14 juillet 2007

Kujdes nga overdoza

75%How Addicted to Blogging Are Y Nuk hezitova asnjë minutë për të bërë këtë testin. Zakonisht nuk i kam qejf testet, pyetjet nuk më duken shumë të mira dhe përgjigjet asnjëhere të kënaqshme. Veç ka gjithmonë përjashtime, ky ka të bëj me blogun dhe duke parë sa kohë i dedikoj, e mendoni edhe vetë që u hodha menjeherë me vrap. Rezultatet flasin vetë !? Po ju ku jeni me sëmundjen ? për të bërë testin, klikoni tek figura. Na falni për anglisht jo folësit veç nuk është faji im e gjeta këtu.
Posté par tetena à 07:51 - - Commentaires [11] - Permalien [#]

07 juillet 2007

Festa e Saint Jean-Baptiste

Është festa kombëtare Kandeze , na falni ju nga Kanadaja veç vazhdimi do tregoj që nuk flas për gjëra që nuk i njoh, dhe gjithashtu një festë Katolike. Festa fetare e ka burimin nga një festë më e lashtë pagane dhe që festonte ndryshimin e stinës ose solsticin e verës. Karakteristike e kësaj feste është ndezja e një zjarri të madh (kush ndez më të madhin kam përshtypjen). Në fshatin tonë festa organizohet të shtunën më të afërt të datës e cila është 24 qershori. Organizohet një piknik gjigant me të gjithë pjestaret e komunës (ata... [Lire la suite]
Posté par tetena à 09:06 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
02 juillet 2007

Pot de départ

Një nga traditat kur punon në Francë është edhe « pot de départ » ose e shqipëruar « gota e largimit ». Bëhet fjalë për një koktejl që organizohet me rastin e largimit të një kolegu drejt horizontesh të reja. Zakonisht koktejli organizohet nga personi që largohet dhe pjesmarrësit detyrimisht të ftuar janë të gjithë personat që ky i fundit ka ndeshur gjatë punës së tij. Kolegët ofrojnë një dhuratë në fund të festës. Unë së shpejti do të ndërroj adresën e zyrës dhe bashkëpuntorët. U bënë një vit e gjysëm që punova në qëndër të... [Lire la suite]
Posté par tetena à 18:37 - - Commentaires [20] - Permalien [#]
13 juin 2007

Kur ke temperaturë

Duke lexuar Ornela Vorpsin, mu kujtua kur ishim të sëmurë të vegjël, çfarë trajtimi të veçantë kishim. Prindi që ishte gjithmonë në kokën e krevatin duke na parë në dritë të syrit, gjellët e preferuara apo familja që vinte në vizitë me një pako gjithmonë të ëmbël. Ndërkohë në fund të krevatit, temperatura na torturonte, apo jorganet me aspirinat, na djersisnin si në ditët më të nxehta të verës. Më kujtohet gjithështu që, pas shërimit, harroja të gjitha vuajtjet dhe djeristjet dhe ëndërroja për herën e ardhshme me komodinën plot me... [Lire la suite]
Posté par tetena à 12:15 - - Commentaires [15] - Permalien [#]
02 juin 2007

Problemet me Canalblog

Më në fund e gjeta më duket pse mesazhet e vizitorëve shpesh nuk duken dhe për ata që i shkruajnë një herë të dytë, i shikojnë të dyfishuara. Ishte Zograf, që më sqaroi në fillim, pastaj pyeta më gjatë specialistat e rrjetit këtu ku punoj. Në varësi të parametrave të rrjetit dhe të kompjuterit ku jeni duke punuar, çfarë ndodh ? Normalisht, për të mos ngarkuar shumë rrjetin, kur doni të shikoni një faqe interneti, programi bën një test nëse faqja është ngarkuar tashmë apo jo. Nëse programi e gjen faqen e kërkuar në kompjuter,... [Lire la suite]
Posté par tetena à 12:38 - - Commentaires [7] - Permalien [#]
01 juin 2007

Ditëlindja

E blogut jo e imja që e mbaj sekret për momentin, ne fakt kjo e fundit është një çik larg për momentin. Zbulova botën e blogut, u bë pak më shumë se një vit dhe sepse ideja mu duk shumë e mirë, fillova edhe unë një nga Parisi. Fillimet ishin një çik me hezitim dhe vetëm në momentin e zbulimit të miqve blogues ose jo, nga gjithë bota që vinin më shikonin, sot mundohem të botoj diçka pothuajse çdo ditë. Ja kushtoj këtë artikull të gjithë vizituesve. Mirësevini dhe mirardhshit.
Posté par tetena à 12:50 - - Commentaires [15] - Permalien [#]

30 mai 2007

Burokracia dhe emigrantët

Francezët janë të njohur për dashurinë e tyre ndaj letrave. E kam fjalën për letrat burokratike. Kur isha akoma studente këtu, nuk e di sa fotografi, çertifikata etj, etj kam dorëzuar për të rregulluar qëndrimin tim. Nuk mund ta imagjinoni dot dosja që duhet kur ke nje problem. Akoma më e vështirë është kërkimi i një sqarimi apo preçizimi me telefon. E vështirë them unë, e pamundur. Kur në një letër zyrtare, sidomos ato për të huajt, ka një numër telefoni, është e kotë ta provoni t’i bini se humbni vetëm kohën. Nuk ka asnjë njëri për... [Lire la suite]
Posté par tetena à 12:38 - - Commentaires [13] - Permalien [#]
23 mai 2007

Energjia

Mendoj që të gjithë kemi një histori me bateritë. Gjithomë kur mbarojnë nuk kemi më në shtëpi. Kjo është faza e parë. Faza e dyte, qe mua nuk ma ka zgjidhur problemin, janë bateritë që karikohen. Çmimi është një çik i shtrenjtë veç mendon që nuk është i keq si investim: 1. do të kesh gjithmonë bateri të karikuara në shtëpi dhe 2 blerja është një herë dhe jo n herë (n nga 1 në infinit). E keqja është që gjthmonë je me vonesë dhe nuk ke kohë të ngarkosh bateritë. Një varian më i evoluar, bateritë e integruara në aparat, p.sh. celulari,... [Lire la suite]
Posté par tetena à 20:41 - - Commentaires [6] - Permalien [#]
18 mai 2007

Fundjava

Këtë fundjave të gjatë (fillimi të enjten, mbarimi të djelën) jam me pushime larg Parisit. Destinacioni është Bretagne [Brëtanjë] një krahinë e Francës për të cilën do të flas më vonë. Na falni për mungesën e përgjigjeve për komentet. Botuar të hënën
Posté par tetena à 14:49 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
16 mai 2007

Moda, Moda

Për të thënë vetëm të vërtetën në këtë blog, e kam shumë qejf modën, sidomos ndryshimin e sezoneve. Kam qejf të bredh dyqaneve megjithëse nuk blej shpesh veç më pëlqen të vizitoj. Mbase më ka ngelur nga rinia e hershme, nga mungesa e bredhjeve dyqaneve në atdhe. Si do mbulohemi këtë verë: - moda është me pantallona të shkurtra, shumë të shkurtra – nuk arrij ta kuptoj si mund të vishen objekte të tilla dhe bile në qytet. Nuk bëj gocen e turpshme se i kam mbajtur dikur, veç në plazh. Kësaj rradhe do e shkel rregullin e modës dhe... [Lire la suite]
Posté par tetena à 17:34 - - Commentaires [5] - Permalien [#]