19 août 2008

Disa fotografi pas nje seleksionimi te veshtire dhe se di sa efikas !

                    
Posté par tetena à 22:02 - - Commentaires [6] - Permalien [#]
Tags :

18 août 2008

Kthimi i veshtire ne realitet

Disa nga arsyet e abandonimit të këtij blogu të dashur. Na fakt asnjë, ka më shumë shpjegim për të dhënë në arsyet e ca pushimeve të vërteta dhe të paharrueshme. Po mundohem të bëjnë një listë të shkurtër mbi faktorët e suksesit të pushimeve. Theksoj me modesti, sigurisht, që lista është vetëm imja, sigurisht, dhe kush do mund t’i nënshtrohet të njëjtës detyrë shtëpie, sigurisht – pra cilat janë karakteristikat e një leje të arrirë. koha është e mirë, pas shi, me diell i shoqëruar me pak erë për freskim. – duket... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:22 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
21 juillet 2008

Leja

Pra blogu ka marre pesembedhjeteshin.
Posté par tetena à 16:17 - - Commentaires [5] - Permalien [#]
18 juillet 2008

Parisi i kontrasteve

Kete fotografine e kam bere ne nje rruge ne qender te Parisit - qender ne kuptimine metrose dhe RER (nje metro/tren) me i shpejte se ajo qe quhet metro. Vendi eshte shume popullor sidomos me njerzit qe vijne nga rrethinat e Parisit apo turistat dhe gjen çdolloj dyqanei. Pra ketu, i pari afron aktivitete seksuale, i dyti mobilje dhe i treti veshje!
Posté par tetena à 23:56 - - Commentaires [9] - Permalien [#]
17 juillet 2008

Darien - Vrasesi i qymyrit

U bënë kohë që kam zbuluar këtë librin të botuar vetëm në internet nga një autor i ri shqiptar. Libri është vepra e tij e pare. Lloji është një anketë policore në ditët e sotme në Tiranë. Personazhi kryesor është një hetues privat/ ish hetues policor dhe ortaku i tij, një avokat i shkolluar në një vend perëndimor. Nuk dua të flasë shumë për përmbajtjen se sigurisht do të spiunoja intrigën. Ndërtimi i librit është klasik për një roman policor por këtu qëndron edhe arritja e autorit. Personazhi kryesor është hetuesi dhe ngjarja... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:55 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
16 juillet 2008

(Ku) Do do ikësh me pushime ?

Fjali pa ndonjë kuptim të thellë në shqip për mendimin tim veç mu desh ta përdorja duke precizuar pushim versus udhëtim sot në punë dhe thashë të bëja ca komente. Ne në përgjithësi kur pyesim një koleg/shok/të njohur apo të saponjohur mbi pushimet e tij, në mënyrë direkte dhe pa ekuivok pyesim ku do shkoj për pushime. Pra në shqip pyesim – Kur do ikësh me pushime ? Përgjigja është – nisem filan datë në filan vënd. Nese dikush të thotë vetëm datën, automatikisht në mëndje thua « çar tangërlliksi ! » Në frëngjisht,... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:46 - - Commentaires [11] - Permalien [#]

15 juillet 2008

Madam apo madama e Zotnisë

Debat pa kuptim dhe duket anakronik në syte e mi veç fsheh një realitet të rrënjosur në Francë. Më qartë. Po e përsëris edhe për vedin se më duket nga pak absurde në vendin e lirive. Në kohët e lashta në Francë (akoma sot) kur një vashë martohet, jo vetëm merr mbiemrin e burrit (deri këtu e njohim çështjen) por ka akoma zyra ku ajo humbet edhe emrin. P.sh akoma sot në çeqet apo letrat e disa bankave vihet Zonja dhe Zotëria . Kjo ka të bëjë vetëm me traditat se në realitetin e ligjeve sot nuk e humbet mbiemrin (e kam me... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:50 - - Commentaires [5] - Permalien [#]
14 juillet 2008

Festa Kombetare Franceze

Pamja eshte nje fotografi pejsazhi sigurisht nga France meqe eshte festa. Ketu festa festohet me nje parade ushtarake ndaj se ciles bej nje çik alergji ndaj pamja nga natyra me duket me e goditur. Tradita ketu nuk njeh flamuj ne dritare. Flamuri del nga pak per sportin (Para ca ditesh festuam dhjetvjetorin bile), nderkohe qe sot mezi pashe nje ne nje lagje te parisit ku po brridhnim per kot.
Posté par tetena à 22:49 - - Commentaires [1] - Permalien [#]
11 juillet 2008

Apartament ne Paris

Nese do me pyesnin cila eshte shtepia qe do me pelqente me shume, kjo fotografi eshte pergjigja. Per me shume sqarime, ky eshte nje apartament ne nje pallat nga ata te panumertit ne Paris te ndertuar ne shekullin e kaluar dhe qe bejne qe ky qytet te duket kaq harmonik dhe shik. Apartamentet jane me parket qe ben pak zhurme nen hapa, dyert jane me xhama te ndare ne katrore te vegjel. Tavani me moulure [mulyre] qe eshte nje dokerim ne reliev. Mund te jete diskret (qe me pelqen) ose rokoko, qe te mbyt dekorin. Ky nuk eshte per... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:55 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
10 juillet 2008

Fiqte dhe vapa

Lezova tek peshku qe bente shume vape dhe mu kujtua kjo foografia. Pra nje arke e stermadhe me fiq. Fiqte e rregulluar me dashur. Vene ne rradhe dhe çdo rradhe e ndare me nje fije te holle sfungjeri qe frutat te marrin fryme pa u prekur. ç'lidhje kane keta fiq me vapen dhe sidomos me vapen ne Shqiperi? Me sakte eshte mungesa e vapes ketu eshte lidhja. Keto fruta kaq te bukura, nuk kane asnje shije. Mbajne pak ere fiku ose eshte kujtesa ime qe me bene nje loje. Bie ne çark çdo vere se i shikoj kaq te bukura, me kujtohen ato ne... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:42 - - Commentaires [4] - Permalien [#]