Canalblog Tous les blogs
Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Publicité
Newsletter
Publicité
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
26 février 2007

Librat dhe gjithmonë librat

Librat dhe gjithmonë librat
Sot nuk pata shumë kohë të merrem me blogun tim të dashur. U bënë më shumë se tre javë që kam nisur të lexoj një libër dhe nuk arrij ta mbaroj. Libri është shumë interesant , lexohet me kënaqësi vetëm se është i shumëfletshëm dhe unë nuk mund të lexoj...
Publicité
19 janvier 2007

Fierza ne Paris

Fierza ne Paris
Dje, në makinë, duke u kthyer në shtëpi, më kap veshi Albani. Radioja franceze që flet për atdheun, ngre zërin dhe çdëgjoj ? Fierza e vjeter, qyteti i përmbytur, ka dalë në sipërfaqe. Problemi mjerisht i pazgjithshëm I atdheut. U bënë pothuajse 17 vjet...
2 mai 2007

Zgjedhjet, e parafundit besoj

Zgjedhjet, e parafundit besoj
Kam kaq kohë që kam fotografuar dhe bërë montazhin e këtyre fotografive. Bëhet fjalë për një fushatë sensibilizimi ndaj aksidenteve automobilistike në Francë. Ç’lidhje ka kjo me zgjedhjet do të thoni ju, po vjen sqarimi po vjen. Një nga premtimet e Presidentit...
15 janvier 2007

La galette des rois

La galette des rois
Kuzhina franceze ka një reputacion nderkombëtar si guzhinë e rafinuar dhe delikate. Në të përditshmen, vetëm gjatë festave të fundvitit, familjet mundohen t’ju bëjnë qejfin vetes dhe të hanë gjellët e rafinuara. Kështu nëpër tavolina gjen « fois gras...
11 janvier 2007

Festa e Republikës !?

Festa e Republikës !?
Duke lexuar blogun e Edrus mu kujtua se vërtet është 11 Janari, festa e Republikës. Nëse më kujtohet nga shkolla (u bënë x vjet tashme), republika u krijua nga të gjitha forcat që luftuan dushmanin dhe jo vetëm nga komunistat !? Ndonjëri nga ju di më...
Publicité
22 décembre 2006

Gëzuar Vitin e Ri

Gëzuar Vitin e Ri
Viti i Ri gjithmonë është për mua një moment gëzimi dhe feste. Atmosfera ndërron, për një periudhë të shkurtër të gjithë njerzit harrojnë hallet e përditshme dhe mendojnë si ta kalojnë më gëzueshëm natën e Vitit të Ri. Kur isha e vogel, më kujtohet mamaja...
19 février 2007

Duke folur për veten

Duke folur për veten
Faleminderit N.Ago se tashti që dhashë fjalëm jam e detyruar të flasë për veten. 1. Unë jam fëmija e parë e prindërve të mi. Im atë i kishte kërkuar mamit të mos lindte një të djelë (si e vetme ditë pushimi e asaj kohe) dhe unë, asnjëherë dakord, erdha...
18 décembre 2006

Dekorimi për festat

Dekorimi për festat
Ne kete fund viti në përgjithësi dyqanet konkurojnë mbi dekorimin duke ofruar sidomos vitrina për fëmijët. Ky duqan lluksi i quajtur "Le Bon Marché", ne shqip cmime te leverdishme, këtë vit ka krijuar vitrina "moderne" ! Nejse kush viziton Parisin duhet...
12 février 2007

Një mik nga Franca.

Një mik nga Franca.
Njeriu që organizon ekspozitën fotografike mbi Shqipërinë quhet Yves Rousselet dhe është një admirues i vendit tonë. Ne këtë artikull (vetëm në frëngjisht) me titullin "Shqipëria nuk është më në faqet e para të aktualitetit por është në modë" ai përshkruan...
9 février 2007

Vous apo Tu (Ju apo Ty)

Vous apo Tu (Ju apo Ty)
Nuk e di ju por unë nuk di të flasë shumë mirë me ju në shqip. Të mësuar me edukatën e shoku/shoqja vetëm dy tre frazat e para dalin me respect. Në frëngjisht, vous (vu), juja dhe tyja janë të rëndësishme. Një nga pyetjet e para që ju kam bërë frëngjisht-mësuesve...
8 février 2007

iPhone

iPhone
Nė kėtė notė doja tė flisja pėr iPhone. Nuk e di nėse e keni parė vetēm mua mė pėlqen vėrtet shumė. Mė kujton njė libėr fantastiko - shkencor, mbase i vetmi i lejuar nė atė kohė nė atdhe, nuk e mbaj mėnd titullin dhe autori ishte Flamur Topi nė mos gaboj....
7 février 2007

Muzeu i Arkivave të Parisit.

