Parisi nje dashuri pa fund

Do të më pëlqente te pija nje kafe me miqte e mi çdo ditë dhe të ndanim bashkë lajme serioze po aq sa dhe budallalleqe

09 octobre 2008

Brel&Clézio - Dy ngjarje sot për Francën

brel_32Sot, 9 tetor, dy ngjarje te rendesishme per Francen.

Ngjarja e para eshte nje pervjetor vdekjeje. Ai i artistit ne fotografi qe quhet Jacques Brel. Megjithese nga Belgjika ngelet nje nga kengetaret me te njohurit apo me sakte te vleresuarit ne France. Nje kenga e perkthyer  ne shqip se bashku me debat blogostik, ketu. E di qe dikush tjeter ka folur per kengetarin dhe ka vendosur kengen e tij me te njour "Ne me quite pas" por nuk me kujtohet. Harrova, ishte 30 vjetori i vdekjes por ç'rendesi ka kur ngelet nje artist i degjuar dhe vleresuar.

clezio

Lajmi i dyte, i fresket fare, eshte çmimi Nobel ne letersi (po vazhdoj me kete çmim une por me seriozitet kesaj rradhe).

Me sinqeritet kisha degjuar per autorin, me duket se kam filluar nje liber (nuk jam shume e sigurt) por nuk kam ndonje kujtim. Pra J.M.G. Le Clézio fituesi i çmimit. Kush ka me shume informacion dhe sidomos nje liber per ta rekomanuar, do t'i thosha faleminderit.

Per autorin, ne fakt duke lexuar mbi jeten e tij, mendoj qe eshte me shume nje autor internacional. Prinderit, francez mamaja, anglez babai, jetuar ne Ishullin Maurice, punon ne USA dhe shkruan ne frengjisht.

Posté par tetena à 23:00 - Arti dhe artistat - Commentaires [9] - Permalien [#]
Tags : ,


30 juin 2008

Motive

Refreni
Motivés, motivés
Il faut rester motivés !
Motivés, motivés
Il faut se motiver !
Motivés, motivés
Soyons motivés !
Motivés, motivés
Motivés, motivés !

Posté par tetena à 21:16 - Arti dhe artistat - Commentaires [0] - Permalien [#]

12 novembre 2007

Humoristi më i madh francez

coluche

Humoristi më popullor në Francë, ai për të cilin të gjithë janë dakort mbi aftësinë për të bërë të qeshur është Coluche[Kolysh]. Suksesi i tij në skenë ishte i padiskutuar veç popullariteti i tij mori një dimension të paparë për një humorist në veçanti apo një artist në përgjithësi kur ky i fundit u paraqit në zgjedhjet presidenciale të viti 1980.

Programi i humoristit :

  • zhdukja e papunësisë duke krijuar 20milion agjensi ANPE (agjensia nacionale për punësimin) me nje shef agjensie dhe nje sekretare.
  • Pushtimi i Shqipërisë për të ngritur pak prestigjin nacional sepse është një nga vendet më të vegjël në botë, pra më e lehtë.
  • Krijimi i ministrise të punëve të pa-pastra.
  • Për fëmijët të njihet e drejta e 5 të mërkurave në javë (të mërkurave nuk ka shkollë në Francë) dhe 365 vite të rinj në vit. Të drejtën t’u heqin krahët mizave, të vënë reçel tek telefoni

coluche_3 Dhe slogani : Për ti prishur punë së djathës deri në të majtë, votoni Coluche [Kolysh]

E keqja është që popullariteti i artistit fitonte aq shumë terren sa që politikanët e vërtet filluan t’i bënin presion seriozisht të tërhiqej. Gjë që artisti bëri. Pas kohë më pas ai vdiq në një aksient me motor , aksident që shumë mendojnë se ka qënë politik !

Disa citate veç nuk e di a bëjnë për të qeshur se janë përkthimet e mia. Skeçet e tij janë të vështira për tu kuptuar se kërkojnë një njohje të mirë jo vetëm të gjuhës por edhe të kulturës popullore franceze. Kush ka për të shtuar, të mos hezitojë se kush njeh këtë kloun, jam e sigurtë që ka një buzëqeshje në fytyrë.

Konkurs gjigant gallatash në URSS. Fituesi : 10 vjet në Siberi.

Bëra si më thanë : dy presje tre fëmijë. U bëra me tre, nuk gjeta presjen.

Burokrat është dikush që kur i bëjmë një pyetje, pasi është përgjigjur, nuk kuptojmë më pyetjen që bëmë.

Kam një shok që është martuar me dashuri. Është martuar me një grua të pasur. Vdiste për pare.

Mendoj që të varfrit janë të pazëvendësueshëm për shoqërinë, me një kusht, që të rrinë aty ku janë.

Psikiatri im, për 3000 dollarë më hoqi peshën e asaj që kisha, 3000 dollarë.

Posté par tetena à 18:52 - Arti dhe artistat - Commentaires [9] - Permalien [#]

06 novembre 2007

Brassins, Parisi dhe Dashuria

Parisi destinacioni i të dashuruarve por gjithashtu mbase Franca më gjërë, vendin qe e lidhim me dashurinë !

