Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
8 octobre 2008

Humor Nobelistik !

IgNobel2

Mora vesh sot që çmimi Nobel ka dhe antitezën e tij që është një çmim për studime serize shkencore që nuk duhet të kishin parë dritën. Kujdes se përkufizimin e kam përkthim nga burime të ndryshme. Çmimi është shumë seriozë, ndodh bile që në ceremoni marrin pjesë aktive (i dorëzojnë statujën në fotografi fituesit) Nobel të vërtetë (njerëz që kanë fituar të vërtetin e kisha llafin). Për më shumë, kjo ceremoni organizohet në universitetin shumë të njohur amerikan Havard.

Paragrafi i mësipërm nuk jep argumenta përse kjo notë shfaqet në blogun tim pra po vazhdoj me arsyen që është një nga çmimet e këtij viti i dhënë dy francezëve. Pra po filloj me çmimin e francezëve për të vazhduar me ndonjë tjetër të lezetshëm dhe kush do të dijë më shumë, artikulli i plotë në anglisht është këtu.

Çmimi në Biollogji (Franca):
Marie-Christine Cadiergues, Christel Joubert, and Michel Franc të Ecole Nationale Veterinaire de Toulouse, France që kanë zbuluar se pleshtat e qentit kërcejnë më lart se pleshtat e maces.

Çmimi i Paqes (për shoqet nga Zvicra)
Komitetit federal të etikës së bioteknollogjisë jo humane (ECNH) dhe qytetarëve zviceran për adomptimin e proncipit legal « Për respektin e dinjitet të bimëve»

Çmimi në Mjekësi : Dan Ariely i Universitetit Duke që ka vërtetuar që mjeksia fallco (placebo apo fake medicine) është më efikase proposcionalisht me çmimin.

Çmimi në Ekonomi : I është dhënë amerikanëve Geoffrey Miller, Joshua Tybur et Brent Jordan të Universitetit Në Mexico. Shkencëtarët kanë zbuluar që klientët japin bakshish më të rëndësishëm në lokalet e striptizmit kur artisja është në periudhën e saj të ovulimit

Çmimi në fizikë : Dorian Raymer dhe Douglas Smith nga USA të cilët kanë vërtetuar matematikisht që flokët, apo çfarëdolloj sendi i ngjashëm, përfundojnë gjithmonë në koklavitje

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Admirim, mireserdhe ne kete blog.
A
me te vertete antidot per elitizmin e cmimeve Nobel hahah
T
buli3go dhe per me shume, nese nuk gaboj, ata qe hidhen me lart jane duke u zhdukur!

eni, per azgje normalisht ndaj ka marre edhe çmimin.

BC, mireserdhe ne kete blog.

xhenius, arsyet qe kane shtyre tre shkencetaret mbase jane per nje studim me vete !
X
ne fakt,mbasi njerezit jane njohur si shume me njeri tjetrin,e kan kuptuar se eshte me mire te meren me qente e macet dhe,per rrjedhoje dhe me pleshtat e tyre,apo jo?!
B
Ndegjo kjo puna e cmimeve me siper eshte humor shkencetari (qe ngandonjehere jane si ato barcelatat e policeve qe te vjen per te qeshur 1 ore mbasi e ke lexuar).
Publicité