14 janvier 2008

Loja e Sokratit në trojet tona

Pra të enjten e kisha fjalën për një lojë që luaja shumë sidomos gjatë pushimeve në breg të detit. Në Vlorë loja quhet « pendalle » dhe konsistonte në një lojë me pesë gura të vegjël, mes një lajthie dhe një arre, të rrumbullakët por jo plotësisht sferik. Mjeshtëria qëndronte të hidhje një nga gurat në ajër dhe të arrije të kapje të tjerët. Një here nga një, pastaj dy nga dy, tre dhe një dhe më së fundi të katër menjëhere. Për të qënë e sinqertë, luanin vetëm mes gocash. Sigurisht mendoja që kjo lojë ishte vetëm karakteristike jona,... [Lire la suite]
Posté par tetena à 16:00 - - Commentaires [6] - Permalien [#]

10 janvier 2008

Ne pyesim, ju përgjigjeni

Nuk e di nëse ka qënë një emision në televizor apo një rubrikë në një revistë, por kjo shprehje më vjen gjithmonë në mëndje kur duhet të pyes për diçka jo shumë serioze. Për më shumë që nuk arrij ta aplikoj në frëngjisht duke gjetur mirë-kuptim, po e vë këtu dhe po bëj pyetjen e mëposhtme : çfarë janë objektet apo bashkësia e objekteve që shikoni në fotografi ? Fotografia e bërë nga ana ime me mjeshtëri nuk ndihmon gjetjen e të vërtetës por është bërë qëllimtas. Për të qënë e sinqertë deri në fund, nuk di ta përdor aparatin tim... [Lire la suite]
Posté par tetena à 17:00 - - Commentaires [20] - Permalien [#]
08 janvier 2008

Pushimet në mal - varianti jasht shtetit

Meqë siç thotë populli sa të rrosh do të mësosh dhe sidomos kisha harruar sa ftohtë bën në majë të malit mendoj, kur këtu më propozuan të shkoja në masivin malor të alpeve në dimër, sigurisht thashë PO (vini re gërmat e mëdhaja të pohimit tim). Për më shumë që fytyrat rreth meje ishin goxha të lumturuara mbi këtë aventurë dhe argumenti – mali është i mirë për shëndetin – është një argument i mirënjohur në atdhe . Sa herë shkoj, është gjithmonë e njëjta histori. Ditët e para bënte një diell i mrekullueshëm, është mirë të... [Lire la suite]
Posté par tetena à 16:50 - - Commentaires [7] - Permalien [#]
26 décembre 2007

Dhuratat - sipas vendit dhe kuvendi

Sepse jemi në Franncë, dhuratat e fundvitit apo të ndërrimit të këtij të fundit, Plaku i Vitit të Ri i sjell gjatë natës së 24 dhjetorit. Ideja e dhuratave të koncentruara në një moment të caktuar të vitit, momenti tjetër është ditëlindja e personit, më duket një ide shumë e mirë. Zakonisht organizohem mirë. Mbledh katallogjet e dyqaneve, një listë përpilohet me një numër të përcaktuar lodrash, një numër i vogël me një shifër, dhe me vlera edukimi. Zarfi i dërgohet me postë Plakut me të kuqe (zakonisht posta instalon nje shërbim që u... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:49 - - Commentaires [9] - Permalien [#]
24 décembre 2007

Les huîtres ose si i thone në shqip ?

Nuk e di në fakt. Francezët trajtohen nga anglezët – « The frogs » (bretkocat) për faktin se ata hanë këmbët e këtyre të fundit. Nuk mund të them që jam dakort me anglezët se unë vetë kujtimet më të mira nga Uji i Ftohtë, i kam rreth kofsheve të këtyre kafshëve të vogla dhe të shijshme. Une personalisht, nëse duhet të flasë për një gjë që më çudit pak (ose më çudit shumë më saktë) mund të flasë për këto molusqet që hahen të gjalla. Mendoj që janë një ndër ushqimet që kërkojnë guxim dhe trimëri ose mungesë nuhatje dhe... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:32 - - Commentaires [17] - Permalien [#]
20 décembre 2007

