brel_32Sot, 9 tetor, dy ngjarje te rendesishme per Francen.

Ngjarja e para eshte nje pervjetor vdekjeje. Ai i artistit ne fotografi qe quhet Jacques Brel. Megjithese nga Belgjika ngelet nje nga kengetaret me te njohurit apo me sakte te vleresuarit ne France. Nje kenga e perkthyer  ne shqip se bashku me debat blogostik, ketu. E di qe dikush tjeter ka folur per kengetarin dhe ka vendosur kengen e tij me te njour "Ne me quite pas" por nuk me kujtohet. Harrova, ishte 30 vjetori i vdekjes por ç'rendesi ka kur ngelet nje artist i degjuar dhe vleresuar.

clezio

Lajmi i dyte, i fresket fare, eshte çmimi Nobel ne letersi (po vazhdoj me kete çmim une por me seriozitet kesaj rradhe).

Me sinqeritet kisha degjuar per autorin, me duket se kam filluar nje liber (nuk jam shume e sigurt) por nuk kam ndonje kujtim. Pra J.M.G. Le Clézio fituesi i çmimit. Kush ka me shume informacion dhe sidomos nje liber per ta rekomanuar, do t'i thosha faleminderit.

Per autorin, ne fakt duke lexuar mbi jeten e tij, mendoj qe eshte me shume nje autor internacional. Prinderit, francez mamaja, anglez babai, jetuar ne Ishullin Maurice, punon ne USA dhe shkruan ne frengjisht.