09 novembre 2007

Duke lexuar librin e rradhës

– Në fakt pse thonë që Berlini është i ndarë ? pyeti Filipi. Gjithmonë kam pyetur veten.– Nuk e di .. Duhet të ketë ndonjë lumë që kalon në mes të qytetit, nuk është kjo ? Si puna e Tamizit. Duhet të jetë Danubi ose një gjë a ngjashme  – Mendoja që kishte të bënte me luftën e ftohtë.  – Mbase ! …  – Çfarë është lufta e ftohtë në fakt ? Pse e quajnë të ftohtë ?  – Ehh – bëri Benjamini, duke u munduar të bënte sikur interesohej  – Duhet të bëjë shumë ftohtë në Berlin, ë ?  – Mendoja që ishte një problem mes... [Lire la suite]
Posté par tetena à 18:01 - - Commentaires [9] - Permalien [#]

31 octobre 2007

Jo halloween në Francë

Halloween përfundimisht vdiq në Francë. Nëse vjet të paktën dyqanet sidomos ato të fruta – perimeve shisnin ca kunguj, sivjet edhe këta të fundit nuk dukeshin gjëkundi (e kam fjalën për kungujt se dyqanet nuk lëvizin). Të rejat e fundit këtej nga anët e mia janë një fundjavë e stërgjatë me një ditë pushim nesër dhe pastaj një RTT. Nesër do të ketë të reja nga Sheshi Mejdanit besoj dhe kush zbulon Blogje të reja që nuk I kam identifikuar akoma, të lutem më shkruani. Kujdes fotografia nuk ka të bëjë fare me jo festën... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:46 - - Commentaires [14] - Permalien [#]
26 octobre 2007

Se detyrat e shtëpisë nuk duhen lënë pas dore.

Ngjyra e syve – duhet të jetë mes jeshiles dhe kafes Makina e preferuar ? – nuk i preferoj në përgjithësi. Me te mengjren a me te djathten - Te djathten Kepucet qe veshet sot – të zeza të sheshta llustrafina Frika? - Gjarperinjte Qellimi qe do donit te arrinit kete vit? – të ndërroj punën Mendimi i pare ne mengjes? – su ngopa me gjumë Koha e gjumit? – 7 – 8 orë Pepsi apo Kola? – asnjëra E dale ne grup apo dyshe? – varet Cokollate apo vanilje? – djath i bardhë Tymos? – jo Kendon? –... [Lire la suite]
Posté par tetena à 18:06 - - Commentaires [27] - Permalien [#]
25 octobre 2007

Natyrë e qetë në qytet

Kjo pamje më kujton pasurinë time të vetme në atdhe, një biçikletë, dhe akoma më shumë tmerrin e idesë që ajo mund të zhdukej një ditë. Biçikleta është diku duke u ndryshkur por të paktën nuk njohu një fat të tillë të trishtueshëm çiklistik.
Posté par tetena à 21:55 - - Commentaires [9] - Permalien [#]
17 octobre 2007

Si do ja bëjmë nesër

Bisedat e përditshme këtu me kolegët me të cilët nuk ke çthua, komshinjtë me të cilët je i detyruar të ngjisës shkallët, një prezantim i ri…është sistematikisht « Moti ». Si bëri dje, si bën sot që nuk përputhet gjëkund me parashikimet zyrtare, dhe si do të jetë koha nesër me hipotezën që parashikimet zyrtare janë të gabuara (shiko motin sot). Sistematikisht ky është skenari i këtyre takimeve të detyrueshme. Sistematikisht ka një përjashtim në një ditë si e sotmja. Jam e sigurt që për çdokush që jeton jashtë France nuk ka ndonjë gjë... [Lire la suite]
Posté par tetena à 18:47 - - Commentaires [13] - Permalien [#]
16 octobre 2007

