Parisi nje dashuri pa fund

Do të më pëlqente te pija nje kafe me miqte e mi çdo ditë dhe të ndanim bashkë lajme serioze po aq sa dhe budallalleqe

03 septembre 2008

Pejsazh urban

P1050724

duhet te keme vene tashme nje fotografi te ngjashme veç me fasinon kjo pamje. Dikur kam pasur nje biçiklete ne atdhe veç nuk e kisha menduar ta lidhja  kaq shume dhe fati me ndihmoi te mos ta merrte ndonje i panjohur. Ketu ideja e nje biçiklete po me streson!

Posté par tetena à 22:59 - Parisi, jo gjithmonë i bukur - Commentaires [6] - Permalien [#]


23 juin 2008

Louvre ashtu si nuk e keni pare ndonjehere

IMAGE_002

Dhe qe e shikon çdo turist qe vjen per te vizituar muzeun e famshem. Ne fakt sidmos ne fundjave dhe veçanerisht te djelave, ky eshte spektakli i hyrjes ne muze. Edhe galerite e shumta dhe sallat e panumerta jane te mbushura plot.

Posté par tetena à 22:02 - Parisi, jo gjithmonë i bukur - Commentaires [6] - Permalien [#]

21 avril 2008

Dhe jemi gjithmone ne Paris

20080110_017

ose me sakte ne limitin e tij. Kjo eshte unaza e pare e Parisit

Posté par tetena à 22:33 - Parisi, jo gjithmonë i bukur - Commentaires [5] - Permalien [#]

30 janvier 2008

Sheshi i festave.

20071215_002

Quhet ky sheshi ku nuk kam degjuar te zhvillohen festa te degjuara. Jemi gjithmone ne Paris dhe keto dite ben vetem gri.

Posté par tetena à 23:06 - Parisi, jo gjithmonë i bukur - Commentaires [4] - Permalien [#]

16 janvier 2008

Bleta - aty ku nuk e pret.

20071209_128Parisi, një qytet shik me ndërtesa të vjetra e të mbajtura mirë. Arkitekturë karakteristike etj etj. Jam shumë dakort me atë që shkruaj dhe nuk ka asnjë pikë ironie. Doja vetëm të justifikoja xhestin tim impulsiv për t’i bërë një fotografi këtij cepi. Për më shumë detaje klikoni mbi fotografinë dhe hop një shkelje syri për një bloguese që mu kujtua duke soditur këtë pamje ngë Paris !

Posté par tetena à 23:46 - Parisi, jo gjithmonë i bukur - Commentaires [6] - Permalien [#]

05 novembre 2007

Në një qoshe në Paris

20071018_007

Më pëlqejnë këto Tag-e që mua më duken që zbukurojnë më shumë se sa prishin këto fasada ndërtesash të harruara.

Posté par tetena à 22:22 - Parisi, jo gjithmonë i bukur - Commentaires [11] - Permalien [#]

18 octobre 2007

Kthimi ishte keshtu

20071018_183

20071018_177

Nuk flas me per kete çeshtje se ne fakt thuhet qe vetem sa ka filluar stina e ngrohte e grevave ketej nga anet tona.

Posté par tetena à 22:44 - Parisi, jo gjithmonë i bukur - Commentaires [14] - Permalien [#]

15 septembre 2007

Vizite arkitekturore

Tema e djeshme ngelet sigurisht eshte shume e rendesishme dhe shpresoj te interesoheni me shume se sa per keto fotografi te cilat i vura se nuk mund te mos flisja per diçka me te lehte ne kete fundjave te djellte.

20070907_151

20070907_154

Kjo ndertese me çuditi kur e pashe me vemendje. Ne fakt ndodhet ne Paris ne nje kryqezim te njohur veç jam e sigurt qe dhe ata qe e njohin mire qytetin nuk besojne jo vetem qe fotografia eshte marre ne Paris por qe dhe sigurisht e njohin ndertesen. Kur ju them qe Parisi nuk eshte gjithmone i bukur !

Posté par tetena à 23:24 - Parisi, jo gjithmonë i bukur - Commentaires [11] - Permalien [#]

29 août 2007

Hallet nga Parisi

20061217_001

Sigurisht jo të gjithë mendojnë që Parisi është një dashuri pa fund. Një qytet kaq të madh ose e shikon me dashuri edhe kur treni vjen me vonesë, kur zhurma e trafikut është e pasuportueshme, kur rradhat në kohën e drekës për një sanduiç janë të pafundme, kur me barkun tek goja nuk të lëshon njëri vendin, kur kur ose.

Ose ja një blog që quhet « Fucking Paris » dhe që trajton krysisht problemet në Metro sidomos gjatë orëve të vajtjes apo të ardhjes nga puna. Ky blog, me kontribut nga disa persona, është aq kritik ndaj nërrmarjes shtetërore të transporteve që kjo e fundit një moment bile e ndaloi blogun. Këto kohë po punoj edhe unë në Défense që është qëndra e biznesit më e madhe në Paris dhe ju siguroj fotografitë, vepra ime , apo ky blog janë e përditshmja. Nejse rikthehem në qënder të Parisit së shpejti.

20061217_002

Posté par tetena à 20:34 - Parisi, jo gjithmonë i bukur - Commentaires [7] - Permalien [#]

22 juin 2007

Klima, pjesa më e vështirë në procesin e adaptimit

20070622_056Nuk e di nëse jam nën influencën e komenteve të fundit në këtë blog apo autosugjestionohem vetë me temën e fundit të hapur nga unë veç do shaj një çik Parisin. Më saktë klimën në këtë qytet që mes nesh ngelet gjithmonë i bukur. Mora vesh që në atdhe temperaturat po rriten, rriten. Bën ngrohte, ngrohte, vapë, nxehtë. Këtu, temperat bien bien. Sa do të thoni ju, 25 grade , 20 , jo po bën vërtet ftohtë, 17 grade sot. Njërzit kanë rifilluar të vishen me ngjyrat e dimrit, gri, kafe e plot të zezë. Une për të më dhën një çik kurajo, vura ca ngjyra dhe me këtë rast fitova tërheqje vëmëndje në këtë ambjen gri në qiell e mbi tokë.

Posté par tetena à 21:59 - Parisi, jo gjithmonë i bukur - Commentaires [13] - Permalien [#]
« Accueil  1  2   Page suivante »