Parisi nje dashuri pa fund

Do të më pëlqente te pija nje kafe me miqte e mi çdo ditë dhe të ndanim bashkë lajme serioze po aq sa dhe budallalleqe

30 mai 2008

Nuk e di pse e quaj veten brezi 68.

rue

Duhet të flas për Majin 68 para fundit të majit 2008, me shpresë që ka të interesuar. Pra për të interesuarit na këtë fund Maji po rishkruaj vazhdimin i shoqëruar nesër me fundin. Mbas parrullave që i gjykoja domethënëse, më poshtë kronologjia e ngjarjeve më të rëndësishmë. Nesër premtoj të vazhdoj me aktualiteti sot në Francë mbi ngjarjen, pak mbase çfarë mendoj unë.
Mbi Kretën, rifillojme së shpejti.

1968
Shkurt – fillimi i lëvizjes « Pranvera në Pragë »
Shkurt – okupimi in Universitetit të Romës në Itali nga studentat. Përleshje me policinë.
8 shkurt – 3 studentë amérikanë gjenë vdekjen në një manifestim mbi te drejtat qytetare.
8 mars – lëvizje studentore e shoqëruar me një fushatë anti semite të qeverisë Polake. Partia në pushtet përfiton nga rasti për të bërë një spastrim politik.
Pranverë në Itali – lëvizje sporadike në industrinë e vendit ku sindikatat nuk janë shumë prezente. Sindikatat proklamojnë një grevë të përgjithshme e cila është një sukses.
4 prill – revolta popullore shpërthejnë në pothuajse të gjitha qytetet kruesore të SHA-së mbas vrasjes së Marin Luther King.
11 prill – atentat kundra Rudi Dutschke (sociolog marksist) I ndjekur nga një revoltë e përgjithshmë në Gjermani.
Maj – manifestasione të dhunshme në Tokio (1968 – 1970)
Maj – “Maj 68” në Francë
24 qershor – e hëna e kurbaçit në Kanada : 290 persona të arestuar.
20 – 21 gusht – Pragë, shtypja e lëvizjes studentore nga autoritet.
22 – 30 gusht – perleshje ne Çikago mes studentëve dhe policëve. Studentët ngrihen kundra luftës në Vietnam dhe vënë në pyetje modelin amerikan të jetës (American ëay of life)
Vjeshtë – lëvizja për çlirimin e grave në USA.
2 Tetor – “masakra e Tlatelolco” në Meksikë
5 Tetor – marshim paqësor në Irlanë të OJQ-ve të të drejtave të njëriut e shtypur dhunshëm në Derry.
Manifestacione të ndryshme në Liban për të mbrojtur çështjen Palestiniane.

Konkluzion : Një nga influencat më të rëndësishme të kësaj lëvizje qëndron në mardheniet social – kulturore. Vlera të tjera shfaqen në shoqëri. Ato janë të përqëndruara sidomos në pavarësinë e personit, rëndësia e realizimit personal të individit, refuzimi i reglave tradicinale të shoqërisë e sidomos të autoritetit.

Përkthyer dhe përmbledhur nga wikipedia(fr)

Posté par tetena à 21:22 - Bota, jo vete Franca - Commentaires [0] - Permalien [#]


27 mai 2008

Eksperinca ime shqiptaro greke

20080525_438Mendova që duke shkuar në Greqi do të ndeshja plot bashkatdhetar. Fola vetëm një herë shqip !

Nuk mund të them që ka më pak shqiptar se ndesha rrugëve në një nga qytet më turistike veç nuk munda t’ju drejtohesha pa arsye ! E zonja e barit ku hëngrëm ca herë më pyeti nga vija dhe kur i thashë që jam shqiptare, më tregoi që strehote dy shqiptar me qira në shtëpinë e saj. Në hotelin ku strehohesha, shërbimi në restorant dhe bar sigurohej nga një grup rumunësh (flisnin mes tyre në rumanisht) të rinj dhe jo shumë professional. Pata dyshime për një djalë se mund të ishte shqiptar (i vetmi që fliste greqisht me të tjerët) veç nuk ra rasti të flisja me të. Pati thashetheme që barmani ishte shqiptar por unë pashë vetëm barmane (!).

Kur fola në shqip do më thoni ju? Në një kafe ultraturistike në një liqen të gogëm dhe të këndshëm. Kamarjeri i qeshur bënte shaka me të gjithë klientën (edhe me mua sigurish). As që mund të më shkonte mëndja që ishte një jo grek. Kërkojmë llogarinë, ose më saktë personi tjetër me mua se unë isha e përqëndruar në një lojë të parëndesishme tek celulari. Kamarieri rradhit në gjuhë të jashtme universale çfarë kishim marë (fanta, coca – cola, ice cream) dhe fillon llogaritë. Befas dëgjoj një ‘tre plus gjashtë, nëntë’ në shqip. Dhe aty na u zgjidh gjuha.

Thuhet që shifrat dhe llogaritë janë gjëja e fundit që mund të bëjmë në një gjuhë të mësuar rishtazi?

Posté par tetena à 22:27 - Bota, jo vete Franca - Commentaires [7] - Permalien [#]

13 mai 2008

Ndihme, ndihme - per motive te dobta

Po pergatis nje udhetim turistik ne Krete. Pergatis thashe ? Konkretisht do te thote.
- po mundohem te mendoj te bej valixhen qe me pret me gryken e hapur ne korridor prej dy ditesh, (me detyrim kjo).
- duhet te shkoj tek agjensia e udhetimit per biletat (me detyrim e percaktim kjo se s'ka ku shkoj).
- ... nuk me vjen ne mendje, nuk duhet te jete e rendesishme (pa detyrim dhe percaktim) mbase jo duhet te mendohem me thelle!

E gjitha kjo per te kerkuar ndihme nga bashkatdhetaret qe jetojne ne kete ishull per adresa, aktivitete apo vende per te pare qe nuk ndodhen ne guidat. Guide thashe une, po qe me duket nuk kam nje liber te tille. Nuk kam as kohe ta shtoj tek lista e mesiperme. Pra ndihme. Do doja gjithashtu te dija si eshte koha ne fund te majit (nuk duhet te jete ndryshe nga atdheu ne fakt apo e kam harruar apo me ka harruar). Po ne det a lahesh dot (prape nuk di ç'them se smbaj mend te jeme lare ne det ne atdhe ne maj ne gjendje normale apo dehjeje te niveleve te ndryshme - s'po pyes me).

Pra faleminderit paraprakisht per ndihmen qe çdonjeri mund te me japi dhe premtoj te shkruaj mbi kete vizite si franceze shqiptare nga Franca Shqiperia. Po iki se po behem lemsh.

Posté par tetena à 22:51 - Bota, jo vete Franca - Commentaires [6] - Permalien [#]
« Accueil  1