06 octobre 2008

Flitet për Shqipërinë nga shqiptarë në frëngjisht

Një artikull mbi Voskopojën në Courrier International. Nuk po përkthej artikullin që në vetvete është një përkthim nga shqipja të një artikulli botuar tek Shekulli nga Bardhyl Berberi . Kjo gazetë, për të cilën kam pas shkruar dikur,  jo vetëm është shumë e lexuar por artikulli është botuar ne rubrikën e dedikuar zonave turistike  të këshilluara. Pra po shkruaj jo vetëm se kishte njä artikull për Shqipërinë por sidomos që artikulli bën pjese në një numër artikujsh pozitiv që mund të japin shpresa për një turizëm më të... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:28 - - Commentaires [3] - Permalien [#]

02 octobre 2008

Kompleksi ZADEJA në Francë

Kompleksi ZADEJA nga Shqipëria Është ftuar në Festivalin e 17 të këngëve të shenjta Mesdhetare Mbahet nga 3 deri më 26 tetor 2008 në Marsejë Kompleksi ZADEJA do të japë tre koncerte : Më 3 tetor në Mandelieu la Napoule, Më 4 tetor në Roque d'Anthéron dhe Më 5 tetor në Marsejë. Për më shumë mund të kontaktoni Géraldine Pourrat ECUME - “Echanges Culturels en Méditerranée” 1 Place Gabriel Péri 13001 – Marseille FRANCE Tél : +33 (0)4 91 91 41 41 Fax: +33 (0) 4 91 91 40 40
Posté par tetena à 22:23 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
24 septembre 2008

Lajme nga/per atdheun

Thuhet qe kryeministri i Luxemburgut kryen nje vizite zyrtare neser, me 25 shtator ne Shqiperi. Ai do te jete i shoqeruar nga ministri i tij i shendetesise. Jane parashikuar takime me homologun e tij  shqiptar, me kryetaren e parlamentit dhe me Kryetarin e Bashkise se kryeqytetit. Pyetja qe i bej vetes dhe jam kurjoze - kush do perfitoje me shume kredi politike ne syte e popullit nga takimi me nje kryeminister perendimor, anetar i Komunitetit Europian !
Posté par tetena à 22:17 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
17 septembre 2008

Aktivitet per shqiptar ne Paris

Shoqata Albania Ka kënaqësine t’ju ftoj në një takim me Frédérique DUVERSIN Drejtorja e Qëndrës Kulturore të Kosovës në Paris Programi : "Vendi i kulturës në ndërtimin e shtetit të ri në Kosovë ". Cili mund të jetë roli i kulturës në në rivendosjen e kufijve dhe të integritetit teritorial ? A mund të jetë kultura një faktor paqeje e dialogu inter – kulturor mes komuniteteve ? Të mërkurën 23 shtator 2008 më 18H30 Adresa: Maison des associations du 7ème 93, rue Saint-Dominique 75007... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:30 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
Tags :
10 septembre 2008

Vizitorë të jashtëm në atdhe

Nuk e di ju por unë jam shumë kurioze të dëgjoj përshtypjet e njerzve pas një udhëtimi të parë në Shqipëri. Nuk mendoj se ka të bëjë me kureshtjen për të ditur ç’mendojnë të tjerët për ne në përgjithësi apo për qytetin tim në veçanti. Për mua është më shumë një përzjerje mes nostalgjisë dhe krahasimi i këndvështrimeve apo nje provim i kujteses sime. Përshtypjet e një shoqeje franceze që ka jetuar gjatë në Portugali, i shënova dhe po i ndaj këtu: Tirana, një qytet i kontrasteve, sidomos mes rrugës kaotike dhe apartamenteve... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:11 - - Commentaires [9] - Permalien [#]
01 septembre 2008

Liber - Pushimet e nje francezi ne Shqiperi.

Zbulova këtë librin i cili flet për Shqipërinë. Nuk e kam lexuar akoma dhe informacionet e mëposhtme i mblodha nëpër sita të ndryshme që prezantojnë autorin dhe veprën e tij. Autori përdor humorin sidomos vetëironizimin e personazheve apo shoqërisë oksidentale. Përmbajtja: Libri me titullin « Pushime në një vënd të humbur, ka për hero një grafist I specializuar në krijimet e amballazheve për produkte ushqimore. I pakënaqur nga puna e tij, prodhimet ushqimore janë plot me produkte kimike apo toksike, vendos së bashku me një... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:41 - - Commentaires [10] - Permalien [#]
Tags :

27 août 2008

Shtypi serioz frances interviston Arta Dobroshin

Gjeta nje artikull ne gazeten prestigjoze LeMonde qe mund te interesoje frengjishtfolesit shqiptar. Artikulli eshte nje interviste e aktores shqiptare Arta Dobroshi. Me falni por ta perktheje kush te mundet, une nuk arrij dot nga njera ane dhe s'kam shume kohe ! Ne te njejten gazete on - line nje artikull edhe per filmin "La silence de Lorna" qe e beri te njohur Arten ne boten e kinemase nderkombetare.
Posté par tetena à 21:58 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
22 août 2008

Mbase vitin tjeter - destinacion ne mode

Pas kerkimesh te gjata dhe te lodhshme (gjithmone google), gjeta kete site qe organizon udhetime turistiko/fizike ne Shqiperi. Site ne frengjisht dhe qe thekson si avantazh ne udhetimet qe shet,  natyren e atdheut, mungesen e turmave te turisteve dhe kontakti me njerzit.  Gjithmone ne frengjisht, nje blog ku nje nga autoret tregon udhetimin e fundit 2 javorsh te tij ne Shqiperi. Artikujt (dy per momentin) jane vertet pozitiv dhe te shoqeruara me fotografi interesante.
Posté par tetena à 20:31 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
Tags :
20 août 2008

Pra e kisha me Korsikën

Për ata që nuk e dinë apo e kanë harruar, filmi frances « Gjenerali i ushtrisë së Vdekur » është xhiruar në Korsikë. Edhe do të thoni ju. Edhe nëse ka një vënd që më kujton më shumë atdheun, është ky ishull mesdhetar (fotot). Ka plazhe ku të duket vetja si në Durrës apo në Himarë, të tjera ku deti është më i qetë apo fryn më shumë erë por gjithmonë i njëti pejsazh nostalgjik. Malet janë gjithmonë aty, jo vetëm shumë afër bregdetit por edhe kur duhet të shkosh nga një qytet në tjetrin nuk eviton dot rrugët e koklavitura që ngjisin apo... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:48 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
09 juillet 2008

Nje artikull ne frengjisht mbi Shqiperine

Sot, dikush me dergoi kete artikullin ne frengjisht ku flitet mbi Shqiperine sot. Me vjen keq qe nuk munda ta perkthej. Nese ka me te vullnetshem se une nuk do ishte keq ta dergonit tek Peshku. Doja te shtoja ca komente ne pergjithesi. Artikulli krahason Shqiperine sot me ate komuniste dhe padyshim levdon progresin demokratik. Shtohet gjithashtu qe ka nje permiresim ne situaten e pergjithshme te vendit pas nje periudhe te veshtire. Artikulli sigurisht levdon pushtetin e sotem dhe citon shpesh kryeministrin duke marre si pike... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:43 - - Commentaires [2] - Permalien [#]