01 avril 2007

Pushime

Këtë javë blogu do të jetë me pushime për një javë. Nisja sot rreth orës 10, nëse valixhet bëhen gati, dhe mbërritja, nuk dihet. Do shkoj një javë në mal, me borë ka thashetheme. Normalisht nuk do të kem lidhje me internetin. Kalofshi javë të mbarë
Posté par tetena à 08:37 - - Commentaires [7] - Permalien [#]

28 mars 2007

Probleme informatike

Kur fillova të shkruaja blogun, nuk bëra një studim të thelluar dhe të menduar mbit të gjithë ato sita që jepnin këtë mundësi. Si fillim dhe përfundim, zgjodha të parën që një shoqe më këshilloi dhe hop krijova blogun tim të dashur. Sot nuk e di nëse po të rifilloja do të zgjidhja të njëjtin apo jo, ndërkohë nuk njoh avantazhet dhe disavantazhet e të tjerave. Një gjë është e sigurt, canalblog nuk i ka punët mirë. Rifreskimi i faqeve jo sistematik, komente të humbura, lidhjet rss të blokuara  etj etj. E para më falni për... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:33 - - Commentaires [13] - Permalien [#]
15 mars 2007

Jeta e të tjerëve - Film

Deri ku jemi gati të shkojmë për të pasur atë që duam. Një punë të mirë, një dashuri, mundësinë e një karriere, mirëqënien, në fund të fundit një jetë që na pëlqen. Harrojmë t’ja bëjmë pyetjen vetes sot në këtë mënyrë, por ju siguroj që janë gjëra shumë të rëndësishme për secilin nga ne. Mendoj që është e njëjta pyetje që shtron autori i këtij filmi, me një ndryshim të vogël. Ngjarjet zhvillohen ne një vend socialist dhe ku, kur secili mbron parcelën e vet, për tjetrin, atë që paguan, do të thotë vdekje fizike, shpirtërore ose të... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:20 - - Commentaires [14] - Permalien [#]
11 mars 2007

Pranvera e parakohshme edhe në Francë

Erdh pranvera erdh pranveranë kopshtije lule shqeratrondafili sapo çel tralalalalae zymbyli sapo del tralalalala Ne dimë vetëm këtë strofën. Nuk e di nëse është e sakte dhe do të doja të dija të gjithë këngën. Ndihhhmmmëëëëë!
Posté par tetena à 22:48 - - Commentaires [15] - Permalien [#]
09 mars 2007

Dy llafe mbi miqësinë

Rritur në një familje me dy fëmijë, miqësia ka qënë dhe është shumë e rëndësishme në jetën time. Lidhjet time miqësore, si gjithë bashkatdhetarët besoj, do t’i ndaja në miq të ngushtë, miq dhe të njohur. Për të kaluar nga një etapë në tjetrën, tjetri investonte në kohë, biseda, konfidenca, të ngrëni, të piri, thashetheme, të zëna. Francezët e vlersojnë shumë miqësinë, nuk kam azgjë për të thënë, veç në krahasim me ne duhen pasur parasysh ca veçanti. Të ndodh të bisedash me dikë një herë dy herë kendshëm dhe e gjen veten te ftuar... [Lire la suite]
Posté par tetena à 17:54 - - Commentaires [12] - Permalien [#]

06 mars 2007

Si konsultoni ju blogjet çdo dite ?

Ka disa kohë që lidhjet në këtë blog jënë lënë vërtet mbas dore. Në fillim mundohesha që lista të ishte sa më e plotë dhe e klasifikuar mirë. Problemi ishte që harxhoja shumë kohë duke klikuar majtas dhe djathtas dhe humbisja kohë se blogjet nuk ndryshojnë çdo orë. Më pas vendosa lidhjet rss ne blogun tim, katastrof, shumë shpesh blogu bllokohej fare dhe as artikujt nuk afishoheshin. Më në fund gjeta këtë sitën BlogRithm që për blogjet që indikon, të dergon një mail. Shumë intresant, mund ta provono është gratis. Problemi është që... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:19 - - Commentaires [7] - Permalien [#]
01 mars 2007

Dhalla

Ndryshimi i vendit të jetesës shoqërohet me zbulime të reja ushqimore veç ka edhe humbje. Une e kam shumë qejf djathin e bardhë, dhe këtu ka djath afërsisht si i ynë qe quhet “Fromage Grec” (djath grek). Djathin kaçkavall e kam zëvendësuar me plot djathra të tjerë. Nuk mund të ankohem për këtë të paktën në Francë.  Më ngelet kosi. Nuk është se këtu mungon, po nuk gjej si ai i miri, i bërë në shtëpi me kuvertën e leshit dhe një çik i thartuar. Kjo mungesë shoqërohet me një më të madhe. Dhallën. Kujt nuk i kujtohen vitet e rinj,... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:22 - - Commentaires [18] - Permalien [#]
22 février 2007

Çanta ime

Një çantë cope që mbaj për të mos marrë qese sistematikisht nëpër dyqane (sa ekologjiste tjetraaaaaaaaaa) Çeqe, i bankës, dhuratë (që i përdor zakonisht për të blerë libra) dhe për pushimet që na i jep puna (i përdor për të ngrënë në drekë). Kuleta, ka thashetheme që do të bej objekt, në të ardhmen, të një shkrimi tjetër. Aboneja për metronë dhe RER-in Pilula dhe ilaçet kur na dhëmb koka se bëj pushim me pilulën. Shami letre, të domosdoshme për kalamaqërit se unë i thith (ha ha , një shoqe do ta kuptoj) ... [Lire la suite]
Posté par tetena à 19:58 - - Commentaires [9] - Permalien [#]
21 février 2007

Blogu im i dashur

Kur fillova këtë blog, doja vërtet të komunikoja sa më shpesh me miq të mi të shpërndarë ngado në botë dhe ata që janë akoma në atdhe. Nga ana tjetër doja të përshkruaja të përditshmen mbase pjesën më të bukur të saj, për ta treguar në atdhe ose për ta ballafaquar me një të kaluar jo shumë të largët për mua. Veç, çfarë konstatoj, vetëm 1% të vizitorëve të mi vijnë nga Shqipëria. Nejse, ngushëllohem se me anë të këtij blogu jo vetëm njoha plot njerëz virtualisht, por së shpejti edhe prej të vërteti. Dhe mbase blogosfera, ky fenomen... [Lire la suite]
Posté par tetena à 20:00 - - Commentaires [19] - Permalien [#]