Në kërkim të autorëve të humbur

Që kur kam ardhur këtu dhe sidomos që kur kam filluar të lexoj më lirshëm në frëngjisht, me ndihmën e internetit, miqve apo librerëve kam njohur plot shkrimtarë të rinj, apo të vjetër nga vende të ndryshme të botës. Vetëm shpesh mendoj për ato pak libra që kam lexuar në atdhe të literaturës botërore (veç litaruturës klasike që ishte më mirë e përfaqësuar) dhe kam ca që nuk I gjej më. Ose më saktë nuk mbaj më mënd emrat e autorëve. Atëhere nëse ka ndonjë që mund të më ndihmojë, kerkoj: Një libër që nëse më kujtohet mirë quhej :... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:47 - - Commentaires [25] - Permalien [#]

18 décembre 2007

Probleme linguistike

Kaq vjet në Francë, tashmë mendoj që nuk e kam të vështirë të shprehem në gjuhën e vendalijve dhe aq më pak ti kuptoj. Pra shumë krenare për arritjen time personale ne kete fushe, ka ca gjëra ose më saktë ca shprehje që më mungojnë. Shembujt më poshtë - ç’ka bërë frëngu more – shprehje e papërkthyeshme dhe çdo përpjekje përkthimi plotësisht e dështuar.- Këtë gocën do ta marrim partizone – sigurisht edhe çdo shprehje që lidhet me filmat/theatrot/skeçet e atdheut. Këtu as që përpiqem të përkthej. E them tek koka ime, nënqesh se... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:05 - - Commentaires [13] - Permalien [#]
15 décembre 2007

Atmosfera parafestive me vonese

Këto fotografi kanë më shumë se një muaj. Kur i pashë mu duk pak e çuditshme që si një muaj e gjysëm përpara mund të fillonin zbukurimet, bora e pambukut, bredhat, dritat et etj. Por ne fakt po. Nëse fillimi ishte ky vazhdimi është turma njerzish që blejnë dyqaneve, paketime pa fund, dhuratat e shumta fshehur në letra të bukura. Më pëlqen ky ambjent. Më kujton fëmijërinë me xhamat e zbukuruara me pambuk, letrat me ngjyra dhe megjithatë një dhuratë. Blogu i kartolinave ka filluar të frekuentohet, jo aq dyndshëm ! Nëse jeni... [Lire la suite]
Posté par tetena à 20:59 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
22 novembre 2007

Objekte admirimi

Fotografi e marre nga makina ne levizje. Ishte impresionuese kjo shfaqje per mua ku vetem nje shtylle e vetme, qe mes nesh me kujton nje film qe perfundon keq (hajde kush e gjen, ne fakt nuk e mbaj mend titullin). Nuk me bejne as te enderroj per nje fushe te tille ne Shqiperi se ku do t'i veme ?! Them objekte admirimi por mbase e nesermja eshte tek fuqia e eres apo e diellit ? Me shume mbi mendime mbi problemin e pazgjithshem te energjine elektrike shikoni ketu
Posté par tetena à 23:07 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
19 novembre 2007

Duke luajtur paparaci

Isha me disa kolgë për të zgjedhur një dhuratë për një kolege në dyqanin ku bëhen zakonisht dhuratat këtej nga anët tona dhe që quhet FNAC(muzikë, libra, filma e të tjera si këto) (më shumë detaje ndonjë ditë tjetër). Dhe hop pashë një artist të njohur, hiper, mega, supra (nuk e di a thuhen në shqip gjithë këto gjëra) pra shumë i njohur (nuk njoh muzikën e tij por mes tij dhe një të mbiquajtur Hilton (jo hoteli diçka e afërt) nuk e di cilin/cilën shohim më shumë) . Kujdes kllapat. Pra meqë binte fiks në orën e duhur,... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:04 - - Commentaires [8] - Permalien [#]