Canalblog
Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité

Parisi nje dashuri pa fund

Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
9 novembre 2007

Duke lexuar librin e rradhës

– Në fakt pse thonë që Berlini është i ndarë ? pyeti Filipi. Gjithmonë kam pyetur veten.– Nuk e di .. Duhet të ketë ndonjë lumë që kalon në mes të qytetit, nuk është kjo ? Si puna e Tamizit. Duhet të jetë Danubi ose një gjë a ngjashme – Mendoja që kishte...
Publicité
Publicité
8 novembre 2007

Televizori

Televizori
Është një temë për të cilën kam dashur të flas prej kohësh veç është kaq e debatuar këtu në Francë, saqë me dukej që duke folur një herë nuk do të mjaftonte por meqë Selfi dhe ne debatuam, hop po hidhen me kokë për të folur edhe unë më gjërë këtej nga...
7 novembre 2007

Tempulli i kohëve moderne 2

Tempulli i kohëve moderne 2
Problemi i sotëm i botës oksidentale është nafta dhe rritja galopante e çmimit dhe megjithatë për momentin makinat ngelen simboli dhe objekti ku njerzit identifikohen më shumë !? Njëshi ishte këtu
6 novembre 2007

Brassins, Parisi dhe Dashuria

Brassins, Parisi dhe Dashuria
Parisi destinacioni i të dashuruarve por gjithashtu mbase Franca më gjërë, vendin qe e lidhim me dashurinë ! Për ata që nuk e dinë/mbajnë mënd/harruar, dashuria në realizmin socialist ishte vetëm platonike. Mungesa e traditës së dhurimit të luleve, tablotë...
5 novembre 2007

Në një qoshe në Paris

Në një qoshe në Paris
Më pëlqejnë këto Tag-e që mua më duken që zbukurojnë më shumë se sa prishin këto fasada ndërtesash të harruara.
Publicité
Publicité
4 novembre 2007

Përmbledhje lajmesh të folura në frëngjisht

Përmbledhje lajmesh të folura në frëngjisht
Uniteti Ballkanik (Artikull marrë në gazetën franceze Le Monde )Rreth 25 persona me origjinë Shqiptare dhe nga Ish Jugosllavia (një sërb dhe një bosnjak p.sh.), janë pytur nga policitë Europiane mbi një anketë të ndërmarrë nga shteti Italin mbi një rrjet...
2 novembre 2007

Dikush therret tek "Sheshi Mejdanit"

Dikush therret tek "Sheshi Mejdanit"
Ja nje fillim i mbare i ketij blogu. Eda nga Italia i pergjigjet pyetsorit te Enit dhe edhe nje tjeter eshte i plotesuar dhe do te vendoset on-line se shpejti. Pra klikoni ketu per te inkurajuarer bloguesit e rinj dhe kush te doje eshte i mirepritur ne...
31 octobre 2007

Jo halloween në Francë

Jo halloween në  Francë
Halloween përfundimisht vdiq në Francë. Nëse vjet të paktën dyqanet sidomos ato të fruta – perimeve shisnin ca kunguj, sivjet edhe këta të fundit nuk dukeshin gjëkundi (e kam fjalën për kungujt se dyqanet nuk lëvizin). Të rejat e fundit këtej nga anët...
30 octobre 2007

Opera në Paris

Opera në Paris
Në Paris Opera është një institucion. Nuk kam nevojë të them sa e rëndësishme është për artistët internacional të iterpretojnë në skenën operistike parizjane. Po shkruaj këto fjalë dhe me thënë të drejtën Parisi me duket edhe mua si një qytet i largët...
29 octobre 2007

Par arkitekturë me shumë dashuri

Par arkitekturë me shumë dashuri
Sot bënte nje kohë shumë e keqe me një shi të imët dhe të ftohtë që nuk ndaloi asnjë moment të ditës. Për të më ngritur nje çik moralin, po vë këtë fotografi të marr me diell. Ndërtesa majtas është më e re se ajo djathtas. Majtas është një ndërtesë e...
28 octobre 2007

Një blog i ri kolektiv

Një blog i ri kolektiv
Duke marr shkas nga pyetsori i fundit si dhe për të ndihmuar komentuesit pa blogje të shprehen, krijova një blog të ri të quajtur « Sheshi Mejdanit ». Blogu nuk ka ndonjë temë të caktuar. Fillimisht jam vetëm dhe kush të dojë të më ndihmojë me kanaqësi....
26 octobre 2007

Se detyrat e shtëpisë nuk duhen lënë pas dore.

Ngjyra e syve – duhet të jetë mes jeshiles dhe kafes Makina e preferuar ? – nuk i preferoj në përgjithësi. Me te mengjren a me te djathten - Te djathten Kepucet qe veshet sot – të zeza të sheshta llustrafina Frika? - Gjarperinjte Qellimi qe do donit te...
25 octobre 2007

Natyrë e qetë në qytet

Natyrë e qetë në qytet
Kjo pamje më kujton pasurinë time të vetme në atdhe, një biçikletë, dhe akoma më shumë tmerrin e idesë që ajo mund të zhdukej një ditë. Biçikleta është diku duke u ndryshkur por të paktën nuk njohu një fat të tillë të trishtueshëm çiklistik.
24 octobre 2007

Si trajtohen problemet ne France - vazhdimi nga dje.

Si trajtohen problemet ne France - vazhdimi nga dje.
Autori i letrës që përktheva dje ka qënë një komunist i ekzekutuar më 22 tetor 1941 nga nazistët bashkë me 26 të tjerë. Ai ishte më i riu i grupit dhe vinte nga një familje me tradita komuniste, i jati ishte një nga deputetët komunist të parlamentit Francez....
23 octobre 2007

Letra e një komunisti për rininë franceze

Letra e një komunisti për rininë franceze
Nuk kam folur shumë mbi lajmet e fundit nga atdheu 2 se janë aq franceze sa vetëm për të shpjeguar kontekstin, pse, qysh, kush dhe si, do me duheshin faqe që jam e sigurt asnje nuk do të lexonte. Ndërkohë me poshtë përktheva letrën e një komunisti të...
Publicité
Publicité
<< < 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 30 > >>
Publicité