Për ata që nuk e dinë/mbajnë mënd/harruar, dashuria në realizmin socialist ishte vetëm platonike. Mungesa e traditës së dhurimit të luleve, tablotë dhe këngët e kishin zëvendësuar me kallinjtë e grurit, arrave në gushtin e nxehtë dhe . Dhe në fakt vetëm kaq se mëndjet dashuroheshin, trupi ishte i ndaluar..

bancsMe falni se në fakt e kisha me dashurinë në Francë, më shumë me këngëtarin popullor dhe aspak me atdheun dhe më pak me socializmin. Por ç’të bëj ? Kur shikoj gjërat në mënyrë objektive, diku tek objekti janë ato gjërta e jetuara dhe të mësuara.

Pra për të përfunduar me këngëtarin dhe sepse po i marr borxh fjalët e dashurisë për të prezantuar dashurinë alla franceze, po ju prezantoj dy këngët e mëposhtme.

Kënga e parë flet për stolat anash rrugëve dhe çiftet që puthen në to, një imazh sa domethënës i këtij qyteti të dashuruarish dhe dashurisë mendoj. Nuk po i përkthejë duke ju këshilluar këngën dhe sigurisht nëse ka ndonjë vullnetar se është e vërtetë gjithashtu që nuk ja them shumë e talentuar për poezitë( !)

Les amoureux des bancs publics
Les amoureux qui s'bécott'nt sur les bancs publics
Bancs publics, bancs publics
En s'fouttant pas mal du regard oblique
Des passants honnêtes
...

Kënga e dytë, që nuk e përkthej dot se nuk e di ju po unë nuk arrij t’i shqiptoj fjalët edhe një çik të pista në shqip, imagjinoni që të mund t’i shkruaj të zezë mbi të bardhë (ose e kundërta nuk e di me ketë internetin po e humbasim llogjiken fare), himnizon pjesën fizike të dashurisë. Kujdes se kur them himizoj e kam seriozisht, frëngjishtfolësit apo një përkthyes mund ta vërtetojnë.

Fernande
Quand je pense à Fernande
Je bande, je bande
Quand j'pense à Félicie
Je bande aussi
...

Posté par tetena à 19:07 - Arti dhe artistat - Commentaires [14] - Permalien [#]

21 juillet 2007

Georges BRASSENS

brassensDeri tashti kam folur për qytetin, lajme të rejat dhe historira të vjetra, ndonjëherë për pak art veç akoma nuk kam folur për artistët dhe këngëtarët popullorë frances. Kur fillova të jetoja këtu, e kuptova sa pak e njohim kulturën popullore franceze ashtu si njohim mirë atë italiane p.sh.

Këngëtari më i njohur dhe më popullor, që pëlqehet nga të gjithë brezat është Georges Brassens [zhorzh brasëns] (duhet klikuar në kutinë në fillim të notës për të dëgjuar një këngë). I lindur më 1921, vdekur mw 1981, këngëtari ishte më shumë poet. Asnjëhere nuk mësoi as edhe solfezhin vetëm se duke respektuar traditën familjare, për çdo okazion në shtëpinë e tij këndohej, poezitë e tij i shoqëroi me një kitare. Në pamjen e parë këngët duken vërtet si poezi të kënduara veç nuk janë kaq të thjeshta si nga teksti ashtu edhe nga ana muzikore. Së shpejti një nga tekstet e tij veç e kam të pamundur t'i përkthej.

Posté par tetena à 23:28 - Arti dhe artistat - Commentaires [10] - Permalien [#]

03 juillet 2007

Michaël YOUN

yn2

Kam kaq kohë që dua të flas për artistat në Francë. Këngëtarët më popullor apo më të njohur, humoristi simbol etj etj veç nuk arrij të organizohem teknikisht. Nejse sot do të flas për jo artistin më të njohur në Francë. Nuk ka gabim ortografik, flas vërtet për parodistin e artit më karragjoz dhe të pacipë në këto momente (që po zgjatin ca vite). Mora këtë inisjativë jo vetëm sepse dje lexova që personi në fjalë është cituar në një blog shumë të njohur në USA po edhe pse klipi parodik i tij i fundit më bëri vërtet për të qeshur.

yn1

Personazhi, që nuk duhet të jetë mediokër, shpik karagjozlliqe njëra më idjote se tjetra. Ka shitur disqe, ka drejtuar emisione, merr pjesë në debate ku bën rrëmujë, kamera e fshehtë etj etj dhe emëruesi i gjithë aktiviteteve të tij është “I pacipë”. Nuk mund të them që jam një fan i tij dhe ndjek çdo gjë që krijon veç duhet ta pranoj që karagjozlliqet e tij janë pa kufi dhe i sheh gjithandej.

Gjykojeni vetë duke parë klipin këtu.

Posté par tetena à 13:12 - Arti dhe artistat - Commentaires [17] - Permalien [#]
« Accueil  1