Parisi nje dashuri pa fund

Do të më pëlqente te pija nje kafe me miqte e mi çdo ditë dhe të ndanim bashkë lajme serioze po aq sa dhe budallalleqe

25 août 2008

Një Libër gjatë pushimeve

We_were_the_mulvaneys

Ne ishim familja Mulvaney (nuk e di si shqiptohet në shqip !) të Joyce Carol OATES.

Permbajtja nga botuesi: Familja Mulvaney është një familje ideale e përbërë nga babai Michael, që punon në firmën e tij, katër fëmijë, Michael Junior, Patrick, Marianne et Judd (personi që tregon historinë) dhe së fundi mamaja, Corinne, dinamike, e fortë, gjithmonë entuziaste dhe sidomos me një besim të patundur tek perëndia. Kjo atmosferë e mrekullueshme familjare do të marr fund një ditë dimri të vitit 1976. Gjatë një mbrëmjeje festive, Marianne që ka vetëm 16 vjeç, do të përdhunohet. Kjo ngjarje shënon në të njëjtën kohë shpërbërjen e familjes nën presionin e opinionit apo të rregullave të jetesës në një ambjent rural amerikan. Dëshira për hakmmarje, frika bëjnë që secili nga pjestarrët e familjes të largohet nga kjo e fundit. Vetëm viktima do të ruaj nostalgjinë e dutëve të humbura përgjithmonë. Pra libri tregon historinë e zbritjes në fer të kësaj famije amerikane. Në fund të librit ndihen megjithatë nota optimizmi. Një roman që bën pjesë tek klasikët e literaturës tashmë.

Mendimi im: Kisha kohë që nuk kisha lexuar një roman të shruar kaq mirë. Gjithshka është e përshkruar me shumë art dhe pa fraza të tepërta. Shtëpia ku jeton familja, ambjenti, natyra, personazhet, dashuria mes tyre ashtu si dhe fatkeqësia, dhimbja, raporti me ambjentin ku jetojmë, presion direkt apo indirekt i këtij të fundit. Në pamje të parë një libër i gjatë por shkruajtur rrjedhshëm dhe lexohet shpejt. Për ata që emocionohen, ju këshilloj një shami në xhep. Pra një roman që ja u këshilloj me forcë. Po të më pyesni për notën, një 10/10.

Posté par tetena à 22:20 - Letërsi - Commentaires [0] - Permalien [#]


17 juillet 2008

Darien - Vrasesi i qymyrit

vrasesi_qymyritU bënë kohë që kam zbuluar këtë librin të botuar vetëm në internet nga një autor i ri shqiptar. Libri është vepra e tij e pare. Lloji është një anketë policore në ditët e sotme në Tiranë. Personazhi kryesor është një hetues privat/ ish hetues policor dhe ortaku i tij, një avokat i shkolluar në një vend perëndimor.

Nuk dua të flasë shumë për përmbajtjen se sigurisht do të spiunoja intrigën. Ndërtimi i librit është klasik për një roman policor por këtu qëndron edhe arritja e autorit. Personazhi kryesor është hetuesi dhe ngjarja kryesore e librit është krimi që duhet zbuluar dhe gjatë librit mësojmë më shumë mbi personazhin kryesor dhe jetë e tij private apo mes ngjarjes kryesore njihemi me personazhe të tjerë që pasurojne librin. Nga ana tjetër njihemi me problemet e përditshme të njerzve në përgjithësi apo të shoqërisë shqiptare në veçanti që pasurojnë librin dhe e bëjnë më realist. Tirana është e përshkruar me shumë dashuri dhe shesh e ndjen veten në një metropol pa fund. Ja u këshilloj jo vetëm për të inkurajuar autorin por sidomos se libri është një moment i këndshëm letrar – ngjarjet nuk janë shumë të këndshme dhe shpesh ndjehet pesimizmi dhe bile edhe dëshpërimi ndaj realitetit të sotëm mes personazhit kryesor. Libri në tërësi nuk është pesimist dhe mendoj që do të ketë një vazhdim, apo ma saktë një intrigë tjetër me të njëjtat personazhe.

Shpresoj që autori të gjejë një botues për librin e tij për ta ndihmuar edhe për vepra të ardhshme. Nderkohe kush do ta lexoj, mund ta shkarkoje ketu.