Shok ushqimor për emigrantët

Para ca kohësh zbulova një blog të ri kuzhine të mbajtur ngë një shqiptare. Duke bredhur recetave dhe komenteve një gjë më bëri të shkruaja këtu :  receta e papares.  Mendoj që është ushqimi ynë i më prezantuesi  i fëmijrisë. Nuk mund ta cilësoj si i mirë apo i keq, me atë aromën të ngatarruar me djathin e majdanoz, lehtësinë e të ngrënit  jo të tretjes etj etj. E kuptoni edhe vetë që për paparen mund të flasim gjatë dhe shpresoj qe receta do të na dali në një nga blogjet gatuese. Këtu doja të flisja më shumë për... [Lire la suite]
Posté par tetena à 19:00 - - Commentaires [14] - Permalien [#]

12 octobre 2007

E djeshma që largohet me vrap

Lexoja dje titullin e një gazete që informonte se brezi i lindur në vitin e rënies së murit të Berlinit, (nata mes 9 dhe 10 nëntorit 1989), votojnë këtë vit. Vetëm kjo frazë më bëri të realizoja se vërtet është një faqe e historisë së botës oksidentale që kthehet. Më ka ndodhur të mundohem t’ju përshkruaj kolegëve të mi të rinj, të përditshmen në një vend socialist. Normalisht limitohem në gjëra konkrete p.sh. tollonat, përpjekje përshkrimi i dyqaneve të asaj epoke, ndonjëherë rradhët e qumshit. Në fillim njerzit më shikojnë me... [Lire la suite]
Posté par tetena à 18:48 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
09 octobre 2007

Bashkëjetesë apo martesë - eksperiencë franceze

Duke marrë shkas nga komentet në një artikull të botuar nga selfmaderadio, po ulem të shkruaj për një temë të rëndësishme : Martesën dhe dasmat – sigurisht me syrin e shqiptares për këto ndodhi në Francë në përgjithësi dhe sidomos për ato ku kam marr pjesë aktivisht apo pasivisht. Në rradhë të parë duhet të theksoj që martesa në mëndjen time, kur mbërita këtu, ishte një histori në përgjithësi pa lumturi ose me saktë me sakrificat në lidhje me rritjen e kalamajve dhe lumturinë e tyre, që nuk linin vënd për atë pjesën me lumturi për... [Lire la suite]
Posté par tetena à 18:50 - - Commentaires [20] - Permalien [#]
05 octobre 2007

Në kërkim të mordenizimit elektronik

Duhet ta pranoj, deri dje nuk kam pasur një « Lecteur MP3 » i thonë në frëngjisht, në shqip do ta pëktheja lexues MP3. Deri dje, se dje më dhuruan një të tillë. Nuk është një markë e njohur por si fillim nuk duket keq. Mendova ta bëja dhuratë veç konstatova që në përgjithësi njerzit rreth meje janë të paisur me aparate të vëteta dhe të sofistikuara. Atëhere vendosa ta provoj vetë. Shumë mirë. Përpara kompjuterit, dilema muzikë apo libra. Zgjodha librat se në fakt normalisht evitoj të ulem pranë dikujt që ka kufjet në vesh dhe... [Lire la suite]
Posté par tetena à 18:05 - - Commentaires [7] - Permalien [#]
28 septembre 2007

CV-ja ose shtigjet e jetės sė jashtme

Konteksti historik : E kam thėnė dhe e pėrsėris, Franca ėshtė njė çik si njė vėnd socialist. P.sh kur ke njė punė, ėshtė vėshtirė ta ndėrosh apo edhe tė tė heqin(veç falimentimeve dhe planeve ekonomike, histori te tjera keto). Gjėrat shkojnė mė larg nė sektorin shtetėror. Nė kėtė tė fundit, nėse arrin tė kalosh konkursin, se ka njė konkurs nė fakt, fiton titullin nėpunės shtetėror dhe nė tė njėjtėn kohė nje kontrate pėr tėrė jetėn. Nėpunėsi, ka tė drejtė edhe tė provojė nė sektorin privat nėse puna ėshtė mė interesante, ndėrkohė... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:33 - - Commentaires [16] - Permalien [#]