Sot është viti i ri Kinez. Nuk kam fotografi të evenimentit se nuk para dukem nga Parisi nëto kohët e fundit (justifikimi i mungesës në blog), vitin e kaluar isha nxënës I dalluar por nejse. Ku e kisha, tek Viti i Ri se vdes për festat. Pse sot, jo vetëm se është viti i ri por sepse kolegu im vietnamez më mësoi ca gjëra për këtë feste dimrore.

  1. festa nuk është dimrore, bile shënon fillimet e festimeve të pranverës (!) në Kinë,
  2. Nuk është vetëm kineze, bile me sa duket kanë ca kontradita/ngelje hatresh andej na Azia.
  3. Tradita do që për tre dite nuk duhet të nevrikosesh që të të shkojë viti mbarë (burimi, kolegu im)
  4. Për tre ditë nuk duhen derdhur plerat, tradita thotë që në të kundërt, gjatë vitit do të të përfundojnë paratë në të njëjtin vend (burimi, kolegu akoma).
  5. Është viti i Demit. Mos qeshni ju lutem se bëhet fjalë për atë aziatik (burimi, edhe gazetat e kishin sot, preçizimi, kolegu simpatik).
  6. Kujdes se ka dem e dem (nuk dyshoni besoj). Ata që lindin në mëngjes janë pak të levizshmë dhe turbulues, të mbazdites, janë të qetë dhe cool . (burimi, kolegu akoma)

Pra një vit të mbarë për festëdashësit kudo në botë !