Posté par tetena à 22:55 - Letërsi - Commentaires [4] - Permalien [#]

12 juin 2008

Aventurat e Çipolinos

rodari

Më në fund me ndihmën e shoqërisë blogostanike (kush gjen nje shprehje tjeter te flas sot ose ta qepi per gjithmone), gjeta autorin e librit, italianin

Kërkimet mbi autorin më dhanë plot libra në shqip veç nuk gjeja qepujkën. Më në fund identifikova titullin që ashtë më shumë kjo perimja por nuk gjeja librin vetë. Kërkova gjithë sitat libra botuese-shitëse dhe hiç, azgjë. Më në fund u drejtova tek një sitë ku njerzit shesin në direkt (nuk është ebay) dhe më në fund e gjeta. Libri daton në vitet ’57 dhe është botimi i shtëpisë botuese të Partisë komuniste franceze !

Me emocione fillova ta lexoja. Nga njëra anë kujtimi i leximeve fëmijërore (nuk e di sa herë e kam lexuar këtë libër) dhe këndvështrimit e njeriut adult. A ngelet një libër i lexueshëm apo një propogandë komuniste e mirëfilltë ?

Përshtypjet : Libri është një libër për fëmijë sigurisht.
Vizatimet e origjinalit në shqip më kujtohen shumë më të bukura. Personazhet janë të ndarë në të mirë dhe të këqinj, normale për një libër për fëmijë. Veç sigurisht ata që jetojnë mirë janë të këqinj e budallenj. Në libër ka vërtet një revolucion të masave që marrin pushtetin dhe shdërrojnë kështjellat në vende për edukimin e fëmijëve.

Verdikti.
Besoj që libri nuk është shumë i politizuar ose më saktë është më tolerant nga revolucionet e vërteta. Pra rizbuloni Çipolinon dhe nëse gjeni një varian në shqip, jam gati ta blej (sigurisht duke negociar çmimin se ku jemi !)

Posté par tetena à 22:33 - Letërsi - Commentaires [9] - Permalien [#]

24 avril 2008

Një libër "Për më të mirën e botëve"

mondeNjë përmbledhje : "Le meilleur des mondes" de Aldous Huxley Shkruajtur më 1931 ngelet një nga kryeveprat et letërsisë së parashikimit (term i përkthyer fjalë për fjalë dhe jo i shqipëruar). Autori militant Huxley, në këtë libër denoncon një shoqëri uniformiste dhe totalitare në të cilën njerzit janë të fabrikuar artificialisht dhe të kondicionuar për një jetë të lumtur. Libri është një ode për diversitetin e njerzimit dhe autenticitetin e secili.

Kjo ishte kritika që gjeta në një sitë të specializuar dhe e përktheva se mu duk konçize dhe shprehëse.

Libri është një klasik që bën pjesë në leximet e detyrueshme shkollore këtu në Francë. Lexohet me një frymë dhe është e paimagjinueshme që një libër i tillë është shkruajtur në vitet 30. E paimagjinueshme parashikimi i influences tek individi i diktaturave te çfaredolloj ngjyre. E këshilloj sidomos për bashkatdhetarët e mi që kanë njohur diktaturën po ashtu si dhe për ata që kanë frikë se sot jetojnë një të re.

Posté par tetena à 22:32 - Letërsi - Commentaires [2] - Permalien [#]

02 avril 2008

Një libër

aTitulli i librit në anglisht dhe frëngjisht i shkrimtarit Duglas Coupland është “Të gjitha familjet janë psikopate” psikotike, nuk e gjej tamam apo më mirë popullorçe, kanë një qime në tru. Dhe në të vërtetë librin përshkruan marrdhëniet e një familjeje me prindërit që plaken, fëmijët që riten, shoqëria që ndryshon dhe rolin e secilit në jetën e tjetrit. Shpesh librat i gjykoj nga si autori përfundon historinë sidomos për libra falmiljarë si ky ku fundi është i papërcaktuar, jeta vazhdon apo çdo familje ka historinë e tij. Për këtë roman fundi nuk është i rëndësishëm, çdo cast i jetës dhe momenti që jetojmë po. Pra e rekomandoj se është një libër që tregon historinë e pabesueshme të një familje që mund të ishte ajo e secilit prej nesh panvarësisht nga vendi ku jetojmë apo traditat kulturore.

Përmbajtaj sipas botuesit: çfarë kanë të përbashkët një rrembim, droga, NASA, sida, një grua e moshuar që jeton vetëm me ilaçe, një austronome që i mungon një dorë, kriza mondiale dhe OGM, njerëz të deprimuar apo pothuajse ? Ky është libri “Të gjitha familjet janë psikopate” ose më saktë portreti karikatural i familjes Drummond që janë të deturuar të mbijetojnë së bashku për të përcjellë vajzën, Sarah, që do të fluturojë në hapësirë.

