12 septembre 2007

Parisi modern

Kjo farmaci quhet "Farmacia moderne e Parisit" dhe ndodhet ne nje lagje relativisht te vjeter te tij. Per me shume, mes nesh, ajo nuk ka azgje te moderne dhe duket qarte nga fotografite e paguximshme te mijat. Me vjen gjithmone rende te shqetesoj njerzit per te bere fotografi Nuk mundja te mos ju tregoja kete fotografi moderne te nje te shkuar moderne qe ngelet kaq terheqese me vjeterimin gjithmon modern (ka nje rrikthim te ketij stili ne Paris). 
Posté par tetena à 12:34 - - Commentaires [3] - Permalien [#]

19 août 2007

Plazhi ne Paris ishte ky

                        dhe sot ishte dita e fundit
Posté par tetena à 22:22 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
25 juillet 2007

Le të riflasim për Parisin

Tour Saint Jacques [sant zhak] është pjesa që ngelet e një kishe të ndërtuar rreth vitit 1500 dhe që ka mbijetuar rreth vitit 1780. Nuk ka një histori të veçantë veç gjendet në mes të Parisit, place de châtelet, dhe që ishte e fshehur që prej nja tetë vjetësh për ta restauruar. Me rastin e zhveshjes së kësaj vepre po vesh blogun ndryshe dhe po ju paraqes një foto më nga afër. Ne fakt kulla gjendet në mes të një lulishteje të vogël e rrethuar me rrugë të bllokuara me një lum makinash. Zhurma e makinave është aq e fortë, dyqanet... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:54 - - Commentaires [8] - Permalien [#]
19 juillet 2007

Ja dhe fundi i lulishtes

Fillimi ishte ketu
Posté par tetena à 22:21 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
13 juillet 2007

Plazhi në Paris

Vjet fotografova fundin, sivjet fillimin dhe mes të dyjave, mbase vitin tjeter ?!
Posté par tetena à 21:51 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
12 juillet 2007

Këndvështrime turistike

Posté par tetena à 22:03 - - Commentaires [2] - Permalien [#]

08 juillet 2007

Ju siguroj qe eshte nje fotografi nga Parisi

marre me 13/3/2007
Posté par tetena à 22:22 - - Commentaires [9] - Permalien [#]
05 juillet 2007

Parisi në këto ditë vere

Dhe megjithate ngelet i bukur
Posté par tetena à 12:46 - - Commentaires [15] - Permalien [#]
26 juin 2007

Parisi dhe rrethinat 2

Unë them që Franca është një vend socialist veç duhet të sqaroj që bëhet fjalë për një vënd kapitalist shumë social pra në fund të fundit kapitalist. Kjo do të thotë që ka njerëz të pasur dhe shumë të pasur ashtu si ka njerëz të varfër dhe shumë të varfër. Njerzit e pasur blejnë shtëpi aty ku dëshirojnë dhe të varfrit aty ku kanë mundësi ose aty ku qeveria ju jep nëse janë vërtet shumë të varfër. Sistemi bën që njerzit e pasur të përqëndrohen në zona të caktuara dhe sa më shumë polarizohet shoqëria, aq më shumë dhe diferencat mes... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:38 - - Commentaires [6] - Permalien [#]
25 juin 2007

Parisi dhe rrethinat

Për të gjithë njerzit që nuk jetojnë në Paris, banoj në Paris. Për ata që baojnë në Paris, nuk banoj në Paris por në rrethinat e Parisit ose siç e keni dëgjuar para ca kohësh në lajmet e nxehta nga Franca, në Banlieue[bonlië]. Duket kontradiktore veç për ta qartësuar po bëj një krahasim me atdheun. Për dikë që banon në Vlorë p.sh. dikush që banon në Tiranë apo tek kombinati, është një « tirons », për dikë që banon p.sh. mbrapa muzeut në Tiranë, personi që banon tek kombinati është « kombinats ». Dhe duhet të theksoj që të gjitha... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:29 - - Commentaires [5] - Permalien [#]