29 août 2008

Nje adrese turistike

Kam kaq kohe qe nuk kam folur per nje restorant ne Paris megjithese nuk eshte se keta te fundit mungojne. Mendoj qe eshte e veshtire te rekomandosh nje restorant se kur vjen puna tek e ngrena, secili ka shijet apo preferencat e veta. Veç nje adrese e tille  eshte nje vend konsumimi ushqimor, por sidomos nje vend historik. Kur je brenda te duket vetja si ne nje epoke tjeter, pret te te shfaqen personazhe filmash te fillimit te shekullit te kaluar. Normale, jemi ne nje restorant - stacioni treni inaguruar ne vitin 1900 (ne te... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:30 - - Commentaires [5] - Permalien [#]
Tags : ,

25 avril 2008

Nje restorant ne Paris per miq e vendas

Ka akuza qe jam bere shume serioze, flas vetem per tema kulturore e te tjera thashetheme si keto. Mund te pergjigjesha qe jam apo jo ne vendin e kultures (ose qe ka namin !) por argumenti mund te provokoje kundra argumenta ndaj po mundohem te flase per gjera serioze. Pra nje adrese restoranti, per me shume qe e kam harruar pothuajse fare kete temen e blogut tim. Restorantin e kam testuar jo vetem nga vetja por edhe nga franceze dhe sidmos nga bashkatdhetare te ardhur nga atdheu apo nga kontinente te ndryshem. Cfare hahet do me... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:37 - - Commentaires [6] - Permalien [#]
22 janvier 2008

Pho Banh Cuon 14

Nuk duket shumë nga titulli por do flas për një restorant aziatik në Paris. Një adresë të mirë dhe të lirë ku hahet një supë me të brëndshme, e bollshme dhe pa shumë shpenzime. Dhe sidomos një vend ku e ndjen veten në një hapësirë aziatike dhe kjo nga komunikimi, efikasiteti dhe thjeshtësia e gjërave. Për ata që u trëmbën me të brëndshment, si puna ime herën e parë, supa me pamjen e një paçeje, pothuajse e vetmja pjatë e shërbyer, ekziston edhe në variantin pa të brëndshme dhe është po aq e mirë, krahasim i bërë nga... [Lire la suite]
Posté par tetena à 16:56 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
23 novembre 2007

Një restorant aziatik në Paris

Duke bredhur pak në blogun tim, ç'ti bësh edhe më ndodh të vetëadmirohem, konstatova që kam kohë pa folur për një restorant në Paris. Kësaj rradhe do të flas për një restorant aziatik. Azia është një kontinent në fakt dhe si i tillë restorantet dhe kuzhinat janë të larmishme veç i parë këtej nga Europa i mëposhtmi shërben vetem pjata vietnameze, laosjene dhe tajlandeze dhe nuk çudit njëri! Restoranti është një restorant i thjeshtë me mbulesa letre dhe me piceta të të njëjtit material por sinqerisht hahet shumë mirë. Nuk duhet te... [Lire la suite]
Posté par tetena à 20:54 - - Commentaires [3] - Permalien [#]
27 juin 2007

Shoping dhe kuzhinë

Sanduiçi në France është një gjysëm bagete, ajo buka karakteristike e gjatë në sqetullën e personazhit francez me beretën në koke që shfaqet në një kënd të një filmi amerikan që trajton temën e luftës së Dytë Botërore në Francë, e lyer me gjalp ose majoneze , dhe pastaj : djath i butë , jambon[zhambon] Ham në anglisht apo Prosciutto në Italisht camembert[kamomber], një djath shumë i njohur që vjen nga veriu i Frances dhe sigurisht që ka një erë karakeristike crudité [krudite]– perime, sallatë, karota, domate etj sipas... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:39 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
08 mai 2007

Ku mund te hamë në shqip në Paris

Parisi është një qytet i madh, me restorantet nga gjithë bota. Sigurisht që nuk i kam provuar të gjitha, e kisha fjalën për guzhinat e ndryshme jo për restorantet, çfarë ideje, por nuk kam gjetur nje restorant me kuzhinë shqiptare.  I vetmi vënd ku mund të hahet dhe te flitet nje shqipe e kuptueshme në përgjithësi është kjo crêperie [krepëri] në daljen e stacionit të RER Luxembourg. Krepat janë një ushqim karakteristikë në Francë sidomos në pjesën veri-perëndimore të vëndit që quhet Bretagne. Për të mos i rënë rrotull e... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:30 - - Commentaires [12] - Permalien [#]

25 mars 2007

Të djelën është Brunch

Nuk ka shumë kohë që moda e mëngjesit të vërtetë ka ardhur në Paris. Flas për atë që anglofonët e quajnë Brunch [branç] dhe që është një mëngjes – drekë  që zëvendëson të dyja këto vakte.  Në Francë ky lloj vakti hahet vetëm të djelën dhe sot pothujse të gjitha restorantet aplikojnë këtë formulë. Mëngjesi francez është i kompozuar vetëm me ëmbëlsira të shoqëruara me çaj ose kafe amerikane (quhet kafja që bëhet në shtëpi jo eksperso), dhe për muan një branç është një rast të ha një mëngjes të vërtetë si nga anët tona, me... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:52 - - Commentaires [6] - Permalien [#]
15 février 2007

Supë japoneze origjinale

Të gjithë, këto kohët e fundit flasin për kuzhinën japoneze. Dikush e përmendi këtu dhe një tjetër këtu. Një nga restorantet që këshilloj unë, para një kinemaje, ose mbas, ose në drekë kur nuk ke kohë ose për një turist të lodhur dhe jo me shumë të holla (edhe ata që kanë shumë, nuk ka kontroll në hyrje), është një restorant japonez por jo me sushi, ha ha tjetra për të ndryshuar një çik. Nje traditë e kuzhinës japoneze janë edhe supat. Në këtë mencë restorant është fantastike (megjithëse një çik me tym) te shikosh... [Lire la suite]
Posté par tetena à 20:15 - - Commentaires [18] - Permalien [#]
18 octobre 2006

Një sanduiç

Për të ngrënë një sanduiç të mirë në Paris është po aq e vështirë, në mos më shumë, se sa të gjesh një restorant të mirë. Dyqanet « Paul » propozojnë sanduiçe të mira dhe relativisht jo shumë të shtrenjta. Formula e tyre « 1sanduiç + 1 ëmbëlsirë + 1 pije freskuese” është e plotë dhe me cilësi. Vetëm se Paul është një rrjet dyqanesh dhe duke pare numrin e tyre, prodhimet duhet të jenë te industrializuara. Atëhere hop një adresse e çmuar në qëndër të Parisit ku buka është shumë e mirë, sanduiçet po ashtu dhe ka plot gjëra te... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:50 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
06 octobre 2006

Restorant mishi në Paris

Një nga activitete e preferuara të parizianëve është vajta në restorant. Kërkesat për restorantet jane cilësia, çmimi, varieteti (guzhina nga bota). Duke konsideruar vetëm kërkesat e francezëve, ka plot restorante për tu prëvuar, po te shtohen këtu edhe restorantet për turistat, gjetja e një restoranti të mirë është vërtet shumë e veshtire. Kur miq që vijnë në Paris më thonë që guzhina franceze është koti, ju jap të drejtë, se po të futesh në restorantin e parë që shikon kur ke uri, është e sigurt që jo vetëm çmimet janë shumë larta,... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:24 - - Commentaires [2] - Permalien [#]