Posté par tetena à 22:42 - Letërsi - Commentaires [4] - Permalien [#]

21 février 2008

Braktisje në mes të rrugës

51KEZ70F60L__SS500_E kisha fjalën për librin e filluar para ca kohësh, dhuratë ditëlindje dhe për më shumë rekomanduar nga një bashkblogues.

Në fillimet e leximeve të mia, në adoleshencë e hershme, dhe ju siguroj që nuk është mburrje vazhdimi do ta tregojë, lexoja librat shumë shpejt, prapë nuk po mburrem ju siguroj. Në thelb më interesonte historia qe tregonte librin, akoma më shumë kur kishte një intrigë dashurie. E pohoj që më ka ndodhur edhe t’a lexoj nga fundi librin a posa filluar nga fillimi. Dhe kjo për vite me rradhë. Pastaj një ditë rash rastësisht në një libër voluminoz, pa kapak (grisur, trajtuar keq apo të tjera si këto), pra mos më kërkoni autorin. Historia zhvillohej në Rusinë Sovjetike dhe heroi qarkullonte në një konvikt ushtarak. Ky i fundit për të kalitur vullnetin lexonte pa hile librat nga më të vështira dhe pak interesante që gjente. Nuk e di nëse isha rritur pak tashmë apo personazhi më bëri me turp apo libri duke mos pasur fund, gjithmonë faqet e grisura, nuk më lejonte të injoroja faqet e tij pa fund të mërzitshme, vendosa edhe unë të mos lë më libër pa lexuar deri në fund. Në përgjithësi e kam bjatur fjalën veç tashti që kam plot libra dhe autorë për të zbuluar po e lëshoj vetën rishtazi.

Nejse, për të folur seriozisht, par lënia në mes e librit të parë për këtë vit. Nëse dikush tjetër që njeh autorin më këshillon një tjetër të tij, jam gati të ritestoj. Pse e lashë ? Nuk arrija të hyja në histori. Ndodh edhe kështu.

Posté par tetena à 22:38 - Letërsi - Commentaires [5] - Permalien [#]

25 janvier 2008

tue kapërcy ylberin - Diana Berisha Mahmudi

Diana Meqë Selfmaderadio më bëri kurjoze dhe me ndihmën e një mikeje që shkoi në Kosovë këtë verë, gjeta librin. Ky ishte hapi i parë. Pastaj mora guximin ta lexoja ky ishte hapi i dytë (gjuha e përdorur i afrohet shume gjuhës së folur në Kosovë). Dhe hapi përfundimtar ishte që e mbarova dhe bile në një kohë të shkurtër.

Libri është vërtet shumë i mirë. Është i organizuar në formën e një ditari apo të një rrëfimi në personin e parë. Autorja trajton tema shumë të rëndësishme për ne si shqiptarë si p.sh. raporti mes kapacitetit tonë sot për të zhvilluar vendin dhe ndihmës që na japin apo mund të na japin të huajt. Raporti me fenë. Ne si shqiptar dhe bota më gjërë sidomos në atmosferën e tendencave fondamentaliste.

Sigurisht bëhet fjalë për një rrëfim dhe fundi është gjithmonë i vështirë pasi jeta vazhdon. Mendoj që autorja e mbyll bukur historinë e saj dhe na jep edhe ne një alternativë në jetën e sotme.

E theksoj edhe një herë që libri është i një cilësie shumë te mirë. Ja këshilloj çdo shqiptarofolësi dhe do të dëshiroja vërtet të mund të përkthehej.

Kush e do këtej nga anët e mia mund t’ja jap borxh. Borxh ama se libri meriton vërtet një vënd në biblotekën personale.

Posté par tetena à 16:30 - Letërsi - Commentaires [10] - Permalien [#]

14 décembre 2007

Shah - Mat i autorin Stephen CARTER

echec_et_matJa një libër që mbarova së fundi. Kam kohë që nuk kam folur për libra veç mundohem të shprehem vetëm për libra interesantë (ose shume shume jo interesante). Libri prezantohet si një policier veç për mua është më shumë një roman me një intrigë policore ndër të tjerash.

