23 septembre 2008

Titujt e lajmeve ne France

Temat e dites ne France Kriza financiare - presidenti francez mbajti nje fjalim ne OKB ne emrin e Europes - nuk e di çfar u tha veç kuptova qe te planifikojme kapitalizmin. Kujdes e djathta ne france eshte me majtas se e demokratet ne USA. Fuqia blerese ne rrenie - shoqeruar me programe te shumta televizive si te blejme shume duke shpenzuar pak Nje greve e vockel et nje linje Metroje (RER) sepse shtatori po kalonte pa levizje proteste - eshte nje nga linjat me te rendesishme. Partia socialiste franceze dhe kush eshte me i... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:52 - Commentaires [3] - Permalien [#]
Tags :

17 septembre 2008

Aktivitet per shqiptar ne Paris

Shoqata Albania Ka kënaqësine t’ju ftoj në një takim me Frédérique DUVERSIN Drejtorja e Qëndrës Kulturore të Kosovës në Paris Programi : "Vendi i kulturës në ndërtimin e shtetit të ri në Kosovë ". Cili mund të jetë roli i kulturës në në rivendosjen e kufijve dhe të integritetit teritorial ? A mund të jetë kultura një faktor paqeje e dialogu inter – kulturor mes komuniteteve ? Të mërkurën 23 shtator 2008 më 18H30 Adresa: Maison des associations du 7ème 93, rue Saint-Dominique 75007... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:30 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
Tags :
15 septembre 2008

Kopsa ne Paris

Dyqan kopsash dhe nuk behet fjale vetem per fasaden. Flas per fasaden se ketu shpesh fasadat e vjetra ruhen dhe p.sh. ne nje dyqan ku shkruhet buke, gjen fustane apo ne nje tjeter ku shkruhet mish gjen kepuce. Fotografia eshte vertet nje dyqan kopsash dhe vetem kopsash me forma, ngjyra, madhesi te larmishme.
Posté par tetena à 22:50 - - Commentaires [3] - Permalien [#]
Tags : ,
12 septembre 2008

Pak krype

Pra ketu shitet vetem kripe. Kuti kartoni me ngjyra, qeske shik me cope apo qese e zakonshme per popullin. Krypa eshte e permasave te ndryshme - kripe e holle e bardhe, me kokerr te madhe e bardhe, akoma nje çik me gris. Bile per te vazhduar muhabetin dhe per te mos u kufizuar vetem tek ngjyra dhe ambalazhi, ketu kripa ka edhe origjine, nje qe eshte me e shtrenjte mire se nje tjeter. A sot keni perdorur kripen e Durresit apo ate te Vlores per mishin se nuk ka te njejten shije !- kjo ishte si shembull. Per te folur seriozisht... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:02 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
10 septembre 2008

Vizitorë të jashtëm në atdhe

Nuk e di ju por unë jam shumë kurioze të dëgjoj përshtypjet e njerzve pas një udhëtimi të parë në Shqipëri. Nuk mendoj se ka të bëjë me kureshtjen për të ditur ç’mendojnë të tjerët për ne në përgjithësi apo për qytetin tim në veçanti. Për mua është më shumë një përzjerje mes nostalgjisë dhe krahasimi i këndvështrimeve apo nje provim i kujteses sime. Përshtypjet e një shoqeje franceze që ka jetuar gjatë në Portugali, i shënova dhe po i ndaj këtu: Tirana, një qytet i kontrasteve, sidomos mes rrugës kaotike dhe apartamenteve... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:11 - - Commentaires [9] - Permalien [#]
09 septembre 2008

Deshire per mesdhe

Keto bime shtepiake jane ne mode ketej nga Franca. Besoj edhe ne vende te tjera perendimore. Pra ullinj miniatyre, portokalle te vockla apo mandarina mikroskopike.
Posté par tetena à 22:55 - - Commentaires [3] - Permalien [#]
Tags :

08 septembre 2008

Patriotizmi francez – ripërkufizim

Një nga përshtypjen që më kanë lënë librat klasike rus (të përkthyera sigurisht, gjuha ruse nuk pati fatin të hynte në kokën time me gjithe përpjekjet e pamundimshme të kësaj të fundit), ka qënë vendi që këta të fundit i lënë gjuhës franceze. Kjo gjuhë kaq e sofistikuar dhe ariostrokratike (apo vetëm që flitej nga kjo e fundit !). Nejse po unë me gjuhën e Molierit ? Në rradhë të parë si çdo shqiptar, anglishtja ka qënë dhe ngelet për mua gjuha e dritareve në botë. Fillimisht për të kuptuar këngët në radiot e jashtme pastaj... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:50 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
05 septembre 2008

A e dini se

Mbaj mend qe nje nga krenarite e gjuhes shqipe, sihte numri i germave ! Konfirmoj qe frengjishtja ka vetem 26 germa pra vertet shume me pak. Veç dje mesova me dhembje qe ajo ka 36 tinguj, pra shume. Dhe akoma, keta tinguj shkruhen ne 126 menyra te ndryshme ! E kuptoni sa e veshtire eshte shkrimi i gjuhes se jashtme. Edhe vete francezet ankohen se nuk dine te shkruaj. Me mungon gjuha ime. Mbase ndaj shktuaj ne kete blog se nuk arrij ne gjuhen tjeter. Nejse, pershendetje gjuhesore dhe fundjave te kendshme.
Posté par tetena à 23:43 - - Commentaires [11] - Permalien [#]
04 septembre 2008

Si te edukojme restorantet për tu ushqyer shëndetshëm !

McDonalds apo jo ? Sanduiç apo sallatë ? Unshqime të yndyrshme apo ushqime të shëndetshme ? Pyetje evidente që besoj të gjithë japin të njëjtën përgjigje – Jo McDo, Po sallatë dhe rroftë ushqimi i mirë. Përgjigjet e duhura automatike veç e përditshmja mendoj na imponon zgjedhje më të larmishme apo të shijshme ! Për ata që e mbajnë mënd, një nga restorantet e para në Tiranë dhe të para në formë fast-food, ka qënë ish Kafe Flora (uaaaaaaaaa – kujtim nga antikiteti ky i fundit). Lokali në fjalë i ngjante nje McDo por... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:15 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
03 septembre 2008

Pejsazh urban

duhet te keme vene tashme nje fotografi te ngjashme veç me fasinon kjo pamje. Dikur kam pasur nje biçiklete ne atdhe veç nuk e kisha menduar ta lidhja  kaq shume dhe fati me ndihmoi te mos ta merrte ndonje i panjohur. Ketu ideja e nje biçiklete po me streson!
Posté par tetena à 22:59 - - Commentaires [6] - Permalien [#]