29 mai 2008

Gojët e liga flasin – Krëte gjithmonë

Jemi apo jo shqiptarë dhe vdesim të kritikojmë të tjerët ! (ju siguroj që edhe francezët vdesin fare për thashetheme dhe sidomos ato me helm të hidhur) Pra dy fotografi. Një tokë që prêt të zotin dhe siç mund ta shikoni ka gjetur përdorim tjetër – do më thoni që janë turistat që kanë hedhur plerat. Mbase. Mbase keni të drejtë veç me sa duket nuk ka njëri për t’i pastruar Ky ishte hoteli im. Sigla e tij me folenë zogu. Do më thoni që qënkan njerëz të dashur me natyrën këta pronarët ! Kujt ja thoni këto francezes apo... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:50 - Commentaires [6] - Permalien [#]

28 mai 2008

Shqiptarja nga Shqipëria e dikurshme.

Me dhimbje por duhet ta pohoj që ky udhëtim më bëri goxha nostalgjike. Bera gropa pa fund në breg të detit duke gjetur ujë ! – I kam thojntë për ibret por s’ka kënaqësi pa sakrifica! Bëra një kala me rërën e lagur në breg të detit me materialin e sipermendur– tentova se nuk kemi më nerva. Si bënim kalanë më të madhe të bregut në ato kohra ? U zgërlaqa në rërë si në kohët e lashta të mungesës së peshqirave të plazhit apo tranzateve – rëra ishte si shpirt, tamam si në Durrës. Nuk flas për rërën e pashqitshme më vonë port ë... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:30 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
27 mai 2008

Eksperinca ime shqiptaro greke

Mendova që duke shkuar në Greqi do të ndeshja plot bashkatdhetar. Fola vetëm një herë shqip ! Nuk mund të them që ka më pak shqiptar se ndesha rrugëve në një nga qytet më turistike veç nuk munda t’ju drejtohesha pa arsye ! E zonja e barit ku hëngrëm ca herë më pyeti nga vija dhe kur i thashë që jam shqiptare, më tregoi që strehote dy shqiptar me qira në shtëpinë e saj. Në hotelin ku strehohesha, shërbimi në restorant dhe bar sigurohej nga një grup rumunësh (flisnin mes tyre në rumanisht) të rinj dhe jo shumë professional. Pata... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:27 - - Commentaires [7] - Permalien [#]
26 mai 2008

Pushimet e diellshme ne Kretë

Pra siç premtova do mundohem te shkruaj n ditet qe vijne përshtypjet nga vizita ime e parë dhe shpresoj jo e fundit në Greqi. Kur them Greqi mbase e ekzagjeroj pak sepse vizitova vetëm një nga ishujt e këtij shteti dhe për më shumë një ishull ku influencat historike janë të shumllojshme (venicianë, otomanë, ex-komunisto lindore …). Përshtypjet do grupohen (mendoj) nga këndvështrimi francez, shqiptar, emigranti … (mund te më kërkoni këndvështrime të tjera !) Më e rëndësishmja për t’u theksuar është që Kreta është një ishull... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:48 - - Commentaires [3] - Permalien [#]
25 mai 2008

Arta Dobroshi ne Cannes

çmimet u ndane me ne fund ne festivalin kaq te komentuar dhe vleresuar te Canne-s dhe filmi belg me artsten shqiptare Arta Dobroshi fitoi ate per skenarin me te mire. Filmi trajton temen e emigrimit. Pyetja e shktruar eshte 'deri ku mund te shkoje dikush per te realizuar nje enderr te thjeshte ne kete bote te madhe' ? Pergjigja nuk eshte e thjeshte dhe autoret vleresohen per trajtimin realist te realitetit. Filmi eshte i vleresuar edhe per lojen e personazhit kryesor, aktores Arta Dobroshi. E njohur ne boten shqiptare nga... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:06 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
24 mai 2008

Nje artikull nga Fatos Kongoli

Per te rifilluar blogun pas nje jave pushim intensiv (!) ja nja artikull nga Fatos Kongoli i botuar ne gazeten me te rendesishme franceze dje. (artikulli eshte vetem ne frengjisht). Mbas nje leximi te siperfaqshem te blogistanit e gjeta artikullin e perkthyer.
Posté par tetena à 21:31 - - Commentaires [2] - Permalien [#]

15 mai 2008

Te reja teknologjike

Para ca kohesh lexova diku mbi celularin e se ardhmes (ne kuptimin fantastiko shkencor, se ardhmes ne te ardhmen) dhe mendova te hidhja nje llaf tek blogu se me pelqeu goxha, veç nuk me dukej qe shkonte me lloqet e mia te perditshme ! Sot, ne lajmet automatike qe me dergon me dashuri google mbi Shqiperine, zbuloj (artikulli eshte vetem ne frengjisht na falni), nje nga telefonat e fundit te firmes Samsung gjendet per momentin vetem ne Finlande, Shqiperi dhe Itali dhe ne vedet e tjera te Europes nga fundi i vitit !
Posté par tetena à 23:01 - - Commentaires [5] - Permalien [#]
14 mai 2008

Shi nostalgjik

Sot eshte nje dite ku per mua vendi qe jetoj me beri vertet te mendoja per atdheut. Po bie shi. Ka pothuajse dhjete dite qe po ben kohe e bukur dhe sot papritur kur dal nga zyra, binte shi me gjyma. Shi normal me nje fjale. Theksoj pjesen me 'shi normal' se megjithese mund te kem thene ndonje dite tjeter qe koha ketu eshte shpesh gri dhe bie shi, ky i fundit nuk eshte shi por si nje bryme e holle qe lag pa lagur dhe qe nuk me motivon per nje çader. Eshte e vertete qe çadrat po behen gjithmone e me te vogla veç kjo nuk... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:44 - - Commentaires [6] - Permalien [#]
13 mai 2008

Ndihme, ndihme - per motive te dobta

Po pergatis nje udhetim turistik ne Krete. Pergatis thashe ? Konkretisht do te thote.- po mundohem te mendoj te bej valixhen qe me pret me gryken e hapur ne korridor prej dy ditesh, (me detyrim kjo).- duhet te shkoj tek agjensia e udhetimit per biletat (me detyrim e percaktim kjo se s'ka ku shkoj).- ... nuk me vjen ne mendje, nuk duhet te jete e rendesishme (pa detyrim dhe percaktim) mbase jo duhet te mendohem me thelle! E gjitha kjo per te kerkuar ndihme nga bashkatdhetaret qe jetojne ne kete ishull per adresa, aktivitete apo... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:51 - - Commentaires [6] - Permalien [#]
12 mai 2008

Gjelberim minute

Kete fotografine e kam marre para shume kohesh gjate parapregatitjeve te nje aktiviteti sportiv ne France. Ne sheshin e bashkise se Parisit po instalojne nje Ekran gjigant dhe per gejberim, nje siperfaqe fallso ! Rezultatin nuk po e ve ketu dhe nga larg nuk ngjante keq veç me vinte çudi ky efekt gjelberimi qytetas mbeshtetur vetem ne anen vizuale.
Posté par tetena à 22:27 - - Commentaires [3] - Permalien [#]