Canalblog
Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
18 avril 2007

Zgjedhjet edhe një herë

Zgjedhjet edhe një herë
Zgjedhjet, zgjedhjet është kjo tema më e rrahur sot në Francë. Nuk mund të hapësh televizorin, një gazetë, një sitë interneti, një blog dhe të mos ndeshesh me diskutime, polemika, gjykime, parashikime, fantazime, ëndërrime mbi zgjedhjet. Unë kam kaq kohë...
Publicité
Publicité
17 avril 2007

Tempulli i kohëve moderne

Tempulli i kohëve moderne
Kur isha e vogël, në shtëpinë e gjyshes, kishte gjithmone një mace që ngrohej afër sobes. Nuk e kisha idenë kur hynte dhe kur dilte dhe bile nuk e di nëse ishte e njëjta nga një vit në tjetrin. Puna me qentë ishte një çik më ndryshe. Qentë ishin vërtet...
8 avril 2007

Borë dhe diell në majë të malit

Borë dhe diell në majë të malit
Pseja e këtyre pushimeve, sigurisht që bëj si dua vetë, veç nuk isha vetëm nëpër rrugët e makinave apo të skive me thënë të drejtën. Në Francë, dy janë peridhat më të rëndësishme të pushimeve, pushimet e dimrit me dëborë domosdoëhmërisht dhe pushimet...
22 mars 2007

I famshi "Foie Gras"

I famshi "Foie Gras"
Duke bredhur rrugëve, pashë këtë dyqanin dhe mendova të flisja për këtë produkt kaq të njohur dhe të lidhur kaq fort me Francën dhe francezët. Le fois gras [fua gra] – mëlçi e dhjamur, është një nga ushqimet që bën pjesë në guzhinën klasike franceze....
20 mars 2007

20 Mars, dita e frankofonisë

20 Mars, dita e frankofonisë
Sot ishte dita e frankofonisë në Francë dhe kudo ku kjo organizatë është e pranishme. Në sitën e tyre zyrtare gjeta bile që edhe ne bëjmë pjesë. Shoqata, që është një shoqatë qeveritare, ka si qëllim të shpërndajë gjuhën dhe kulturën franceze kudo në...
Publicité
Publicité
16 mars 2007

Dje ne Paris - Dy ngjarje të rëndësishme në lagjen ku punoj

Dje ne Paris - Dy ngjarje të rëndësishme në lagjen ku punoj
ky ishte një manifestim shumë i zhurmshëm, nuk e di nëse e dëgjoni nga filmi i vogël që bëra. Nuk u afrova të shikoja më konkretisht veç ishin disa persona me bluza të bardha gjë që të linte të mendoje që bëhej fjalë për infermjerë ose ndihmes infermjerë....
10 mars 2007

Krenaria e vërtetë në Francë

Krenaria e vërtetë në Francë
Fola për panairin e bujqësisë dhe ja edhe shkova ta vizitoja dje. Ju siguroj që të gjitha racat janë të ndryshme, mund të zmadhoni fotografitë duke klikuar mbi to. Ky ishte vetëm pavijoni i lopëve, ngeleshin edhe 6 të tjera por vizita ishte e lodhshme...
7 mars 2007

Politikë dhe prapë politikë.

Politikë dhe prapë politikë.
Po bëhet një kohë e gjatë që fushata presidenciale ka filluar. Unë e quaj fushatë elektorale por në fakt ëshët parafushata, zyrtarja fillon më 16 mars. Fushata e vërtetë, pse një datë ? Shpjegim më shqipërisht, fushata fillon kur kandidatët njihen seriozisht...
5 mars 2007

Salloni (Panairi) i agrikulturës

Salloni (Panairi) i agrikulturës
Franca shikohet akoma sot nga të gjithë si vendi i kulturës, artit, i letrave, filozofisë e të tjera e të tjera. E vërteta prej vërteti është që salloni më i suksesshëm në France është ai i agrikultures, rreth 600 000 vizitor. Ky panair mbahet në Paris...
27 février 2007

Si të jemi të pastër

Si të jemi të pastër
Ne pastrojmë për ju. Ju kooperoni. ... Ose ne ju dënojmë (gjoba shkon deri në 180 euro që përfaqëson afërsisht 15% të një rroge në Francë). Rrugët në Paris janë relativisht të pastra (hiq jashqitjen e qenve, por për këtë do të flasë një ditë tjetër)....
20 février 2007

Filma, plot filma

Filma, plot filma
Sot do të doja të flisja për kinemanë francezët e cila ka një prodhimtari të konsiderueshme. Shteti ka krijuar një fond të veçantë për krijimtarinë kinematografike, gjë që mundëson artista të talentuar të fillojnë një karierë artistike edhe kur nuk kanë...
9 février 2007

Vous apo Tu (Ju apo Ty)

Vous apo Tu (Ju apo Ty)
Nuk e di ju por unë nuk di të flasë shumë mirë me ju në shqip. Të mësuar me edukatën e shoku/shoqja vetëm dy tre frazat e para dalin me respect. Në frëngjisht, vous (vu), juja dhe tyja janë të rëndësishme. Një nga pyetjet e para që ju kam bërë frëngjisht-mësuesve...
1 février 2007

Shkurt cigares

Shkurt cigares
Duke filluar që sot, është e ndaluar të pihet cigare në Francë në të gjitha ambjentet publike. Restorantet dhe kafetë përjashtohen nga kjo masë vetëm për një vit. 2008 do të jetë viti i dënimit me vdekje të cigares. Çfarë mebndoj unë. Le të jemi llogjik...
26 janvier 2007

Përsëri zgjedhjet

Përsëri zgjedhjet
Është e pamundur të mos flasësh një çik për politikë sot në Francë. Atëhere dy gjëra. E para, një blog i përbashkët i shtatë militanëve të shtatë partive të ndryshme. Ideja më duket shumë e mirë. Gjatë leximit konstatova që në fakt në këtë blog përshkruhen...
24 janvier 2007

Gjithmone ne Janar

Gjithmone ne Janar
"I dashur Plaku i vitit te Ri, nese nuk do te me sjellesh dhurate do te rjep lekuren" !? Gezuar 2007
Publicité
Publicité
<< < 1 2 3 4 5 6 > >>
Publicité