30 janvier 2009

Lajmerim kulturor me vonesë dhe në frëngjisht.

DUO FLUTE ET VIOLON  - 30/01/2009 à 20h 30   JETA STAROVA MEHMETI Flute ERMAL MEHMETI Violon Un duo peu ordinaire composé uniquement de ces deux instruments sans la basse, ce qui fait ce duo inhabituel, intéressant émouvant, composé d'un programme musical, d'un mix sublime de pièces classiques et contemporaines jusqu’à des adaptations de l’ancien folklore albanais. 1.MARIN MARAIS:FOLIES D'ESPAGNE 2.J.S.BACH:MENUET ET BADINERIE DE LA SUITE EN SI MINEUR 3.W.A.MOZART:MARCHE TURQUE ... [Lire la suite]
Posté par tetena à 16:30 - - Commentaires [1] - Permalien [#]
Tags : , ,

26 janvier 2009

Një vit i Ri - pasojat e mondializimit

Sot është viti i ri Kinez. Nuk kam fotografi të evenimentit se nuk para dukem nga Parisi nëto kohët e fundit (justifikimi i mungesës në blog), vitin e kaluar isha nxënës I dalluar por nejse. Ku e kisha, tek Viti i Ri se vdes për festat. Pse sot, jo vetëm se është viti i ri por sepse kolegu im vietnamez më mësoi ca gjëra për këtë feste dimrore. festa nuk është dimrore, bile shënon fillimet e festimeve të pranverës (!) në Kinë, Nuk është vetëm kineze, bile me sa duket kanë ca kontradita/ngelje hatresh andej na Azia. ... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:23 - - Commentaires [3] - Permalien [#]
13 janvier 2009

Vjeshtë në Paris

Mund të vendosja disa diçitura në këtë fotografi: Shikoni titullin më lart Duke shkuar në punë, rrethinat e Parisit. A nuk ju kujton këtë filmin ! Po ju që kaloni këndejna, çmendoni?
Posté par tetena à 22:33 - - Commentaires [10] - Permalien [#]
Tags :
09 janvier 2009

Dy artikuj

Dy artikuj në frëngjisht sot. Artikujt nuk kanë ndonjë lidhje me njëri tjetrin veç faktit që flasin për atdheun dhe që janë në frëngjisht. Për jo frëngjishtfolësit apo kuptuesit e kwsaj gjuhe, kërkoj falje se artikujt nuk po i përkthej. Për të tjerët sipas interesit, mund të lexoni mbi dy tema: Ambjentin, ruajtjen dhe përmirësimin e tij sidomos në Tiranë. Për ata që banojnë në atdhe nuk besoj se do zbuloni ndonjë gjë por interesi i artikullit qëndron në këndvështrimin e autorit, Mickaël Wilmart, dhe sintezën që i bën ky i... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:42 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
08 janvier 2009

Gjeni doktorin

Dhe është një aksion i vështirë dhe mund te klasifikohet i pamundur në varësi të situatës familjare, komshijtë e afërt dhe të largët, kohës që kalon me ta, cilësinë e tyre komunikative – dhe flas gjithmonë për gjetjen e një doktori ashtusi dhe titulli e përcakton Një parantezë e vogël. Këtu në Francë, doktorin e përgjithshëm dhe pediatrin e zgjedh vetë. Çmimi i një vizite është i përcaktuar nga sigurimet shoqërore. Për doktorët që kanë çmime më të larta, diferencën e paguan nga xhepi. Jo tamam në fakt se nëse punon, paguan ca... [Lire la suite]
Posté par tetena à 17:01 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
07 janvier 2009

Poezi popullore ?

Le va – et – vient de la cannette de bière,Négligemment laissée sous un strapontinDonne aux voyageurs le mal de merC’est pas banal en souterrain !Pour ne plus avoir mal au cœur,Jetez – la à la poubelle, ça sera le bonheur ! Luhatjet e kanoçes së birresE lënë ashtu në një sediljeJu jep udhëtarëve dhimbje detiNdodh shpesh në trenat e nëndheshëm !Për të mos u sëmururHidhe në plera, ja lumturia ! Në metronë e Parisit, para shumë kohësh, për edukimin e masave mbase, filluan të shfaqeshin copa poezie nga autorë të njohur.... [Lire la suite]
Posté par tetena à 11:55 - - Commentaires [5] - Permalien [#]
Tags : ,
05 janvier 2009

Mirela DHRAMI fillim i mbarë 2009

Ja një fillim artistiko shqiptar i këtij viti të Ri këtej nga Franca. Artistja shqiptare Mirela Dhrami, të cilën mund ta njihni tashmë nga ekspozita e mëparshme, ekspozon rishtas krijime të sajat. Vernisazhi është nesër, 6 Janar duke filluar nga ora 6 e mbazdites. Adresa : l'espace d'accueil de l'Office de HLM de Nanterre 93 avenue Joliot-Curie, RER A, station Nanterre Prefecture. Ftesa fotografia e parë e këtij lajmi.
Posté par tetena à 18:41 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
Tags : ,
04 janvier 2009

Gëzuar Viti e Ri

Sa më shumë ikin vitet aq më shumë harrojmë traditat ? Apo fitojmë të reja ? Apo pasurojmë të vjetrat – pak nga të treja arsyet e mësipërme mbase për të guxuar urimin e një viti të mbare dhe të gëzuar në shqip në këtë blog në fillim të janarit. Për të vazhduar pak më shumë në fajet e mia, i uroj këtij blogu pak më shumë seriozitet në apelin ditor dhe jo shumë në trajtimin e të rejave. Pra gëzuar të gjithëve që kaloni këtej dhe vit të mbarë.
Posté par tetena à 23:44 - Commentaires [0] - Permalien [#]