08 juin 2007

Udhëtim në Evropë

Nuk e di nëse jeni në dijeni mbi këtë inisjativën e OJQ-së MJAFT për t’i dhënë mundësinë 50 studentëve më të mirë shqiptar të kalojnë një muaj pushime në Evropë. Inicjativa më duket shumë e mirë dhe është për tu përgëzuar. Të keshë një vizë dhe një biletë treni të vlefshme për të gjithë Europën është një fat i madh dhe një mundësi e pa parë për të zbuluar këtë hapësirë kaq të larmishme. Një muaj mund të duket pak veç mendoj që një udhëtim i organizuar mirë, mund te japë mundësinë e zbulimeve të këndshme. Nga ana tjetër duhet theksuar... [Lire la suite]
Posté par tetena à 12:41 - - Commentaires [13] - Permalien [#]

06 juin 2007

Ekspozita në ajër të pastër

Parisi është plot me muze, ekspozita, galeri arti të vogla dhe të mëdha.  Këtu doja të flisja për një koncept që nuk ka shumë vite që ekziston dhe që tashti është kthyer në një vënd ekspozimi të përhershëm . Flas për kangjellat e një parku shumë të njohur në Paris – Parku Luxembourg. Ekspozita e parë në këtë park, ishte me fotografitë e famshme nga qielli. Fotografitë dhe koncepti patën aq shumë sukses saqë per javë me rradhe, sidomos fundjavave, vizitorët krijonin përshtypjen e një manifestimi me edukatë. Që nga kjo... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:11 - - Commentaires [10] - Permalien [#]
05 juin 2007

Batica dhe Zbatica

Batica dhe zbatica, Të gjithë, mendoj, kanë dëgjuar për këtë fenomen. Sigurisht edhe në shkollën socialiste e mësonim se në fund të fundit bëhet fjalë për një fenoment të natyrës materialiste. Puna vështirësohej tek vrojtimi në naturë i fenomenit. Mbaj mënd, e vogël, që me shoqet e saponjohura në plazh, çuditeshim me atë baticën apo zbaticën imagjinare dhe me një ritëm të pa parashikuar në Durrës, ku niveli i detit ndryshonte me centimetra. Në Vlorë, në plazhin e Ri, edhe imagjinata nuk na ndihmonte. Kur pashë detin, ose më saktë... [Lire la suite]
Posté par tetena à 12:09 - - Commentaires [20] - Permalien [#]
02 juin 2007

Problemet me Canalblog

Më në fund e gjeta më duket pse mesazhet e vizitorëve shpesh nuk duken dhe për ata që i shkruajnë një herë të dytë, i shikojnë të dyfishuara. Ishte Zograf, që më sqaroi në fillim, pastaj pyeta më gjatë specialistat e rrjetit këtu ku punoj. Në varësi të parametrave të rrjetit dhe të kompjuterit ku jeni duke punuar, çfarë ndodh ? Normalisht, për të mos ngarkuar shumë rrjetin, kur doni të shikoni një faqe interneti, programi bën një test nëse faqja është ngarkuar tashmë apo jo. Nëse programi e gjen faqen e kërkuar në kompjuter,... [Lire la suite]
Posté par tetena à 12:38 - - Commentaires [7] - Permalien [#]
01 juin 2007

Ditëlindja

E blogut jo e imja që e mbaj sekret për momentin, ne fakt kjo e fundit është një çik larg për momentin. Zbulova botën e blogut, u bë pak më shumë se një vit dhe sepse ideja mu duk shumë e mirë, fillova edhe unë një nga Parisi. Fillimet ishin një çik me hezitim dhe vetëm në momentin e zbulimit të miqve blogues ose jo, nga gjithë bota që vinin më shikonin, sot mundohem të botoj diçka pothuajse çdo ditë. Ja kushtoj këtë artikull të gjithë vizituesve. Mirësevini dhe mirardhshit.
Posté par tetena à 12:50 - - Commentaires [15] - Permalien [#]
31 mai 2007