Përmbajtja : Babai i profesorit Garland, ish gjykatësi Olivier Garland, vdes nga një infakt. Megjithëse autopsia vërteton diagnostikë e vdekjes, rrethi i ish gjykatësit dhe sidomos vajza e tij janë të bindur që është një vrasje. Djali, profesori që është edhe personazhi kryesor i librit, interesohet pak për hipotezën por shumë për jetën dhe punën e të jatit, marrdhëniet e tij me familjen dhe shoqërinë. Nëpërmjet kujtimeve të tija, jetës së përditshme të tij dhe kujtimet apo opinionet e atyre me të cilët ky i fundit bisedon, përshkruhet jeta e komunitetit të pasur afroamerikan në veçanti dhe ajo e gjykatësve dhe avokatëve në përgjithësi.

Përshtypjet e mia : Stili inteligjent i shkrimtarit më pëlqeu veçanërisht. Nëse tema e racizmit është tashmë shumë trajtuar në literaturën amerikane, këtu këndvështrimi i shkrimtarit është një vështrim i brendshmë. Flitet gjatë edhe për raportin me fenë në përgjithësi dhe me përfaqësuesit e saj në të përditshmen, apo mbi konservatorizmin e shoqërisë dhe pyetjeve mbi familjen dhe raportet në të. Një roman i plotë dhe që kur e mbaron, të vjen keq të ndahesh me personazhet tashmë familjarë.

në anglisht: The Emperor of Ocean Park - Stephen L. Carter

Posté par tetena à 16:25 - Letërsi - Commentaires [0] - Permalien [#]

22 octobre 2007

Ndryshim Dekori - David LODGE

LodgeHistoria : në kuadrin e shkëmbimeve universitare çdo vit një profesor anglez zëvendëson një koleg amerikan respektivisht në një univeristet shumë të njohur në brigjet perëndimore të Amerikës dhe amerikani në një qytet të humbur të Anglizë. Ngjarjet zhvillohen në peridhën e ngrohtë shoqërore të viteve 68 dhe të dy profesorët janë në kulmin e jetës së tyre.

Libri më i mirë që kam lexuar këtë vit. Autori ka punuar si profesor për një peridhë të gjatë dhe e njeh shumë mirë ambjentin universitar. Situatat dhe ngjarjet janë të përshkruar me shumë humor dhe me thënë të drejtën e kam kapur veten duke qeshur shpesh. Përshkrimi i Anglisë me sytë e një amerikani ose i Amerikës me sytë e një anglezi por jo vetëm përshkrimi i vendeve por edhe situatave, ngjarjeve dhe mardhënieve është i përshkruar me shumë humor dhe sigurisht pa paragjykime apo më saktë me plot.

Posté par tetena à 18:12 - Letërsi - Commentaires [4] - Permalien [#]

03 octobre 2007

Kafka në breg - Haruki MURAKAMI

kafka2

Përshkrimi i shtëpisë botuese : Kafka Tamura për 15-vjetorin, arratiset nga shtëpia e tij në Tokio për të shpëtuar ngë një profeci e tmerrshme e bërë prej babait të tij. Në ekstremin tjeter të ishujve të Japonisë, Nakata, një i moshuar që ka humbur memorjen, nis edhe ai nje udhëtim. Dy personazhe pa lidhje në pamje të parë por që autori do t’ju kryqëzojë fatet pa përballosur personazhet. Elementë fantastikë si një takim me ushtarë të arratisur nga lufta e fundit, peshq që bien nga qielli, mace që diskutojnë filozofi etj. Një odise moderne në zemër të Japonië në ditët e sotme.

Mendimi im : E shikoja këtë librin gjithandej ne librari dhe me komente lavdëruese. Më në fund librashitësi i lagjes ma mbushi mëndjen ta bleja. Libri është shumëfaqësh dhe me thënë të drejtën nuk isha shumë e bindur sidomos duke pasur një paragjykim mbi letërsinë aziatike si shumë fataliste. Libri është vërtet interesant dhe sidomos për faktin që ngelet thellësisht japonez, për mënyrën e mendimit, rritmin dhe personazhet veç gjithshka është e kryqëzuar më kulturën tonë Europiane dhe referencat e antikitetit aq të ngulura në ndërgjegjen tonë. Shumë interesant, mes realitetit dhe botës imagjinare të një adoleshenti, një libër që lexohet rrjedhshëm. Ja këshilloj sidomos atyre që pëlqejnë kulturën Aziatike në përgjithësi dhe macet në veçanti.

Posté par tetena à 18:05 - Letërsi - Commentaires [8] - Permalien [#]
« Accueil  1  2  3   Page suivante »