P1060281

Le va – et – vient de la cannette de bière,
Négligemment laissée sous un strapontin
Donne aux voyageurs le mal de mer
C’est pas banal en souterrain !
Pour ne plus avoir mal au cœur,
Jetez – la à la poubelle, ça sera le bonheur !

Luhatjet e kanoçes së birres
E lënë ashtu në një sedilje
Ju jep udhëtarëve dhimbje deti
Ndodh shpesh në trenat e nëndheshëm !
Për të mos u sëmurur
Hidhe në plera, ja lumturia !

Në metronë e Parisit, para shumë kohësh, për edukimin e masave mbase, filluan të shfaqeshin copa poezie nga autorë të njohur. Tjetri që është nul në poezi pati rastin të lexonte ndonjë. Pastaj poezitë u zhdukën, nuk shikoja më. Para nja një jave, bëra këtë fotografi nën sytë e çuditur të bashkudhëtarëve. Përkthimi im lë për të dëshiruar, çdo përmirësim është i mirëpritur, veç mos u çuditni, niveli është zero !