxemburgut kryen nje vizite zyrtare neser, me 25 shtator ne Shqiperi. Ai do te jete i shoqeruar nga ministri i tij i shendetesise.

Jane parashikuar takime me homologun e tij  shqiptar, me kryetaren e parlamentit dhe me Kryetarin e Bashkise se kryeqytetit.

Pyetja qe i bej vetes dhe jam kurjoze - kush do perfitoje me shume kredi politike ne syte e popullit nga takimi me nje kryeminister perendimor, anetar i Komunitetit Europian !

Posté par tetena à 22:17 - Shqipëria dhe Bota - Commentaires [0] - Permalien [#]

23 septembre 2008

Titujt e lajmeve ne France

Temat e dites ne France

  • Kriza financiare - presidenti francez mbajti nje fjalim ne OKB ne emrin e Europes - nuk e di çfar u tha veç kuptova qe te planifikojme kapitalizmin. Kujdes e djathta ne france eshte me majtas se e demokratet ne USA.
  • Fuqia blerese ne rrenie - shoqeruar me programe te shumta televizive si te blejme shume duke shpenzuar pak
  • Nje greve e vockel et nje linje Metroje (RER) sepse shtatori po kalonte pa levizje proteste - eshte nje nga linjat me te rendesishme.
  • Partia socialiste franceze dhe kush eshte me i zoti ta marre ne dore - i/e zoti per te qene e sakte dhe marrja ne dore nuk e di me çfare kompetencash ka te beje
  • Cila eshte mosha ideale per te bere nje femije per nje grua dhe me e rendesishmja cili eshte babai i shtatzanise se ministres sone te drejtesise.
  • une kam shume pune dhe pak kohe te kaloj ketej - kerkoje falje sidomos per pergjigjen e komenteve me vonese.

Jave te kendshme per te gjithe.

Posté par tetena à 22:52 - Commentaires [3] - Permalien [#]
Tags :

17 septembre 2008

Aktivitet per shqiptar ne Paris

Shoqata Albania

Ka kënaqësine t’ju ftoj në një takim me

Frédérique DUVERSIN
Drejtorja e Qëndrës Kulturore të Kosovës në Paris Programi :

"Vendi i kulturës në ndërtimin e shtetit të ri në Kosovë ".

Cili mund të jetë roli i kulturës në në rivendosjen e kufijve dhe të integritetit teritorial ?
A mund të jetë kultura një faktor paqeje e dialogu inter – kulturor mes komuniteteve ?

Të mërkurën 23 shtator 2008 më 18H30
Adresa: Maison des associations du 7ème
93, rue Saint-Dominique
75007 Paris
Métro : La Tour Maubourg

Posté par tetena à 22:30 - Shqipëria dhe Bota - Commentaires [0] - Permalien [#]
Tags :

15 septembre 2008

Kopsa ne Paris

20071018_136

Dyqan kopsash dhe nuk behet fjale vetem per fasaden.

Flas per fasaden se ketu shpesh fasadat e vjetra ruhen dhe p.sh. ne nje dyqan ku shkruhet buke, gjen fustane apo ne nje tjeter ku shkruhet mish gjen kepuce.

Fotografia eshte vertet nje dyqan kopsash dhe vetem kopsash me forma, ngjyra, madhesi te larmishme.

Posté par tetena à 22:50 - Parisi - Commentaires [3] - Permalien [#]
Tags : ,

12 septembre 2008

Pak krype

20070309_007

Pra ketu shitet vetem kripe. Kuti kartoni me ngjyra, qeske shik me cope apo qese e zakonshme per popullin. Krypa eshte e permasave te ndryshme - kripe e holle e bardhe, me kokerr te madhe e bardhe, akoma nje çik me gris. Bile per te vazhduar muhabetin dhe per te mos u kufizuar vetem tek ngjyra dhe ambalazhi, ketu kripa ka edhe origjine, nje qe eshte me e shtrenjte mire se nje tjeter. A sot keni perdorur kripen e Durresit apo ate te Vlores per mishin se nuk ka te njejten shije !- kjo ishte si shembull.

Per te folur seriozisht mbi kripen e cila ka pembysur perandori ne te kaluar, kripa e mesiperme eshte me e njohura ne France. Quhet kripa e Guérande-es dhe ka 2000 qe prodhohet! Kam ca foto te ketij fshati qe do ti ve se shpejti besoj.

