11 mai 2007

Kalendari i javës në Francë (Paris dhe rrethina).

Java këtu ndahet në dy periudha të rëndësishme, si gjithandej në fakt, 5 ditë punë dhe 2 ditë pushim. Po bëhen pothuajse 10 vjet që jam në Francë dhe nuk kam takuar akoma një njëri që ka dy punë, një gjatë javës dhe një në fundjave. Pjesa e javës në punë Në një qyetet të madh si Parisi, punon jo shumë larg nga puna kur të duhet një orë për të arritur. Kjo përkthehet me faktin që zgjimi rreth orës shtatë, dalje nga shtëpia rreth orës tetë dhe mbërritja në punë mes orës 9 dhe 9 :30. Mbas ardhjes së të gjithë kolegëve, si marrdhëniet... [Lire la suite]
Posté par tetena à 20:12 - - Commentaires [8] - Permalien [#]

10 mai 2007

Pyetsori

Pyetsorët nuk janë për mua, bile nuk i kam fare qejf dhe mezi i plotësoj por nga ana tjetër jam vajzë e bindur dhe më në fund ju binda mikut banues ne Greqi: Lumturia e plotë për ju është? Krahët e vegjël apo të mëdhenj që më përqafojnë. Çfarë ju bën të çoheni në mëngjes? Fjala mami kur ajo thuhet ose në pritje që të shqiptohet. Në fakt kur mësohesh të zgjohesh herët, shpesh të del gjumi vetë. Hera e fundit që u shkritë në të qeshur? Nuk e shënoj në kalendar, në fakt nuk kam kalendar. Vetia kryesore e karakterit... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:00 - - Commentaires [9] - Permalien [#]
01 mai 2007

1 Maji

Festa e puntorëve është shumë e festuar këtu si vënd socialist. Kjo dite është një traditë tashmë. Për arsye personale nuk munda të dilja ndaj një reportazh më të hollësishëm mbi këtë festë këtu e premtoj për vitin tjetër. (Tjetri që flet mbi vitet që do të vijnë në këtë blog !). Ka një traditë tjetër po aq të rëndësishme në këtë datë, është dhurimi i këtyre luleve.(Ndihmë edhe prindi nuk e dinte si quhet në shqip). Gjithandej nëpër rrugë shikon shitsa ambulantë që shesin tufa të vogla me lulen në fjalë. 1 Maji është dita e... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:57 - - Commentaires [7] - Permalien [#]
26 avril 2007

Këpucët, këpucët

Kur ishim të vegjël, për të blerë këpucë ishte e lehtë, duhet të zgjidhnim mes atyre 720Lekë dhe 640. Të parat ishin një çik, vertet një thërime më të bukura se të dytat. Nderkohë për rezistencë, shiu i dytë i vitit duhej pritur me qeset e sheqerit tek këpucët. Për ata që nuk kanë njohur epokën e ndritur, këpucët hapeshin menjëherë sidomos pas shiut të parë. Për të mbrojtur këmbët sadopak, këto të fundit duheshin futur në qëse. Këtu fillonte problemi i dytë, qeset. Të vetmet qese në dispozicion ishin qeset një kilëshe të sheqerit... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:32 - - Commentaires [14] - Permalien [#]
25 avril 2007

Problemi im i ditës

Pesë arsyje për të mos bredhur rrugëve në një qytet të bukurs siç është Parisi : ka shumë zhurmë që vjen nga makinat. Një nga përshtypjen mbresëlënëse të vizitës time të parë jashtë shtetit, ka qënë shpejtësia e makinave në qytet. Ka thashetheme që edhe në atdhe jemi bërë si jasht shtetit në këtë drejtim, me një ndryshim të vockël që në atdhe, njeriu i verdhë, është jasht ligjit (të rrugës) ! Si rrjedhim, një kafe në një kafe nuk qetëson por ta bën kokën daulle. nuk kam kafenë time, hajde po futem brënda tek tavolina afër... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:06 - - Commentaires [10] - Permalien [#]

23 avril 2007

Si të shkruajmë

Nuk e di por i kam vënë si qëllim vetes që të postoj diçka çdo ditë. Ka ditë që është vërtet e pamundur ndaj kur kam kohë , mundohem të shkruaj më shumë se një artikull që e përfundoj dhe botoj në datën e caktuar. Ma shkoi që çik huq dje. Bëra gati fotografitë, veç teksti ngeli në kokë. Mendova ta shkruaja shpejt në mëngjes dhe ta botoja me datën e duhur. Nuk pata kohë. Po lë këtë mesazh për të qënë e ndershme me veten time. Ja një artikull i shkruajtur dhe botuar nesër mbazdite me datën sot në darkë. Ç’bën shkenca për të mashtruar... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:06 - - Commentaires [13] - Permalien [#]
22 avril 2007

Zgjedhjet

Sot ishin zgjedhjet për të përcaktuar dy nga kandidatë për finalen presidenciale. Nuk më duket vetja shumë e lashtë veç jeta bëri që të marrë pjesë, aktivisht ose pasivisht, në tre lloj zgjedhjesh. Të parat, shqeruar me zgjimim me daulle, janë të lidhura me fëmijërinë. Zhurma e zgjimit ishte një çik e bezdisshme veç ishte një nga momentet e rralla kur ishte e mundur një feste e tillë për këto instrumenta qe i jepnin nje ton feste atmosferës se ditës. Pastaj fillonte xhiroja nëpër qëndrat e votmit për të gjetur atë që ishte më... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:41 - - Commentaires [3] - Permalien [#]
16 avril 2007

Vera e parakohshme

Vura këtë fotografi në homazh të verës një javore këtu në Paris që po t’i besoj shërbimit meteorologjik, përfundon nesër. Ka mendime të ndryshme për këtë të ngrohtë në mes të fushatës presidenciale. Ka nga ata që flasin për katastrofën ekologjike që na erdhi. Shumica përfitojnë duke bërë banjo dielli ose vakte pa fund në kafetë që kanë nxjerrë tavolinat përjashtë. Mua ky dielli më kujton fakultetin kur ngrohnim kockat përjashta mes dy leksionesh në sallat pa xhama. Në Francë temperatura të tilla, rreth 27 grade, janë aq të... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:09 - - Commentaires [18] - Permalien [#]
09 avril 2007

Pranvera me ne fund

Dite pushimi sot ne France kjo e hene per mua ishte edhe fillimi i pranveres se vertete me plot ngjyra dhe me diell. Pranvera eshte stina qe preferoj dhe me diellin dhe ngjyrat e saj me ben diten. Ju uroj plot dielle te gjitheve dhe fillim jave te mbare.
Posté par tetena à 22:33 - - Commentaires [6] - Permalien [#]