07 septembre 2007

Ekspozita e maskave - Fotografitë

Nuk pata mundësi të shkoja në inagurim veç të paktën shkova per te bere ca fotografi nje dite tjeter. Per me thene te drejten shkova dy here se nuk e kisha lexuar shume mire atë që kisha shkruajtur dhe nuk e pashë që ishte e mbyllur ne drekë dhe hapej vetem rreth ores 15. Nejse, një shqiptare e simpatike më priti dhe më përcolli dhe më la të fotografoja maskat qe i shikoni më poshtë.
Posté par tetena à 22:05 - - Commentaires [5] - Permalien [#]

03 septembre 2007

Thirrje për pjesmarrje në një konferencë mbi Kadarenë

Qëndra shkencore në letërsi dhe poezi krahasuese përmbledh profesorë, kërkues dhe doktorë nga disiplina të ndryshme, francezë apo të huaj, që studiojnë letërsinë nën një këndvështrim krahasues në lidhje me epokën, kulturën etj. Kjo qëndër organizon një seminar mbi veprën e Kadaresë më 29 deri 31 Maj 2008. Qëllimi i kësaj note nuk është njoftimi mbi këtë seminar më shumë sesa një thirrje për të kontribuar në këtë konferencë, kontribim që duhet dorëzuar maksimumi deri më 15 tetor 2007, titulli i studimit dhe një përmbledhje e... [Lire la suite]
Posté par tetena à 20:34 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
28 août 2007

Letrat Internacionale

Kam ca kohë që dua të flas për këtë gazetë/revistë franceze. Gazeta me titullin që mund të përkthehej « Letrat Internacionale » botohet çdo javë dhe është një përmbledhje artikujsh nga shtypi ndërkombëtar mbi temat më të rëndësishme të trajtuara gjatë javës në Francë dhe sidomos në Botë. Artikujt janë të zgjedhur për të dhënë gjithshtu dhe këndvështrime të ndryshme për të njëjtën temë. Këndvështrimet mund të vijnë nga i njëjti shtet apo edhe nga shtete të ndryshme që ndajnë të njëjtin konflikt apo problem. Çdo javë një temë, zakonisht... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:05 - - Commentaires [3] - Permalien [#]
24 août 2007

Një karnavale me maska në Shqipëri – Shkodër, Historia dhe artizanët

Për herë të parë në Francë një ekspozitë me fotografi dhe maska që i dedikohen karnavaleve në Shkodër, ky qytet në Veri të Shqipërisë dhe historikisht, konçesion i republikës së Venecias Dëshmitar i një tradite me fillimet e tij në fillim të shekullit të XX, historia e kësaj karnavaleje pasqyron gjithashtu edhe episodet më të rëndësishme të historisë së këtij vendi : vullneti për pavarësi i Shqipërisë rreth viteve ‘30 lufta e ftohtë dhe përplasja e blloqeve në vitet ‘50 politizimi i karnaveles që do të sillte ndalimin e... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:25 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
03 août 2007

Ekspozitë e një artisteje Shqiptare në Paris

Gjeta sot në mesazhet e mia këtë lajmërim mbi hapjen e një ekspozite vetiake të piktores Afeida Meta në një Galeri në Paris. Kërkova një çik mbi artisten në internet dhe nuk gjeta gjë (në një forum vetëm përmëndej kjo ekspozitë). Kush kalon nga Parisi mbase na jep përshtypjet e tij. Unë jam me pushime akoma. Adresa e saktë (se nuk duket mirë nga fotografia) Galeria Christian Siret134/137 galerie de Valois75001 Paris Ekspozita mund të vizitohet deri më 14 gusht 2007.
Posté par tetena à 23:20 - - Commentaires [10] - Permalien [#]
28 mai 2007

Të rejat e fundit

Mbas një mungese të disa ditësh në blogosferë, po vij me dy lajme të reja për mua por mbase të vjetra për disa nga ju. Bëra një xhiro të shpejtë dhe nuk gjeta gjë në blogje për të thënë të vërtetën. Lajmi i parë është festivali i filmit i quajtur “Ditë të filmit Shqiptar në Athinë” dhe që mbahet në këto momente – 24 deri më 30 Maj në Athinë. Festivali përfhsim filma nga Shqipëria dhe Kosova. Do të shfaqen rreth 30 filma, krijime që datojnë duke filluar nga vitet ’70. Marrin pjesë edhe dy krijues grek me dy filma që trajtojne... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:59 - - Commentaires [13] - Permalien [#]

21 mai 2007

Bernard Kouchner

Dhe ja përsëri politikë. Pas zgjedhjes së presidentit, vjen emërimi i kryeministrit. Detyra e parë e kryeministrit është formimi i ekipit të tij. Në realitet, nëse presidenti ka besim të plotë tek kryeministri, kjo fazë realizohet me një bashkëpunim të ngushtë mes kryeministrit dhe presidentit. Pervoja këtu tregon që është ky i fundit që zgjedh dhe vendos. Nejse nuk ishte qëllimi i këtij mesazhi. Kjo qeveri e djathtë, e nje federate të shumë partie të djathash, emëroi një ministër shumë të rëndësishëm që vjen nga kampi armik. Akoma... [Lire la suite]
Posté par tetena à 20:41 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
20 mai 2007

Aktivitet i shoqatës Francë - Shqipëri

Të mërkurën më 13 qërshor, duke filluar nga ora 20 Prezantimi i teatrit « Doruntina » interpretuar nga aktorët e « Cours Florent » dhe me regji të Anjeze MARA sipas romanit me të njëjtin titull të Ismail KADARESË Adresa : Maison des Cultures du Monde (MCM) 101, boulevard Raspail 75006 Paris, Metro : Notre Dame des Champs Hyrja është e lirë veç paisuni me një ftesë duke kontaktuar Pascal Hamon ose Evelyne NoyguesTel : 01 40 15 36 26 E- mail : assoc.albania@wanadoo.fr site internet: http://assoc.wanadoo.fr/albania/
Posté par tetena à 23:15 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
17 mai 2007

Ekspozita e artit ne Paris

Disa nga veprat e ekspozites te hapur para ca kohesh me artiste Kosovar. Me vjen keq por harrova te merrja emrat.   
Posté par tetena à 22:45 - - Commentaires [3] - Permalien [#]
19 avril 2007

Ekspozitë në Paris të artistëve nga Kosova

Frédérique Duversin                                         Luan Mulliqi Drejtoreshë e Qendrës Kulturore                         Drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës në Paris                                  ... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:53 - - Commentaires [3] - Permalien [#]