Posté par tetena à 23:02 - Franca dhe Francezët - Commentaires [4] - Permalien [#]

10 septembre 2008

Vizitorë të jashtëm në atdhe

TR

Nuk e di ju por unë jam shumë kurioze të dëgjoj përshtypjet e njerzve pas një udhëtimi të parë në Shqipëri. Nuk mendoj se ka të bëjë me kureshtjen për të ditur ç’mendojnë të tjerët për ne në përgjithësi apo për qytetin tim në veçanti. Për mua është më shumë një përzjerje mes nostalgjisë dhe krahasimi i këndvështrimeve apo nje provim i kujteses sime. Përshtypjet e një shoqeje franceze që ka jetuar gjatë në Portugali, i shënova dhe po i ndaj këtu:

  • Tirana, një qytet i kontrasteve, sidomos mes rrugës kaotike dhe apartamenteve të pastra dhe rregulluara në perfeksion. Mendoj që ne si shqipo nuk shohim ndonjë contrast !
  • Takat e shqiptareve nëpër rrugë ! Se kasha vënë re se nuk mbaj dot me thënë të drejtën.
  • Një popull i qetë sidomos duke i krahasuar me portugezët. Edhe sot e kësaj dite kur diskutoj në punë trëmb kolegët se më thonë – mos u xeh goce, nuk është e rëndësishme por paska me keq se ne.
  • Ekranet plazma gjithandej, ne një local të vogël kishte bile 6. Është e vërtetë që këtu lokalet me TV janë të rrallë. Po ta mendoj pak I numëroj me gishtat e dorës (ato që njoh unë sigurisht).
  • Muzeu Kombëtar ishte gjithë kohës i mbyllur. Nuk e di nëse ndonjë bashkatdhetar mendon të bëjë një vizitë në këtë ndërtesë se mua s’më kishte shkuar ndonjëherë mëndja por me sa duket të jashtmit e kanë si referencë.

Posté par tetena à 22:11 - Shqipëria dhe Bota - Commentaires [9] - Permalien [#]

09 septembre 2008

Deshire per mesdhe

097

Keto bime shtepiake jane ne mode ketej nga Franca. Besoj edhe ne vende te tjera perendimore. Pra ullinj miniatyre, portokalle te vockla apo mandarina mikroskopike.

Posté par tetena à 22:55 - Franca dhe Francezët - Commentaires [3] - Permalien [#]
Tags :

08 septembre 2008

Patriotizmi francez – ripërkufizim

P1050600

Një nga përshtypjen që më kanë lënë librat klasike rus (të përkthyera sigurisht, gjuha ruse nuk pati fatin të hynte në kokën time me gjithe përpjekjet e pamundimshme të kësaj të fundit), ka qënë vendi që këta të fundit i lënë gjuhës franceze. Kjo gjuhë kaq e sofistikuar dhe ariostrokratike (apo vetëm që flitej nga kjo e fundit !).

Nejse po unë me gjuhën e Molierit ? Në rradhë të parë si çdo shqiptar, anglishtja ka qënë dhe ngelet për mua gjuha e dritareve në botë. Fillimisht për të kuptuar këngët në radiot e jashtme pastaj kur fillova punë ishte me detyrim e përcaktim. Frëngjishtja më është dukur gjithmonë e paaritshme. Fillova ta mësoja për kurjozitet dhe edhe sot që jetoj në Francë, nuk di ta shkruaj pa gabime. Pra ngelet si një ideal.

Ideal them unë veç është vetëm imi se moda sot në Francë është inkurajimi i dialekteve apo gjuhëve lokale. Moda nuk është shumë e kordinuar. Pushtetet lokale janë dakort për dygjësimin e krahinave veç gjella me kripë dhe kripa me karar. Nga ana tjetër ka grupe ekstremiste, si për çdo çeshtje/kauzë që preferojnë radikalizimin. Fotografia është një shëmbull e këtij dy-qëndrimi. Tabelat janë në frëngjisht dhe dialektin lokal ndërkohë ca duar ilegale janë munduar të fshijnë gjuhën zyrtare !

p.s. shëmbullin e kam marë nga Korsika ku banorët kanë një tendence autonomie/panvarsie/asnjeraastjetra veç është njëlloj në Bretagne.

Posté par tetena à 22:50 - Franca dhe Francezët - Commentaires [4] - Permalien [#]

05 septembre 2008

A e dini se

Mbaj mend qe nje nga krenarite e gjuhes shqipe, sihte numri i germave !

Konfirmoj qe frengjishtja ka vetem 26 germa pra vertet shume me pak. Veç dje mesova me dhembje qe ajo ka 36 tinguj, pra shume. Dhe akoma, keta tinguj shkruhen ne 126 menyra te ndryshme !

E kuptoni sa e veshtire eshte shkrimi i gjuhes se jashtme. Edhe vete francezet ankohen se nuk dine te shkruaj. Me mungon gjuha ime. Mbase ndaj shktuaj ne kete blog se nuk arrij ne gjuhen tjeter.

Nejse, pershendetje gjuhesore dhe fundjave te kendshme.

Posté par tetena à 23:43 - Jeta e francezes nga Shqipëria - Commentaires [11] - Permalien [#]
« Accueil  1  2   Page suivante »