02 juillet 2008

Ingrid Betancourt leshohet nga grabitesit

Ingrid Betancourt eshte nje person per te cilin lajmet ne France flasin shpesh dhe aktivitetet mbi sensibilizimin e opinionit per te rivijne periodikisht. Ne Paris, ne fotografite qe kam marre edhe une, do gjendet diku nje fotografi e saj ne nje shesh te rendesishem te kryeqytetit. Peng prej me shume se 6 vjetesh nga FARC (forcat e armatosura revolucionare Kolumbiane) me ne fund ky personalitet franko - kolumbian u lirua. 6 Vjet, 2190 dite larg familjes, femijeve, te aferme, jetes dhe asnje nuk kuptonte pse. Ingrid ishte nje... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:32 - - Commentaires [6] - Permalien [#]

07 avril 2008

Lojra sportive, Parisi, Zjarri dhe Demokracia

Objektivi ishte një udhëtim prej vetëm 28 km, 80 atletë dhe përfundimi një trajektore mbytëse me autobuz. Demostruesit donin të ndalonin dhe pse jo të rrëmbenin flakën kaq simbolike, përfundimi, një nga organizuesit kinez e fiki on-line pa dashje apo i panikuar. Ovacione, strudente të ardhur nga Kina për të shoqëruar flakën, përfundimi 18 deri 28 manifestues të kampit tjetër të shoqëruar në hetusi. Policë, plot policë, prapë policë. Pamë edhe gjak, një manifestues i shtrirë përtokë me plagë të hapura në fytyrë. Ky ishte lajmi më i... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:42 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
17 décembre 2007

Të rejat e parëndësishmë nga Franca

Në këtë fund viti ose si çdo fund viti, nuk ka mbaruar por pothuajse tjetri së shpejti me pushime, po flas per theshethemet e lajmet ditës - alarm, alarm, uljet e çmimeve (solde-t) së shpejti veç kujdes për amatorët/amatoret e lluksit firmat e tilla si Chanel, YSL..etj të të njejtës sferë, këtë vit jo se nuk do aplikojnë politikën e uljes së çmimeve por nuk kanë më gjë nëpër rajonet e dyqaneve, gratë e burrit të shtetit Kadhafi bënë pazaret kohët e fundit këtej nga anët tona. - Presidenti i rradhës, i Francës e kisha... [Lire la suite]
Posté par tetena à 18:22 - - Commentaires [15] - Permalien [#]
14 novembre 2007

Aktueliteti Francez

GREVË, GREVË, GREVË Edhe interneti nuk punonte mirë. Parrulla e re, e nxjerë nga studentët dhe që më çuditi ishte : Poshtë diktatura e democracisë !?
Posté par tetena à 23:50 - - Commentaires [9] - Permalien [#]
24 octobre 2007

Si trajtohen problemet ne France - vazhdimi nga dje.

Autori i letrës që përktheva dje ka qënë një komunist i ekzekutuar më 22 tetor 1941 nga nazistët bashkë me 26 të tjerë. Ai ishte më i riu i grupit dhe vinte nga një familje me tradita komuniste, i jati ishte një nga deputetët komunist të parlamentit Francez. I kapur duke bërë propogandë komuniste nga nazistët dhe internuar në një kamp përqëndrimi francez, ekzekutimi i tij ishte një hakmarrje e forcave naziste për vrasjen nga tre komunista të një gjenerali nazist. Për të bërë një shembull për popullatën, viktimat ishin zgjedhur ndër më... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:42 - - Commentaires [5] - Permalien [#]
23 octobre 2007

Letra e një komunisti për rininë franceze

Nuk kam folur shumë mbi lajmet e fundit nga atdheu 2 se janë aq franceze sa vetëm për të shpjeguar kontekstin, pse, qysh, kush dhe si, do me duheshin faqe që jam e sigurt asnje nuk do të lexonte. Ndërkohë me poshtë përktheva letrën e një komunisti të ri të ekzekutuar më 1941 nga nazistët dhe që presidenti aktual francez kërkon që çdo shkollë ta lexojë përpara nxënësve, lexim që duhet  shoqëruar me një ceremoni : "E dashur mama, Vellaçko i vogël I dashur papa Së shpejti do vdes ! Po shkruaj këtë... [Lire la suite]
Posté par tetena à 18:22 - - Commentaires [8] - Permalien [#]

20 juillet 2007

Biografi

Fjalë që secili nga ne e njeh shumë mirë. Me kujtohet ku duhet të bëja biografinë time për të kandidatuar për në universitet. Asnjë histori të dalluar në familjen time. Edhe gjyshi i shkreti, la vetëm këmbën jo kokën në luftë. Më bënë të mendoja mbi biografinëa lajmet dhe diskutimet e  fundit politike në France. Konteksti: Një nga të rejat revolucionare të Presidentit të ri në France, ishte respektimi i raportit gra/burra në qeveri dhe sidomos dhënja e një ministrie të rëndësishmë, Drejtësinë, një vajze jo vetëm me... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:58 - - Commentaires [3] - Permalien [#]
11 juillet 2007

Përgatitjet e festës së madhe

Këtë fotografi e mora këto ditë. Ndryshimi nga një fotografi e vjetër e marrë pothuajse në të njëjtin vend, është se uniformat, janë ato të festës që po afron. 14 Korriku është festa kombëtare në France. Për më shumë histori në frëngjisht, këtu. Për realitetin, për këtë festë, në rradhë të parë pushim për të gjithë sigurisht, së dyti dhe së fundi, përgatitet një paradë ushtarake ku ushtria franceze fton një mik të huaj për të parakaluar me të. Këtë vit, të ftuarit e nderit janë të gjitha shtete e EU (asnje lidhje me fotografinë ky... [Lire la suite]
Posté par tetena à 14:28 - - Commentaires [5] - Permalien [#]
21 juin 2007

Festa e muzikës.

Për një çik nuk do të shkruaja për këtë festë sot e bindur që kisha folur tashmë vitin e kaluar. Pas një verifikimi të gjatë, ju siguroj nuk ju besoja syve të mi ndaj kontrollova disa herë, konstatova që vitin e kaluar në këtë kohë, këtë aktivitet kaq të rëndësishëm e kam kaluar në heshtje ! Pra sot është festa e muzikës që është caktuar enkas në ditën e verës që është gjithashtu edhe dita më e gjatë e vitit (lexuar para një minute tek Wikipedia për të bërë gjoja erudite). Mua më pëlqen në veçanti kjo festë. Nuk e di nëse kjo... [Lire la suite]
Posté par tetena à 18:26 - - Commentaires [14] - Permalien [#]
15 mai 2007

Festivali në Cannes

Duke filluar nga nesër, pra nga 16 deri më 27 Maj mbahet në Francë festivali i filmit në Cannes [Kanë]. Ky është festivali më i njohur i filmit në Francë dhe më prestigjiozi. Artistët francezë krenohen për këtë festival duke e konsideruar si një festival alternativ dhe ku filmat e vërtetë nderohen për vlerat e tyre dhe jo për suksesin që kanë pranë publikut ?! Për mua, karakteristika e këtij festivali është që ngelet kryesisht europian, juria është e një cilësie të mirë. Filmat që fitojnë nuk janë gjithmonë të lehtë për tu parë... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:51 - - Commentaires [9] - Permalien [#]