02 septembre 2008

A po lënë francezët shkollën pas dore ?

Sot ishte një shtatori. Nuk kam ngataruar datën por po them që është fillimi i shkollës i cili ndryshon çdo vit me vendim qeverie. Sepse fillova të shkruaj, u interesova dhe gjeta arsyet pse se edhe vitin e kaluar kisha te njejtin "problem". Pas një leximi të shpejtë, ersyeja kryesore është që Franca është e ndarë në tre zona për pëshimet shkollore (1,5 javë në tetor – nëntor, 2 javë për vitin e ri, dy javë në shkurt – mars, dy javë në prill – maj dhe 2 muaj në verë). Ndarja në zona bëhet që njerzit të mos ikin të gjithë... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:13 - - Commentaires [8] - Permalien [#]

01 septembre 2008

Liber - Pushimet e nje francezi ne Shqiperi.

Zbulova këtë librin i cili flet për Shqipërinë. Nuk e kam lexuar akoma dhe informacionet e mëposhtme i mblodha nëpër sita të ndryshme që prezantojnë autorin dhe veprën e tij. Autori përdor humorin sidomos vetëironizimin e personazheve apo shoqërisë oksidentale. Përmbajtja: Libri me titullin « Pushime në një vënd të humbur, ka për hero një grafist I specializuar në krijimet e amballazheve për produkte ushqimore. I pakënaqur nga puna e tij, prodhimet ushqimore janë plot me produkte kimike apo toksike, vendos së bashku me një... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:41 - - Commentaires [10] - Permalien [#]
Tags :
29 août 2008

Nje adrese turistike

Kam kaq kohe qe nuk kam folur per nje restorant ne Paris megjithese nuk eshte se keta te fundit mungojne. Mendoj qe eshte e veshtire te rekomandosh nje restorant se kur vjen puna tek e ngrena, secili ka shijet apo preferencat e veta. Veç nje adrese e tille  eshte nje vend konsumimi ushqimor, por sidomos nje vend historik. Kur je brenda te duket vetja si ne nje epoke tjeter, pret te te shfaqen personazhe filmash te fillimit te shekullit te kaluar. Normale, jemi ne nje restorant - stacioni treni inaguruar ne vitin 1900 (ne te... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:30 - - Commentaires [5] - Permalien [#]
Tags : ,
28 août 2008

Pejsazh jasht qytetit.

Ne fakt kam vendosur te ve nje fotografi nje dite çdo jave. Pamjet, te marra nga une sigurisht, jane fotografuar sistematikisht per t'i vendosur ne blog. Pastaj duhet te gjej diçituren dhe kjo eshte me e veshtite. P.sh fotografia e mesiperme, ku pashe pamjen, i thashe vetes qe duhet t'ja tregoj nje bashkatdhetar. Pyetjes pse - mbase mund te me ndihmoni! 
Posté par tetena à 22:46 - Commentaires [4] - Permalien [#]
Tags :
27 août 2008

Shtypi serioz frances interviston Arta Dobroshin

Gjeta nje artikull ne gazeten prestigjoze LeMonde qe mund te interesoje frengjishtfolesit shqiptar. Artikulli eshte nje interviste e aktores shqiptare Arta Dobroshi. Me falni por ta perktheje kush te mundet, une nuk arrij dot nga njera ane dhe s'kam shume kohe ! Ne te njejten gazete on - line nje artikull edhe per filmin "La silence de Lorna" qe e beri te njohur Arten ne boten e kinemase nderkombetare.
Posté par tetena à 21:58 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
26 août 2008

Brad & Angelina - Si te motivojme natalitetin.

Franca prej shumë kohësh ndjek një politikë për nxitjen e lindjeve. Dihet që vendet oksidentale, meghithë një nivel jetese gjithmone në përmirësim kanë nivelin e lindjeve gjithmonë në ulje. Kjo alarmon politikanët të cilët janë të deturuar të ndërrmarin masa për të zbutur efektet e kësaj tendence. Pse është negative për vendet e indistrializuara niveli i,lindjeve i dobët ? Pasi janë brezat e rinj që duhet të punojnë për të siguruar të paktën pensionin e brezave që kënë lënë stafetën dhe gjithashtu të sigurojnë zhvillimin... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:58 - - Commentaires [12] - Permalien [#]
Tags : ,

25 août 2008

Një Libër gjatë pushimeve

Ne ishim familja Mulvaney (nuk e di si shqiptohet në shqip !) të Joyce Carol OATES. Permbajtja nga botuesi: Familja Mulvaney është një familje ideale e përbërë nga babai Michael, që punon në firmën e tij, katër fëmijë, Michael Junior, Patrick, Marianne et Judd (personi që tregon historinë) dhe së fundi mamaja, Corinne, dinamike, e fortë, gjithmonë entuziaste dhe sidomos me një besim të patundur tek perëndia. Kjo atmosferë e mrekullueshme familjare do të marr fund një ditë dimri të vitit 1976. Gjatë një mbrëmjeje festive,... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:20 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
22 août 2008

Mbase vitin tjeter - destinacion ne mode

Pas kerkimesh te gjata dhe te lodhshme (gjithmone google), gjeta kete site qe organizon udhetime turistiko/fizike ne Shqiperi. Site ne frengjisht dhe qe thekson si avantazh ne udhetimet qe shet,  natyren e atdheut, mungesen e turmave te turisteve dhe kontakti me njerzit.  Gjithmone ne frengjisht, nje blog ku nje nga autoret tregon udhetimin e fundit 2 javorsh te tij ne Shqiperi. Artikujt (dy per momentin) jane vertet pozitiv dhe te shoqeruara me fotografi interesante.
Posté par tetena à 20:31 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
Tags :
21 août 2008

Deti mesdhetar dhe surprizat e tij.

Më kujtohet me nostalgji plazhi i Durrsit, sidomos ai i fëmijërisë sime. Ç’lidhje ka plazhi i Durresit me bidonin tek fotografia ? Kujt i mbahet mënd që sistematikisht, pas një dite me shi në plazh, thashethemi i të nesërmen ishte gjithmonë çfarë mund të ketë nxjerrë deti në breg. Kishte gjithmonë një që njifte një tjetër që i kishte treguar si një mik i këtij të fundit kishte gjetur thesare pas një stuhie sidomos andej mbrapa Apollonisë . (Vendi im i preferuar për guacka dhe të asnjë zbulimi tjetër). E keqja (apo e... [Lire la suite]
Posté par tetena à 20:31 - Commentaires [11] - Permalien [#]
20 août 2008

Pra e kisha me Korsikën

Për ata që nuk e dinë apo e kanë harruar, filmi frances « Gjenerali i ushtrisë së Vdekur » është xhiruar në Korsikë. Edhe do të thoni ju. Edhe nëse ka një vënd që më kujton më shumë atdheun, është ky ishull mesdhetar (fotot). Ka plazhe ku të duket vetja si në Durrës apo në Himarë, të tjera ku deti është më i qetë apo fryn më shumë erë por gjithmonë i njëti pejsazh nostalgjik. Malet janë gjithmonë aty, jo vetëm shumë afër bregdetit por edhe kur duhet të shkosh nga një qytet në tjetrin nuk eviton dot rrugët e koklavitura që ngjisin apo... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:48 - - Commentaires [4] - Permalien [#]