albanie015_600

John Demos, është një fotograf me reputacion internacional. Në momentin e rënies së regjimit komunist vendos të vijë në Shqipëri. Prezantaur si një turist i thjeshte, me aparatin e tij ai do fiksojë këtë periudhe unike që kalonte Shqipëria. Pra këtë kalim, nga shteti më i izoluar nën një diktaturë komuniste, në një vend të hapur ku njerzit mund të lëvizin lirshëm, autori e fiksoi me aparatin e tij. demosalFruti i punës së tij është ky libër/album i botuar në bashkëpunim me Ismail Kadarenë në një nga shtëpitë botuese më prestigjiozet në Francë .

Autori : John Devos është themeluesi i agjensisë Apeiro në Greqi dhe një figurë e rëndësishmë në artin e fotografisë në vendin e tij. Adept i aparatit fotografik Leica, një virtuoz i fotografisë Bardh et Zi.

John Demos. Albanie
Botuesi : Actes Sud,  28 x 26 cm , 144 faqe
ISBN : 978-2-7427-7619-1

DSC_0194Munda të gjeja ca fotografi të këti libri dhe po i vendos këtu. Nëse dikush e ka parë, përshtypjen do të ishin shumë interesante. Unë sa të më jepet rasti, do shkoj të gërmoj andej nga libraria.  DSC_0202