22 avril 2008

Si të humbësh, humbasësh apo hutohesh.

Para ca kohësh bleva një lojë për komjuterin tim të dashur. Jo për timin në fakt por gjithmonë një lojë kompjuteri për të bërë një dhuratë. Meqë kësaj rradhe u përgatita dhe bleva dhuratën përpara, fillova t’ja hidhja anash e anash personit për të gjetur nëse dhurata ime ishte ajo e dëshiruara. Sigurisht jo se si mund te ndodhe ndryshe?  Ndëkohë munda të idetifikoja dhuratën që duhej të bleja. Deri këtu ishte hyrja LidhjaPra me fakturën, asnjëherë të mos hidhet në vendet e jashtme se tek dyqani nuk të njeh apo njeh... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:15 - - Commentaires [0] - Permalien [#]

15 avril 2008

Të punosh në një firmë et qytet pa fund.

Pra fillova punën e re në një firmë të re (rreth 10 vjeçare), me njerëz të rinj dhe projekte të reja – të paktën për mua. Lloji i punës që bëj me detyron të ndesh kolegë të panjohur gjithë kohës, bile edhe ata që njoh në mëngjes, rrezikohen të humbasin në të panjohurën e kohës në darkë. Njerzit shkojnë dhe vijnë në projekte që fillojnë, rrezohen, vazhdojnë, stërzgjaten, përfundojnë. Sot diskuton me një për kohën, nesër subjekti kohë ngelet i ri për dikë të njohur rrishtazi dhe pasnesër edhe unë shkoj drejt të panjourës. Mëngjesi... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:06 - - Commentaires [3] - Permalien [#]
10 avril 2008

Duke pritur ditet e ngrohta

Se ketu jemi akoma me pallto, per te ngushelluar veten dhe ata qe jetojne ketu, nje fotografi e marre vjet.
Posté par tetena à 22:22 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
09 avril 2008

Leksion sjelljeje nga Parisi

Apo më saktë Franca se Parisi nuk është Franca dhe francezët nuk ndodhen vetem në Paris. Nejse se nuk e kisha fjalën aty. Doja t’i bëja një pyetje vetes dhe sidomos bashkatdhetarëve për ndihmë. Kur jemi në grup dhe duhet të kalojmë nga një portë e mbyllur. I pari i rradhës hap portën, pastaj çfarë ndodh ? Me prtën dhe me njerzit. Pyetja më vjen sepse së fundi kam nja dy kolegë të jashtëm që ngjajnë një çik me ne dhe mu kujtuan fillimet e mia këtu ashtu si dhe sa herë pres një bashkëatdhetar. Ku e kam fjalën se po e... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:16 - - Commentaires [10] - Permalien [#]
08 avril 2008

Popullata e blogostanit

Kush fshihet mbas banorëve që popullojnë blogostanin ? Një pyetje e vështirë për t'ju përgjigjur pasi nuk ka dhe nuk mund të bëj(më) një anketë shkencore fantastike fare për këtë popullatë. Po shkruaj të gjitha këto se kam shumë pak kohë për të te bredhur në këtë planet të larmishem. Një vështirësi tjetër është që mesazhet private mail, që më njoftojnë për të rejat në shtepitë e ndryshme, i kam të bllokuara dhe mund t'i lexoj vetëm me nje bisht syri në darkë duke hapur gojën dhe e përgjumur. Ka thashetheme që qarkullojnë në... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:10 - - Commentaires [10] - Permalien [#]
01 avril 2008

Një prilli.

Pra po rifilloj të shkruaj sot se tjetri mundohet të jetë e sinqertë me veten dhe nëse premtoj që do rifilloj me të vërtetë, nesër me ndershmëri të plotë ndaj vetes mund t’i them kësaj vetje se ishte nje premtim prej një prilli. Edhe kush po më lexon besoj e kuptoi çfarë doja të thosha duke premtuar dhe duke i mbajtur këto të fundit. Nejse meqë është një prilli po vazhdoj me këtë datën. Nuk e di nëse tradita vazhdon veç më kujtohet që kur isha e vogël, kisha të drejtë të shpifja gënjeshtra zyrtare tek prindi. Gënjeshtrat... [Lire la suite]
Posté par tetena à 20:23 - - Commentaires [11] - Permalien [#]

29 janvier 2008

Ngjyrat , moda dhe unë.

Po lexoja sot një blogues të njohur që po bredh ne vende të rezikshme dhe më tërhoqi vëmëndjen citimi nga ai i markës BCBG. Marka në frëngjisht do të thotë « Bon Chic Bon Genre » që nuk mund të përkthehet fjalë për fjalë por do të thotë në përgjithësi me një llaf në shqip « Tangërlliks/e (për precizim - nga familje e mirë me pare brez pas brezi me një llaf) ». Për veshjen në Shqipëri ne kohët e lashta idealiste – hajde një formulim i ri i pa parë ndonjëherë (të paktën nga unë), një gjë më habiste, lufta kundër... [Lire la suite]
Posté par tetena à 16:56 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
28 janvier 2008

S.O.S. Morrat

Dhe nëse ka shqiptar që po lexon këto llafe dhe nuk ka takuar kurrë në jetën e tij këtë qënie të natyrës mike të dashur të njeriut, STOP, të mos lexojë më tutje. Sigurisht sado që ta mohoni, të gjithë jeni duke vazhduar të lexoni se megjithëse në ilegalitet, nuk besoj që ka njëri që i ka shpëtuar qënieve të mësipërme. Dhe unë që mendoja që ndodhte vetëm andej nga anët tona. Fotografia është një origjinale, e marrë nga unë në kopshtin e lagjes ku ka ca kohë parrulla « Alerte aux poux (Kujdes nga morrat) » afishohet gjithandej... [Lire la suite]
Posté par tetena à 16:32 - - Commentaires [20] - Permalien [#]
18 janvier 2008

Llustrosja e këpucëve

Udhëtmi im i parë jashte shtetit koincidoi edhe me punën time të parë. Puna ishte në ca zyra me plotë kolegë të rinj dhe njohje të vjetra që përpara meje kishin marë avionin dhe parë botën, shteti që vizitova ishte një shtet i vogël perëndimor me rrugët e pastra dhe gjelbërim. Nëse kolegët e kishin kryer tashmë këtë udhëtim, miqtë e mi prisnin nga unë historitë dhe përshtypjet e këtij udhëtimi të parë. Tregimi im përbëhej nga batuta të vogla, vëzhgime apo kurjozitete. Një nga to ishin këpucët. Nuk e kam fjalën për këpucët e të... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:21 - - Commentaires [7] - Permalien [#]
17 janvier 2008

Shtohet konkurenca e blogjeve parizjane

Kur fillova këtë punë artistiko, letraro – kultutore, mbi Parisin dhe jetën time këtu, nuk kisha një ide të qartë mbi si, pse dhe çfarë duhet të shkruaja ose jo në këtë blog. Shpesh tentohem të flas për monumentet shumë të njohura në Paris apo për aktuelitetin dhe problemet e jetës këtu. Për të parën kam menduar që një guide, duhet të ketë tashmë në shqip megjithese ato italianet besoj i përdorim pa problem, dhe unë nuk mund të paraqes gjërat më mirë dhe historikisht më me hollësi. Për të dytën, pas disa përpjekjesh, e kam kuptuar që... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:30 - - Commentaires [4] - Permalien [#]