17 mars 2010

E gëzofsh

Nuk e kisha me rifillim e të shkruajturit në këtë blog (nuk garantoj rivazhdimin) e kam thjesht me pyetjen si mund ta përkthej këtë fjalën aq të domosdoshme në shoqni në një gjuhë të jashtme. Të gjitha sygjerimet ne çfarëdo lloj gjuhe të ndryshme nga shqipja janë të mirëpritura à vous de jouez - si thotë frëngu .
Posté par tetena à 11:39 - - Commentaires [6] - Permalien [#]
Tags :

26 janvier 2009

Një vit i Ri - pasojat e mondializimit

Sot është viti i ri Kinez. Nuk kam fotografi të evenimentit se nuk para dukem nga Parisi nëto kohët e fundit (justifikimi i mungesës në blog), vitin e kaluar isha nxënës I dalluar por nejse. Ku e kisha, tek Viti i Ri se vdes për festat. Pse sot, jo vetëm se është viti i ri por sepse kolegu im vietnamez më mësoi ca gjëra për këtë feste dimrore. festa nuk është dimrore, bile shënon fillimet e festimeve të pranverës (!) në Kinë, Nuk është vetëm kineze, bile me sa duket kanë ca kontradita/ngelje hatresh andej na Azia. ... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:23 - - Commentaires [3] - Permalien [#]
08 janvier 2009

Gjeni doktorin

Dhe është një aksion i vështirë dhe mund te klasifikohet i pamundur në varësi të situatës familjare, komshijtë e afërt dhe të largët, kohës që kalon me ta, cilësinë e tyre komunikative – dhe flas gjithmonë për gjetjen e një doktori ashtusi dhe titulli e përcakton Një parantezë e vogël. Këtu në Francë, doktorin e përgjithshëm dhe pediatrin e zgjedh vetë. Çmimi i një vizite është i përcaktuar nga sigurimet shoqërore. Për doktorët që kanë çmime më të larta, diferencën e paguan nga xhepi. Jo tamam në fakt se nëse punon, paguan ca... [Lire la suite]
Posté par tetena à 17:01 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
07 octobre 2008

Kriza

Duke menduar të shkruaj thashethemin e ditës, apo lajmin tim të ditës, sillem rrotull krizës financiere që dëgjohet gjithandej. Në radio dhe TV flitet vetëm për të. Në biseda më pak. Çështja është aq teknike që me thënë të drejtën nuk e ndjejmë efektin tek e përditshmja. Masat paraprake personale : Puna, tjetri e nderroi para ca kohësh dhe marrdheniet me punedhënësin duken korrekte dhe pa rreziqe divorci. – është proekupimi kryesor i francezëve humbja e punës dhe pamundësia e gjetjes rishtaz. Kredi për shtëpinë –... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:35 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
05 septembre 2008

A e dini se

Mbaj mend qe nje nga krenarite e gjuhes shqipe, sihte numri i germave ! Konfirmoj qe frengjishtja ka vetem 26 germa pra vertet shume me pak. Veç dje mesova me dhembje qe ajo ka 36 tinguj, pra shume. Dhe akoma, keta tinguj shkruhen ne 126 menyra te ndryshme ! E kuptoni sa e veshtire eshte shkrimi i gjuhes se jashtme. Edhe vete francezet ankohen se nuk dine te shkruaj. Me mungon gjuha ime. Mbase ndaj shktuaj ne kete blog se nuk arrij ne gjuhen tjeter. Nejse, pershendetje gjuhesore dhe fundjave te kendshme.
Posté par tetena à 23:43 - - Commentaires [11] - Permalien [#]
18 août 2008

Kthimi i veshtire ne realitet

Disa nga arsyet e abandonimit të këtij blogu të dashur. Na fakt asnjë, ka më shumë shpjegim për të dhënë në arsyet e ca pushimeve të vërteta dhe të paharrueshme. Po mundohem të bëjnë një listë të shkurtër mbi faktorët e suksesit të pushimeve. Theksoj me modesti, sigurisht, që lista është vetëm imja, sigurisht, dhe kush do mund t’i nënshtrohet të njëjtës detyrë shtëpie, sigurisht – pra cilat janë karakteristikat e një leje të arrirë. koha është e mirë, pas shi, me diell i shoqëruar me pak erë për freskim. – duket... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:22 - - Commentaires [4] - Permalien [#]

21 juillet 2008

Leja

Pra blogu ka marre pesembedhjeteshin.
Posté par tetena à 16:17 - - Commentaires [5] - Permalien [#]
16 juillet 2008

(Ku) Do do ikësh me pushime ?

Fjali pa ndonjë kuptim të thellë në shqip për mendimin tim veç mu desh ta përdorja duke precizuar pushim versus udhëtim sot në punë dhe thashë të bëja ca komente. Ne në përgjithësi kur pyesim një koleg/shok/të njohur apo të saponjohur mbi pushimet e tij, në mënyrë direkte dhe pa ekuivok pyesim ku do shkoj për pushime. Pra në shqip pyesim – Kur do ikësh me pushime ? Përgjigja është – nisem filan datë në filan vënd. Nese dikush të thotë vetëm datën, automatikisht në mëndje thua « çar tangërlliksi ! » Në frëngjisht,... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:46 - - Commentaires [11] - Permalien [#]
15 juillet 2008

Madam apo madama e Zotnisë

Debat pa kuptim dhe duket anakronik në syte e mi veç fsheh një realitet të rrënjosur në Francë. Më qartë. Po e përsëris edhe për vedin se më duket nga pak absurde në vendin e lirive. Në kohët e lashta në Francë (akoma sot) kur një vashë martohet, jo vetëm merr mbiemrin e burrit (deri këtu e njohim çështjen) por ka akoma zyra ku ajo humbet edhe emrin. P.sh akoma sot në çeqet apo letrat e disa bankave vihet Zonja dhe Zotëria . Kjo ka të bëjë vetëm me traditat se në realitetin e ligjeve sot nuk e humbet mbiemrin (e kam me... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:50 - - Commentaires [5] - Permalien [#]
10 juillet 2008

Fiqte dhe vapa

Lezova tek peshku qe bente shume vape dhe mu kujtua kjo foografia. Pra nje arke e stermadhe me fiq. Fiqte e rregulluar me dashur. Vene ne rradhe dhe çdo rradhe e ndare me nje fije te holle sfungjeri qe frutat te marrin fryme pa u prekur. ç'lidhje kane keta fiq me vapen dhe sidomos me vapen ne Shqiperi? Me sakte eshte mungesa e vapes ketu eshte lidhja. Keto fruta kaq te bukura, nuk kane asnje shije. Mbajne pak ere fiku ose eshte kujtesa ime qe me bene nje loje. Bie ne çark çdo vere se i shikoj kaq te bukura, me kujtohen ato ne... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:42 - - Commentaires [4] - Permalien [#]