24 juin 2008

Komshinjtë

Më besoni apo jo veç këtu nuk njoh akom koshijtë, njohje në kuptimin shqiptarçe me kuç e me maç. Njoh fytyrat, e sigurt se nuk ka ndryshime të mbëdhaja nga lagja. Ju them pothuajse të gjithëve mirëdita/mirëmbrëma, mos më pyesni për emrat dhe as nuk e kam idenë nëse të moshuarit kanë fëmijë apo të rinjtë vellezër et/ose motra. Pallati/shtëpia ku jetoj, nuk ka më shumë se 7 apo 8 apartamente. Thuhet që njerzit janë diskretë këtu, që nuk i fusin hundët në punët e të tjerëve koshijve veç më duket pak e çuditshme. Se p.sh. kur mbaron... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:29 - - Commentaires [6] - Permalien [#]

23 juin 2008

Louvre ashtu si nuk e keni pare ndonjehere

Dhe qe e shikon çdo turist qe vjen per te vizituar muzeun e famshem. Ne fakt sidmos ne fundjave dhe veçanerisht te djelave, ky eshte spektakli i hyrjes ne muze. Edhe galerite e shumta dhe sallat e panumerta jane te mbushura plot.
Posté par tetena à 22:02 - - Commentaires [6] - Permalien [#]
22 juin 2008

Festa e muzikes 2008

Festa e muzikes dje.  Festa e muzikes fillon ne mbremje ne Paris. Eshte Parisi vendi i vertete i festes me nje program me nuk e di sa artista ne çdo cep te rruges. Edhe kete vit nuk pata mundesi te bredhja rrugeve te kryeqytetit veç festa eshte per te gjithe ndaj munda ta ndiqja pak ne lagjen time. Nje nga avantazhet e festes eshte qe kuzhdo mund te jap nje koncert. Avantazh dhe desavantazh, gjykojeni vete. Ky ishte nje grup te rinjsh qe nuk dukeshin dhe aq keq.
Posté par tetena à 18:50 - - Commentaires [3] - Permalien [#]
20 juin 2008

Nje artist ne rruge

dhe eshte nje artist i vertete i rruges. Na tregonite, ishte femiju qe bente pyetjet, qe instrumenti quhet organoja e te varferve. Po te shikoni me vemendje makina lexon nje karton dhe leximi realizohet me manivelen qe rrotullon artisti. E quaj artist se shoqeronte muziken me zerin e tij.
Posté par tetena à 22:52 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
19 juin 2008

Shqiptare kudo ne boto - VOTONI

Mu duk nje inisjative per tu percjelle/konsultuar/ndare ketu. Gjithmone kam menduar qe mund te shkoja te votoja nese doja. Sigurisht duke menduar thelle, duhet te jesh regjistruar ne nje liste. Kush i ben listat ? Por me sa duket nuk ekzistojne. Pra nenshkroni peticionin dhe me thoni nese mund te votojme ketej nga anet tona apo ne shtete te tjera .
Posté par tetena à 22:41 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
18 juin 2008

Zgjidhja e situatave jetike

çfare te shkruaj dhe çfare te fsheh. Ideja eshte qe kush kalon ketej, te gjeje se çfare eshte objekti ne fotografi, ose perdorimi i tij. Zmadhimi eshte i mundur duke klikuar tek fotografia. Dhe dua te flase shume per kete fotografi. Pjesa ne qelq, eshte e destinuar te me ndihmoje ne zbukurimin e shtepise me lule te fresketa. Objektin tjeter, pa mburrje, pa genjeshtra dhe duke folur seriozisht, e kam blere ne vendin e vetem aziatik qe kam vizituar ne jeten time. Kur e gjeta ne rajonin e tij ne dyqan, u hodha menjehere per ta... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:25 - - Commentaires [12] - Permalien [#]

17 juin 2008

Konference mbi muziken tradicionale

Shoqata ALBANIAKa kënaqësinë t’ju ftoj në një takim me Marie-Barbara Le Gonidec Etnologe në Muzeun et artit dhe traditave popullore në ParisAjo do të trajtojë temënMuzika tradicionale në Ballkandhe veçanërisht për instrumentin « gajde » Amelie PetiteauNë përgatitje të doctoraturës së saj në etnomuzikëdo ndaj me pjesmarrësit eksperiencën e saj nga Shqipëria mbi këtë temë. Mbrëmja është e shoqëruar me projektim fotografish dhe ilustruar me muzikë. Më 19 Qershor 2008 në orën 18 :30 93, rue Saint-Dominique 75007... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:44 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
16 juin 2008

Sot matura.

Dhe e kam fjalën për të njëjtën gjë që mendoni. Sot fillojnë provimet e maturës. Provimet zgjasin pothuajse një javë dhe përgjigjet jepen në fillim të korrikut. Pse po flas për maturën? kujtimet e dikurshme ? malli për provime ? as njëra as tjetrë por fakti që ky është lajmi më i rëndësishëm sot në Francë. Çdo gazetë, kanal televiziv apo emision radioje ka në gojë sot këtë provim. Në fillimet e mia këtu më dukej pak infantile gjithë kjo zhurmë. Jo se e quaja të parëndësishme apo të panjohur nga ana ime, besoj të gjithë... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:35 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
13 juin 2008

Akoma kujtime nga femijeria

Per te vazhduar me te njejten teme apo muhabet se nuk jemi duke tematizuar ketu se perndryshe na morri lumi, po shkruaj sot per nje zbulim timin te fundit (nuk jam vetem se pashe nje agjent tjeter neper ato mehalla). Behet fjale per nje blog me vjersha, tregime, gjeagjeze etj, etj qe i referohen femijerise. Nuk mund te flase te kujt brezi se nuk e kam pyetur autoren veç per mua bejne me shume pjese tek traditat ne pergjithesi dhe qe kalohen nga nje brez ne tjetrin. Pra per te gjithe, sidomos ne nga jasht shtetit, ja nje blog shume... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:10 - - Commentaires [7] - Permalien [#]
12 juin 2008

Aventurat e Çipolinos

Më në fund me ndihmën e shoqërisë blogostanike (kush gjen nje shprehje tjeter te flas sot ose ta qepi per gjithmone), gjeta autorin e librit, italianin Kërkimet mbi autorin më dhanë plot libra në shqip veç nuk gjeja qepujkën. Më në fund identifikova titullin që ashtë më shumë kjo perimja por nuk gjeja librin vetë. Kërkova gjithë sitat libra botuese-shitëse dhe hiç, azgjë. Më në fund u drejtova tek një sitë ku njerzit shesin në direkt (nuk është ebay) dhe më në fund e gjeta. Libri daton në vitet ’57 dhe është botimi i... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:33 - - Commentaires [13] - Permalien [#]