bourse

Duke menduar të shkruaj thashethemin e ditës, apo lajmin tim të ditës, sillem rrotull krizës financiere që dëgjohet gjithandej. Në radio dhe TV flitet vetëm për të. Në biseda më pak. Çështja është aq teknike që me thënë të drejtën nuk e ndjejmë efektin tek e përditshmja. Masat paraprake personale :

  1. Puna, tjetri e nderroi para ca kohësh dhe marrdheniet me punedhënësin duken korrekte dhe pa rreziqe divorci. – është proekupimi kryesor i francezëve humbja e punës dhe pamundësia e gjetjes rishtaz.
  2. Kredi për shtëpinë – qiraja është një alternativë, (duhet të flas pak për çmimet këtu mbi këtë artikull), për më shumë nuk e di ju por unë e kam pak të vështirë pjesën me borxhe afatgjata, mbase ngaqë në fëmijërinë time socialiste kjo fjalë nuk ekzistonte – tregu i shitblerjes së banesave është paralizuar na Francë, pak nga çmimet shumë të larta dhe sidomos me fillimin e krizës që bankat nuk japin lehtë kredi, çmimi i kredisë është i lartë apo njerzit kanë frikë që nuk do të mund ta paguajn (shiko arsyen 1)
  3. Kredi për konsumim – është e vërtetë që këtu edhe për të blerë ushqimet në një supermarkato, mund të paguash me kredi. Shpjeguar tek pika dy, as e imagjinoj të blejë bukën me pare borxh – ekonomikisht, këto lloj kredie nxisin familjet të blejnë më shumë dhe ekonominë të prodhijë me shumë. Njerzit dhe organizmat do të japin më pak tashti gjë që do të jetë vërtet nje frenim në ekonomi.
  4. Kursimet – akoma për momentin janë të garantuara nga Banka Qëndrore dhe shteti. Përndryshe nuk kam si të ngushëllohem veç me kujtimet e së kaluarës në fazën e parë te demokratizimit të atdheut !
  5. Bursa – megjithë përpjekjet në blogostan të ndonjë individi apo grup individësh, nuk arrij të luaj me këtë lodrën – pra plotësisht indiferente. Për ekonominë këtu, flitet për banka që blejnë të tjera apo për firma që do të ndrojnë pronar, për spekullim etj etj nocione financiere të huaja për mua veç duken të rëndësishme për të ardhmen. !

Për më shumë për këtë krizë në të përditshmen e një banuesi në botën e modializuar – shpresoj në mënyrë egoiste të mos kemë ma lajme.