Gjobat

Personazhet më të sharë, më të mallkuar apo çfarë të doni ju në sensin negativ, janë ata që vënë gjobat për makinat që janë garuar keq. Dy pika për tu sqaruar. E para, them njerzit se mund të jenë policë, si në fotografi, apo njerëz me uniformë, zakonisht femra, që merren vetem me këtë punë (hanë të shara gjithë ditës). Pika e dytë për tu sqaruar, të garuar keq, jo në kuptimin që nuk dinë ta vendosin makinën si duhet, si puna ime, por që nuk paguajnë vëndin e garimit. Në Paris duhet të paguash afërsisht dy euro orën për të braktisur... [Lire la suite]
Posté par tetena à 12:26 - - Commentaires [14] - Permalien [#]

30 mai 2007

Burokracia dhe emigrantët

Francezët janë të njohur për dashurinë e tyre ndaj letrave. E kam fjalën për letrat burokratike. Kur isha akoma studente këtu, nuk e di sa fotografi, çertifikata etj, etj kam dorëzuar për të rregulluar qëndrimin tim. Nuk mund ta imagjinoni dot dosja që duhet kur ke nje problem. Akoma më e vështirë është kërkimi i një sqarimi apo preçizimi me telefon. E vështirë them unë, e pamundur. Kur në një letër zyrtare, sidomos ato për të huajt, ka një numër telefoni, është e kotë ta provoni t’i bini se humbni vetëm kohën. Nuk ka asnjë njëri për... [Lire la suite]
Posté par tetena à 12:38 - - Commentaires [13] - Permalien [#]
28 mai 2007

Të rejat e fundit

Mbas një mungese të disa ditësh në blogosferë, po vij me dy lajme të reja për mua por mbase të vjetra për disa nga ju. Bëra një xhiro të shpejtë dhe nuk gjeta gjë në blogje për të thënë të vërtetën. Lajmi i parë është festivali i filmit i quajtur “Ditë të filmit Shqiptar në Athinë” dhe që mbahet në këto momente – 24 deri më 30 Maj në Athinë. Festivali përfhsim filma nga Shqipëria dhe Kosova. Do të shfaqen rreth 30 filma, krijime që datojnë duke filluar nga vitet ’70. Marrin pjesë edhe dy krijues grek me dy filma që trajtojne... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:59 - - Commentaires [13] - Permalien [#]
24 mai 2007

Familja Lament - George HAGEN

Përmbajta : Libri përshkruan jetën e familjes Lament , nga njohja e prindërve deri ne momentin qe djali i madh, tashme i rritur, fillon jetën e tij si nje Lament i vërtetë « që udhëton gjithë kohës ». Ky libër është i ndërtuar si një saga familjare që na shoqëron në kontinente të ndryshme dhe në kohe, momente historike të ndryshme. Duke ndjekur familjen Lament, ndjekim edhe shndërimet kolosale që kanë ndodhur në kohën moderne në shoqërinë tonë sidomos në lidhjet brënda familjes. Kritika ime : E bleva këtë libër sepse autori është... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:27 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
23 mai 2007

Energjia

Mendoj që të gjithë kemi një histori me bateritë. Gjithomë kur mbarojnë nuk kemi më në shtëpi. Kjo është faza e parë. Faza e dyte, qe mua nuk ma ka zgjidhur problemin, janë bateritë që karikohen. Çmimi është një çik i shtrenjtë veç mendon që nuk është i keq si investim: 1. do të kesh gjithmonë bateri të karikuara në shtëpi dhe 2 blerja është një herë dhe jo n herë (n nga 1 në infinit). E keqja është që gjthmonë je me vonesë dhe nuk ke kohë të ngarkosh bateritë. Një varian më i evoluar, bateritë e integruara në aparat, p.sh. celulari,... [Lire la suite]
Posté par tetena à 20:41 - - Commentaires [6] - Permalien [#]