28 octobre 2007

Një blog i ri kolektiv

Duke marr shkas nga pyetsori i fundit si dhe për të ndihmuar komentuesit pa blogje të shprehen, krijova një blog të ri të quajtur « Sheshi Mejdanit ». Blogu nuk ka ndonjë temë të caktuar. Fillimisht jam vetëm dhe kush të dojë të më ndihmojë me kanaqësi. Sigurisht që nuk ka artikuj. Ideja më erdhi duke parë akullnajën që mirëpriti disa miq. Për të botuar, më dërgoni një mail në adresën tetenah@gmail.com, sipas kërkesave adresa do të ndryshohet.. Cdo botues i ri, fillimisht duhet të dërgojë një prezantim të vetes me dy... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:03 - - Commentaires [8] - Permalien [#]

26 octobre 2007

Se detyrat e shtëpisë nuk duhen lënë pas dore.

Ngjyra e syve – duhet të jetë mes jeshiles dhe kafes Makina e preferuar ? – nuk i preferoj në përgjithësi. Me te mengjren a me te djathten - Te djathten Kepucet qe veshet sot – të zeza të sheshta llustrafina Frika? - Gjarperinjte Qellimi qe do donit te arrinit kete vit? – të ndërroj punën Mendimi i pare ne mengjes? – su ngopa me gjumë Koha e gjumit? – 7 – 8 orë Pepsi apo Kola? – asnjëra E dale ne grup apo dyshe? – varet Cokollate apo vanilje? – djath i bardhë Tymos? – jo Kendon? –... [Lire la suite]
Posté par tetena à 18:06 - - Commentaires [27] - Permalien [#]
25 octobre 2007

Natyrë e qetë në qytet

Kjo pamje më kujton pasurinë time të vetme në atdhe, një biçikletë, dhe akoma më shumë tmerrin e idesë që ajo mund të zhdukej një ditë. Biçikleta është diku duke u ndryshkur por të paktën nuk njohu një fat të tillë të trishtueshëm çiklistik.
Posté par tetena à 21:55 - - Commentaires [9] - Permalien [#]
24 octobre 2007

Si trajtohen problemet ne France - vazhdimi nga dje.

Autori i letrës që përktheva dje ka qënë një komunist i ekzekutuar më 22 tetor 1941 nga nazistët bashkë me 26 të tjerë. Ai ishte më i riu i grupit dhe vinte nga një familje me tradita komuniste, i jati ishte një nga deputetët komunist të parlamentit Francez. I kapur duke bërë propogandë komuniste nga nazistët dhe internuar në një kamp përqëndrimi francez, ekzekutimi i tij ishte një hakmarrje e forcave naziste për vrasjen nga tre komunista të një gjenerali nazist. Për të bërë një shembull për popullatën, viktimat ishin zgjedhur ndër më... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:42 - - Commentaires [5] - Permalien [#]
23 octobre 2007

Letra e një komunisti për rininë franceze

Nuk kam folur shumë mbi lajmet e fundit nga atdheu 2 se janë aq franceze sa vetëm për të shpjeguar kontekstin, pse, qysh, kush dhe si, do me duheshin faqe që jam e sigurt asnje nuk do të lexonte. Ndërkohë me poshtë përktheva letrën e një komunisti të ri të ekzekutuar më 1941 nga nazistët dhe që presidenti aktual francez kërkon që çdo shkollë ta lexojë përpara nxënësve, lexim që duhet  shoqëruar me një ceremoni : "E dashur mama, Vellaçko i vogël I dashur papa Së shpejti do vdes ! Po shkruaj këtë... [Lire la suite]
Posté par tetena à 18:22 - - Commentaires [8] - Permalien [#]
22 octobre 2007

Ndryshim Dekori - David LODGE

Historia : në kuadrin e shkëmbimeve universitare çdo vit një profesor anglez zëvendëson një koleg amerikan respektivisht në një univeristet shumë të njohur në brigjet perëndimore të Amerikës dhe amerikani në një qytet të humbur të Anglizë. Ngjarjet zhvillohen në peridhën e ngrohtë shoqërore të viteve 68 dhe të dy profesorët janë në kulmin e jetës së tyre. Libri më i mirë që kam lexuar këtë vit. Autori ka punuar si profesor për një peridhë të gjatë dhe e njeh shumë mirë ambjentin universitar. Situatat dhe ngjarjet janë të... [Lire la suite]
Posté par tetena à 18:12 - - Commentaires [5] - Permalien [#]

21 octobre 2007

Rugby

Ishte kampionati ndërkombëtar. Një blog nga Franca e kishte përmëndur dhe me thënë të drejtën isha aq e çuditur dhe e njoh aq pak këtë sport ndaj nuk fola. P.sh. Disa rregulla: Për të avancuar topin, atë gjënë që quhet top, duhet të vraposh me të në dorë. Për ta pasuar, mund t'ja pasosh vetëm një tjetri qe është mbrapa teje, gjithmone për të avancuar Topi mund të avancohet në një mënyrë tjeter, me këmbë si në futboll, dhe kesaj here hidhet përpara (veç duhet të ketë dikë të të njëjtit ekip të cilët sipas rregullit 2... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:07 - - Commentaires [6] - Permalien [#]
19 octobre 2007

Ekspozita e Shqipe Mehmetit

Siç premtova disa fotografi amatore: Shqipja me artistin Omer Kaleshi Nje montazh i imi dhe i pa aprovuar nga artistja. Faleminderit Sh per fotografite
Posté par tetena à 23:23 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
18 octobre 2007

Kthimi ishte keshtu

Nuk flas me per kete çeshtje se ne fakt thuhet qe vetem sa ka filluar stina e ngrohte e grevave ketej nga anet tona.
Posté par tetena à 22:44 - - Commentaires [14] - Permalien [#]
17 octobre 2007

Si do ja bëjmë nesër

Bisedat e përditshme këtu me kolegët me të cilët nuk ke çthua, komshinjtë me të cilët je i detyruar të ngjisës shkallët, një prezantim i ri…është sistematikisht « Moti ». Si bëri dje, si bën sot që nuk përputhet gjëkund me parashikimet zyrtare, dhe si do të jetë koha nesër me hipotezën që parashikimet zyrtare janë të gabuara (shiko motin sot). Sistematikisht ky është skenari i këtyre takimeve të detyrueshme. Sistematikisht ka një përjashtim në një ditë si e sotmja. Jam e sigurt që për çdokush që jeton jashtë France nuk ka ndonjë gjë... [Lire la suite]
Posté par tetena à 18:47 - - Commentaires [13] - Permalien [#]