lucPrologu
Kam folur para shumë kohësh mbi djegjet e makinave në simbol protestimi në rrethinat e Parisit në veçanti dhe në të gjithë qytetet më të mëdhaja të Francës në përgjithësi. Lajmi atëhere u përhap në të gjithë botën dhe bile Franca u shpall gati vend i pa rekomandueshëm për turizëm.

Kapitulli i parë
Para ca kohësh në lajme u tha që aktori i njohur amerikan John Travolta do të luante një film në rrethinat e Parisit. Filmi sponsorizohet nga një regjizor/produktor francez i njohur në skenën internacionale Luc Besson (regjizori i filmit « Elementi i pestë »). Regjizori dhe firma e tij janë nga një çik si shumë të kritikuar nga rrethet intelektuale këtu. Shumë i amerikanizuar (temë tjetër kjo për t’u thelluar më gjatë).

Kapitulli i dyte
Megjithë kritikat franceze ndaj tij, mendoj që regjizori i lartpërmendur mundohet të implikojë sa më shumë bashkatdhetarët në filmat që realizon. Bashkatdhetarë pa paragjykime feje, origjine apo pasurie. Për këtë film të ri pra, të gjithë figurantët i zgjodhi në një nga lagjet më të djegura të epokës. Lajmi u trasmetua e u ritransmetua nga të gjitha mediat

Kapitulli i tretë
Banorët me titullin « Figurantë », apa ata pa këtë titull, apo komshinjte tek lagja ngjitur që nuk merrnin fare pjesë ! filluan të interesoheshin më afër për filmin. Përmbajtjen, rolet, aktorët BUXHETIN. Dhe ndalen të gjithë tek ky i fundit. 36 milion Dollar. Një shumë astronomike. Filluan të bëjnë llogaritë, përqindje, zbritje, krahasime dhe arritën të revoltaur në përfundimin që drejtësia nuk ishte ftuar në këtë projekt. Përgjigjë – 10 makina të djegura të ekipit të xhirimit.

Epilogu
Xhirimi u anullua, thuhet që figurantët u paguan megjithëse nuk do figurojnë në film. Kryetari i bashkisë së lagjes revoltohet që realizatori u dekurajua me 10 makinat e para të djegura – ‘…ne fund të fundit – thotë ai në një radio nacionale – ky është realiteti ynë i përditshëm …nuk jemi në Club Med këtu …’