Parisi nje dashuri pa fund

Do të më pëlqente te pija nje kafe me miqte e mi çdo ditë dhe të ndanim bashkë lajme serioze po aq sa dhe budallalleqe

19 février 2009

Afërdite IBRAIMAJ gjithmonë në Paris

gviewAfërdite IBRAIMAJ

mund të vizitoni deri më 28 shkurt ekspozitën me fotografite e saj.

Adresa:
LOU PASCALOU
14 rue Panoyaux 75020 PARIS
metro: Ménilmontant

Takim  me artisten : të djelën 22 shkurt në orën 7 të mbazdites

Takimi do të shoqërohet me muzikën e kompleksit :
DAVID LEWIS trompet,
BOBBY RANGEL sax & flutes,
ETIENNE BRACHET drums,
RAYMOND DOUMBE bass,
BENOIT GIL kengëtari dhe gitarist

& plot të ftuar të tjerë surprizë ...

Hyrja falas ; Pijet me para dhe artistët sipas dëshir¨s tuaj

Posté par tetena à 10:54 - Shqipëria dhe Bota - Commentaires [0] - Permalien [#]
Tags : ,


05 janvier 2009

Mirela DHRAMI fillim i mbarë 2009

invit_expo_HLM

Ja një fillim artistiko shqiptar i këtij viti të Ri këtej nga Franca. Artistja shqiptare Mirela Dhrami, të cilën mund ta njihni tashmë nga ekspozita e mëparshme, ekspozon rishtas krijime të sajat.

Vernisazhi është nesër, 6 Janar duke filluar nga ora 6 e mbazdites.
Adresa : l'espace d'accueil de l'Office de HLM de Nanterre 93
avenue Joliot-Curie,
RER A, station Nanterre Prefecture.

Ftesa fotografia e parë e këtij lajmi.

IMG_1771

Posté par tetena à 18:41 - Shqipëria dhe Bota - Commentaires [2] - Permalien [#]
Tags : ,

20 octobre 2008

Akoma një artiste shqiptare në Paris - Mirela DHRAMI

invit_oct_08

Akoma një lajmërim me pak vonesë. Shumë pak se ekspozita u hap dje dhe mund të vizitohet deri më 2 nëntor. 

Adresa:
Comptoir du Marais
8 rue de Moussy,
Paris 4 ème.
Metro° Hôtel de Ville.

Veprat janë fotografi të pikturuara.

Vernisazhi ishte dje mbazdite. Kush mori pjesë është i ftuar të na tregojë më gjatë.

img942  img024

Posté par tetena à 22:01 - Commentaires [2] - Permalien [#]
Tags :

10 octobre 2008

Një jo artist i rrugës

20070619_051

them jo artist i rrugës por mund të jetë nje artist në rrugë dhe bile origjinal. Bëra fotografinë duke kaluar me vrap dhe bile nuk arrita të fotografoja karrocën e kombinuar me kostrumin e personazhit !

Posté par tetena à 22:17 - Artistët e rrugës - Commentaires [5] - Permalien [#]
Tags : ,

09 octobre 2008

Brel&Clézio - Dy ngjarje sot për Francën

brel_32Sot, 9 tetor, dy ngjarje te rendesishme per Francen.

Ngjarja e para eshte nje pervjetor vdekjeje. Ai i artistit ne fotografi qe quhet Jacques Brel. Megjithese nga Belgjika ngelet nje nga kengetaret me te njohurit apo me sakte te vleresuarit ne France. Nje kenga e perkthyer  ne shqip se bashku me debat blogostik, ketu. E di qe dikush tjeter ka folur per kengetarin dhe ka vendosur kengen e tij me te njour "Ne me quite pas" por nuk me kujtohet. Harrova, ishte 30 vjetori i vdekjes por ç'rendesi ka kur ngelet nje artist i degjuar dhe vleresuar.

clezio

Lajmi i dyte, i fresket fare, eshte çmimi Nobel ne letersi (po vazhdoj me kete çmim une por me seriozitet kesaj rradhe).

Me sinqeritet kisha degjuar per autorin, me duket se kam filluar nje liber (nuk jam shume e sigurt) por nuk kam ndonje kujtim. Pra J.M.G. Le Clézio fituesi i çmimit. Kush ka me shume informacion dhe sidomos nje liber per ta rekomanuar, do t'i thosha faleminderit.

Per autorin, ne fakt duke lexuar mbi jeten e tij, mendoj qe eshte me shume nje autor internacional. Prinderit, francez mamaja, anglez babai, jetuar ne Ishullin Maurice, punon ne USA dhe shkruan ne frengjisht.

Posté par tetena à 23:00 - Arti dhe artistat - Commentaires [9] - Permalien [#]
Tags : ,
« Accueil  1