Muzeu i Arkivave të Parisit.
Marais (mare) është një nga lagjet e vjetra të Parisit. Është një vend afër punës time dhe unë bredh shpesh. Këtu rrugët janë të ngushta dhe ndërtesat e vjetra, veç mund të ndheshësh gjithashtu këtë pallat. Bëhet fjalë për Arkivat e vjetra të Parisit,...
7 décembre 2006

Guzhinë Greke

Guzhinë Greke
Dje, gjatë pushimit të drekës shkova të shikoja koleksioni e lodrave për festat. Vendi më i përshatshëm në Paris janë “Les Grands Magasins”, e perkthyer fjalë për fjalë “Dyqanet e Mëdhaja” ku gjen gjithshka, bile edhe nje supermarkato me ushqimet më të...
30 janvier 2007

Për një alternativë ndriçimi

Për një alternativë ndriçimi
Një sitë interesante që zbulova sot (klikoni tek fotografia) : Bëhet flalë për një firmë të re franceze që ka fituar një çmim inovimi në vitin 2005 për produktin që prodhon. Shpikja e kësaj firme është një bateri që ngarkohet me një panel të vogël diellor....
1 février 2007

Shkurt cigares

Shkurt cigares
Duke filluar që sot, është e ndaluar të pihet cigare në Francë në të gjitha ambjentet publike. Restorantet dhe kafetë përjashtohen nga kjo masë vetëm për një vit. 2008 do të jetë viti i dënimit me vdekje të cigares. Çfarë mebndoj unë. Le të jemi llogjik...
10 décembre 2006

Plaku i vitit te ri ne femërore

Plaku i vitit te ri ne femërore
Këtë fotografi e klasifikova tek artistët e rrugës vetëm se në fund të numrit të tyre këto artistet shpërndanin bombone për fëmijët siç çdo plak i vitit të ri (plak i vitit të ri në këtë rast është një mënyrë të shprehuri) dhe pastaj një çantë cope me...
18 octobre 2006

Një sanduiç

Një sanduiç
Për të ngrënë një sanduiç të mirë në Paris është po aq e vështirë, në mos më shumë, se sa të gjesh një restorant të mirë. Dyqanet « Paul » propozojnë sanduiçe të mira dhe relativisht jo shumë të shtrenjta. Formula e tyre « 1sanduiç + 1 ëmbëlsirë + 1 pije...
20 novembre 2006

Zgjedhjet presidenciale ne France

Zgjedhjet presidenciale ne France
Zgjedhjet presidenciale në France janë zgjedhjet më të rëndësishme. Figura e presidentit për francezët është pak si Babai i kombit. Është Presidenti që emëron kryeministrin. Ky i fundit kritikohet e shahet për reformat e "këqia" të qeverisë. Shyqur që,...
18 janvier 2007

Një urim për Vitit e Ri shumë origjinal

Një urim për Vitit e Ri shumë origjinal
Janari është muaji i urimeve. Në punë, miqtë, familja, të gjithë mundohen të bëjnë një urim original. Janari është gjithashtu muaji i vendimeve të mënçura për vitin që fillon. Kjo lojë (klikoni tek ikona) në kuadrin e urimit të ndihmon për të përcaktuar...
13 novembre 2006

Ishulli "Saint Luis"

Ishulli "Saint Luis"
Ishulli Saint – Luis (në shqip Shënt Luigji) gjendet në qëndër të Parisit, mbrapa Katedrales Notre – Dame. Ky ishull e ka marrë këtë emër nga kisha e ndërtuar këtu nga Mbreti Luis IX (i mbiquajtur Saint Luis). Gjatë revolucionit fransez ishulli ndëroi...
12 janvier 2007

Soldet - Saldi në Francë

Soldet - Saldi në Francë
Mu thaftë goja, premtova një shkrim sot në darkë dhe për më shumë jo të trishtueshëm. Doja të flisja, si gjithmonë në këtë blog flas sidomos për Parsin dhe Francen, për Soldet – Saldi (nuk e gjeta në anglisht fjalën dhe nuk e di si është përkthyer në...
8 janvier 2007

Vanupi

Vanupi
Një surprizë në metro. Ky "grup" i vogël interpretonte një muzik rock fantastike që nuk linte njëri indiferent. Heqja e këpucëve ishte pjesë e spektaklit besoj. Mora kartvizitën e tyre që megjithëse e printuar në një letër te thjeshtë është vërtet dizajn....
5 janvier 2007

Një film shqiptar në sallat e erta të Francës

Një film shqiptar në sallat e erta të Francës
Film shqiptar që del në sallë në Francë më 10 Janar 2007: Saimiri, 15 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, jeton me babain e tij Edmondin në një fshat bregdetar në Itali. Edmondi merret me trafik emigrantësh për bujqit e krahinës. Adoleshenti ka një marrëdhënie...
4 janvier 2007

Fillim viti i mbarė

Fillim viti i mbarė
Ja njė lajm i mirė pėr blogosferėn shqiptare pėr tė filluar mbarė vitin e ri. Blogu nė shqip dhe greqisht Vrima e çelsit, sipas njė matjeje qė u bė nga Google pėr blogget nė Greqi, klasifikohet nė vendin e gjashtė. Mė saktėsisht, ndėr 2572 blogje gjithsej,...
1 janvier 2007

Gëzuar vitin e Ri 2007.

Gëzuar vitin e Ri 2007.
I uroj të gjithëve një vit të mbarë me plot plane, shpresa dhe ëndra, sidomos këto të fundit se përndyshe ky vit do jetë shumë i gjatë. Urimi vjen nga Franca dhe këtu njërzit shkëmbejnë një « Bonne Année » që do të thotë « Vit i mirë » dhe meqë urimi...
Publicité
<< < 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 > >>